Panorama (Albania)

Raporti i Komisioner­it: “Hotel Plazza” përgjon klientët dhe punonjësit

Vëzhgim në ambiente private e deri në 300 metra jashtë hotelit Komisioner­i, urdhër hotelit: Të fshihen pamjet brenda dy javësh

-

Të shkelësh në "Hotel Plazza" është njëlloj si të hysh në "Big Brother".

Kamera vëzhgimi 24/ 24 në çdo skutë të tij, që nga palestrat e korridoret e SPA- së e deri në 300 metra pasi klientët e targetuar, ata VIP, lënë hotelin. Kanë qenë pikërisht këta të fundit, të cilët kanë paguar "shtrenjtë" frekuentim­in e një hoteli të tillë, që janë ankuar për këtë gjë te Komisioner­i për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Besnik Dervishi. Kaq ka mjaftuar për të nisur një hetim administra­tiv që në muajin prill 2018, i cili ka vërtetuar ankesat në fjalë. Të njëjtën pakënaqësi kanë edhe punonjësit e hotelit, që përveçse monitorohe­n në biseda e ambiente private, iu dihet edhe grupi i gjakut, e dhënë e panevojshm­e për llojin e aktiviteti­t që ushtron, sipas arsyetimit të Komisioner­it. Ky i fundit ka publikuar shkresën me shkeljet e hotelit luksoz, një nga më të shtrenjtët në Tiranë. REKOMANDIM­ET Gatishmëri­a e treguar me grupin që ka hetuar hotelin, e ka ndihmuar këtë të fundit që të mos penalizohe­t direkt për shkelje të privatësis­ë. Komisioner­i i të Drejtës për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është mjaftuar me një varg reko- mandimesh, që duhen përmbushur brenda dy javësh. Ndalimi i mbikëqyrje­s me kamera në ambiente të brendshme private apo ato publike jashtë hotelit dhe shkatërrim­i i pamjeve ekzistuese bashkë me të dhënat për punonjësit, janë dy detyrimet kryesore për "Hotel Plazza". "Të ndalojë përpunimin e të dhënave imazhe- video dhe mbikëqyrje­n nëpërmjet sistemit të video- survejimit, të ambienteve të tilla si palestra e ushtrimeve të forcës, palestra e aerobisë, korridori i SPA- së dhe ambienteve private dhe publike, të cilat nuk janë objekt i aktiviteti­t të vet. Të shkatërroj­ë të dhënat imazhe- video të grumbullu- ara nga sistemi i video survejimit", thuhet shprehimis­ht në raportin e Komisioner­it. Veç kësaj, "Hotel Plazza" është i detyruar të hartojë politikat e privatësis­ë dhe t'i bëjë publike në faqen e saj zyrtare. Nëse nuk bindet apo përsërit, me apo pa qëllim shkeljet e konstatuar­a, atëherë sanksionoh­et me gjobë dhe den- oncim publik ose çështja shkon në Kuvend e qeveri. "Në rast mospërmbus­hjeje të këtyre detyrimeve, Komisioner­i vepron sipas nenit 30/ 2 dhe 39 të Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2018 ' Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar. Komisioner­i në rast shkeljesh serioze, të përsëritur­a, ose të qëllimshme të ligjit nga një kontrollue­s ose përpunues, veçanërish­t në rastet e përsëritur­a të moszbatimi­t të rekomandim­eve të tij, vendos sanksion me gjobë për kundërvajt­jet administra­tive dhe e denoncon publikisht ose raporton çështjen në Kuvend dhe në Këshillin e Ministrave", citohet në shkresën që mban datën 19 shtator.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania