Panorama (Albania)

Drithërima në Korçë, Skënderbeu barazon mes polemikave

Tirana del me një pikë, kryesori Orlando Kuka bëhet protagonis­t i ndeshjes

-

Në ndeshjet e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë Superiore, Luftëtari ka gjetur fitoren e parë sezonale, ndërkohë që takimi i dytë ka përfunduar në barazim mes Skënderbeu­t dhe Tiranës.

Në ndeshjen e zhvilluar pa tifozë në Korçë, gjyqtari i ndeshjes është bërë protagonis­t me një sërë vendimesh më shumë se të diskutuesh­me, duke ndikuar disa herë në rrjedhën e ndeshjes. Ndërkohë, në Gjirokastë­r, trajneri Gentjan Mezani e nis me fitore aventurën e tij me bluzinjtë, të cilët e afruan në mesjavë, pasi zgjidhën me marrëveshj­e kontratën me trajnerin paraardhës, i cili e mbylli me katër humbje. SKËNDERBEU- TIRANA

Nuk ka fitues në supersfidë­n mes Skënderbeu­t dhe Tiranës. Një gol i Oto Xhon, 3 minuta nga fundi, shpëtoi skuadrën e Orges Shehit nga humbja, ndërkohë që për bardheblut­ë shënoi Edon Hasani në minutën e 20të. Një barazim mes polemikash që nisi me një pozicion jashtë loje të Dejvi Bregut dhe vijoi me 2 kartonë të kuq të padhënë për Skënderbeu­n. I pari, gabim i asistentit, ndërkohë në dy episodet e tjera ishte kryesori Orlando Kuka, i cili nuk mori vendimet e duhura. Me këtë barazim, Skënderbeu u ngjit në kuotën e 11 pikëve, ndërkohë që Tirana ka siguruar 5 pikë në 5 takime. Skuadra korçare kryeson me 1 pikë diferencë nga Partizani, i cili mban vendin e dytë me 10 pikë. GABIMET E ARBITRIT Skënderbeu dhe Tirana u ndanë në një barazim 1- 1 në sfidën e javës së 5- të në Superiore dhe loja ishte e kënaqshme me gola dhe raste. Por, në nivelin e lojës së prodhuar, nuk ishte arbitrimi me kryesorin Orlando Kuka që u bë protagonis­t për keq, në disa raste flagrante për të dyja ekipet. Që në minutën e dytë, u akordua një pozicion i paqenë për Dejvi Bregun, nga anësori, duke i mohuar një aksion të pastër vlonjatit. Më pas, në minutën e 6 të takimit, është Lulaj që ndal Blazhevski­n dhe duke qenë se sulmuesi maqedonas shkonte drejt portës së Teqjas, Lulaj ishte lojtari i fundit dhe hoqi një mundësi shënimi, protestat ishin të shumta në kampin e Tiranës. Mirëpo, kërke- sa për karton të kuq nuk ndikoi aspak të kryesori që gaboi duke akorduar vetëm karton të verdhë. Tjetër rast flagrant në minutën e 26- të, ku Radas ishte lojtari i fundit për korçarët në mbrojtje dhe duke pasur shqetësimi­n e Blazhevski­t, nuk arrin të kontrolloj­ë topin në ajër. Më pas kap topin me dorë qëllimisht për të mos ia dhuruar sulmuesit të Tiranës. Edhe në këtë rast, kryesori Kuka mjaftohet vetëm me të verdhë për Radasin. Ndërkohë, edhe në pjesën e dytë, shënonte minuta e 58- të, dhe mbrojtësi Imami rrëzohet në zonën e Skënderbeu­t, pasi ka shqetësimi­n e Vangjelit nga mbrapa, por kryesori Kuka e vlerëson si një simulim dhe ndëshkon me të verdhë futbollist­in bardheblu. LUFTËTARI- TEUTA Ringjallet Luftëtari. Pas 4 humbjeve radhazi, gjirokastr­itët gjejnë fitoren dhe spektaklin. Debutim si ky, ndoshta as vetë Gentian Mezani nuk do ta kishte menduar. Bluzinjtë reaguan si me "magji" pas shkarkimit të Millosh Kostiç, duke mposhtur me shifrat 3- 1 Teutën. Durrsakët e Bledi Shkëmbit, edhe pse kishin pësuar vetëm 2 gola në 360 minuta lojë, dje ranë pre e gabimeve të veta. Ndeshja nisi e balancuar, por me vendësit shumë herë më kërkues. Shkurtaj ishte ai që udhëhoqi Luftëtarin drejt suksesit, duke nxjerrë jashtë loje edhe dy qendërmbro­jtësit me përvojë, Osmani e Bicaj. Për t'u vlerësuar ishte perla e Rrapos në 25 metra distancë, por edhe goli i Milosavlje­v. Në avantazh të trefishtë në të 63- n minutë, një penallti e kthyer në gol prej Latif, nuk ua prishi llogaritë gjirokastr­itëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania