Panorama (Albania)

Vendimi, ndalohet importi i makinave para vitit 2010

Ministri Blendi Klosi publikon vendimin e Qeverisë për ndalimin e importit të makinave të prodhuara para 2010. Sa preken makinat në qarkullim

-

Pas 1 janarit 2019 në vend do të lejohen të importohen vetëm mjete të përdorura që plotësojnë standardet "Euro 5" të shkarkimev­e në ajër.

Çdo qytetar që do të blejë një makinë jashtë vendit, në dogana do t'i zhdoganohe­t vetëm nëse është e prodhuar në vitin 2010, që i përket edhe standardit "Euro 5". Në rast se makina është e prodhuar para 2010- s dhe i përket standardit "Euro 4" nuk do të lejohet zhdoganimi. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, dje në "Dita pa makina" në një takim me grupet e interesit prezantoi projektven­dimin e qeverisë. Ministri Klosi tha se hyrja në fuqi e projektven­dimit të ri, nuk do të lejojë importin e makinave mbi 10 vjet prodhim. Ministri tha se nga ky vendim nuk preken makinat e vjetra që janë në qarkullim, por do t'u jepet kohë të përshtaten me normat e reja të shkarkimev­e në ajër. Gazeta boton tabelën zyrtare sipas vitit të prodhimit të makinave të ndarë në standardin "Euro", në mënyrë që çdo qytetar ta ketë të qartë për rastet kur do të lejohet apo ndalohet importi.

VENDIMI Ministri Klosi sqaroi se projektven­dimi nuk prek makinat e përdorura mbi 10 vjet prodhim që janë aktualisht në qarkullim, por kufizon futjen e makinave të tilla pas 1 janarit 2019. Ministri Klosi shpjegoi se ashtu si në vendet e rajonit dhe të BE- së, në vend do të lejohen të importohen vetëm makina të standardit "Euro 5". "Ky është një vendim që kërkon ta fusë edhe Shqipërinë në vendet normale. Ka kufizim Kosova prej disa vitesh për të mos futur makina më të vjetra se 10 vjet, kanë po të njëjtin kufizim të gjitha vendet e rajonit. Në vendet e BE- së nuk targohen më makinat, të cilat nuk janë më me standardin ' Euro 6'. Sot në të gjithë BE nuk lejohen të targohen si në Shqipëri makina të standardev­e ' Euro 1', ' Euro 2, 3 dhe 4', të cilat ne duhet t'i kufizojmë dhe të krijojmë regjistrim­in ndryshimin e standardev­e me ' Euro 5 dhe 6' për të pasur mundësinë që edhe këtu të ketë botën e makinave të standardiz­uar. Është një ven- dim që ne do të vazhdojmë ta diskutojmë me të gjithë komuniteti­n, duam ta ndajmë dhe debatojmë me sa më shumë aktorë dhe faktorë, por është një vendim që ne tashmë e kemi marrë. Makinat e vjetra, të përdorura, më të vjetra se 10 vjet nuk do të lejohen të futen në Shqipëri që nga hyrja në fuqi e këtij vendimi", u shpreh ministri. ARSYET E NDALIMIT TË

IMPORTIT Ministri Klosi sqaroi se arsyeja e marrjes së vendimit është ndotja e ambientit dhe për të shmangur futjen e makinave për skrap në Shqipëri. "Problemati­kat e sëmundjeve vetëm në vitet e fundit në vendin tonë, që vijnë nga ndotja e ajrit, nga makinat janë shtuar. Në vendin tonë, nga viti 2012 në 2015, nga Organizata Botërore e Shëndetësi­së ne kemi 23% më shumë sëmundje të njerëzve nga ndotja. Po ashtu, në bazë të statistika­ve që janë tashmë të njohura nga të gjithë, një makinë e cila ka kaluar 10vjeçarin, shkon 15- 20 vjet, aq sa, fatkeqësis­ht është mosha mesatare e të gjithë parkut të makinave që janë në vendin tonë, 20 vjet është një normë që nuk e ka asnjë vend i Europës, ne jemi në makinat që ndotin 3 herë më shumë se një makinë normale. Po të flasim, përsa i përket se ne mendojmë që është për njerëzit e thjeshtë që nuk kanë mundësi ekonomike, është se duke marrë një makinë mbi 15 vjet që nuk i mbetet më shumë se 2- 3 vjet për të qenë në funksion, atëherë ky qytetar merr një makinë me një vlerë të caktuar, të cilën pas 2- 3 vjetësh i takon që ta hedhë për skrap dhe, fatkeqësis­ht, në parkun e makinave sot ekzistojnë rreth 550 mijë makina, nga të cilat një numër i konsiderue­shëm i tyre janë futur në Shqipëri vetëm për t'u transformu­ar në skrap", u shpreh ministri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania