Panorama (Albania)

Si do veprohet me 60 mijë makinat e zhdoganuar­a

Klosi: Do të kenë 5 muaj afat për vendosjen e targës

-

Makinat e vjetra, që janë në qarkullim, nuk preken nga vendimi i ri i qeverisë, që do të ndalojë importin e makinave para 2010- s. Ministri i mjedisit Klosi sqaroi se aktualisht janë zhdoganuar 60 mijë makina të vjetra, të cilave do t'u jepen 5 muaj afat për vendosjen e targave. "Po ashtu në dakordësi më komuniteti­n kemi përcaktuar një periudhë 5- mujore, për të cilën do të lejohet që makinat që janë futur sot në Shqipëri të targohen. Dhe nuk është një numër vogël, por janë 60 mijë makina që kanë hyrë në Shqipëri dhe në bazë të informacio­nit që vjen nga Drejtoria e Transporte­ve, kanë hyrë në Shqipëri, janë zhdoganuar, por nuk janë targuar dhe të lihet një periudhë 5- mujore për t'u bërë ky targim dhe 5 muaj nga hyrja në fuqi e këtij projektven­dimi, as targimi nuk do të lejohet më, pra, do të kemi një kufizim të plotë të makinave të përdorura më shumë se 10 vjet", u shpreh Klosi. Ministri përsëriti edhe një herë se vendimi nuk penalizon makinat e vjetra që janë në qarkullim. Vendimi parashikon që atyre do t'u jepet kohë të modifikohe­n me standardet "Euro 3". "Dhe për ta sqaruar edhe njëherë për njerëzit që duan të dëgjojnë dhe të kuptojnë nga ky veprim, nuk do të kërkojmë heqjen e makinave që janë sot në qarkullim, por do të kërkojmë kufizimin e futjes së makinave të reja të përdorura më të vjetra se 10 vjet, duke mos i shqetësuar njerëzit e tjerë që i kanë, por duke i kërkuar që të gjithëve që të kenë një orientim më të drejtë, një kuptim më të pastër të gjithë kësaj filozofie, një kuptim edhe për njerëzit e thjeshtë, pra, e gjithë vëmendja është te njerëzit e thjeshtë, që nuk do të duhet më të manipulohe­n nga një politikë që ne vazhdojmë të mendojmë se është politika e dyerve të hapura, e dyerve të shqyera e një ekonomie pa asnjë rregull, por ka ardhur koha që të vihen disa rregulla, të cilat sigurojnë, siç ju thashë, 3 gjëra shumë të mëdha: e para, shëndetin e qytetarëve; e dyta, të sigurohen njerëzit që të mos manipulohe­n për të konsumuar të ardhurat e tyre të kufizuara për të shkuar drejt një sistemi, i cili i gënjen dhe i manipulon", tha Klosi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania