Panorama (Albania)

"Problemi psikologji­k, s'jam si Lika"

-

Gentian Mezani e ka të qartë se në dy ditë nuk mund të ndryshonte Luftëtarin, megjithatë rrëfen se ka punuar ndjeshëm psikologji­kisht me ekipin. Gjatë deklaratës së dhënë në "SuperSport", e thotë hapur se ndeshjen e fituan lojtarët. "Në dy ditë nuk mund të ndryshosh shumë fizikisht e taktikisht. Problemi deri diku ka qenë psikologji­k dhe jam munduar të punoj në atë aspekt. Morëm tri pikë dhe jemi të kënaqur. Nëse nuk marrim fitore të tjera, kjo sfumohet. Fillimisht mendoj të dalim nga kjo situatë dhe t'i marrim ndeshjet me radhë. Unë jam tip që mundohem t'i dëgjoj lojtarët, t'i bind për atë që mendoj unë që është më e mira. Cilësitë e këtyre lojtarëve dihen. Është e vështirë që një lojtar i ri të vijë dhe të ingranohet menjëherë. Ky trepikësh na jep frymëmarrj­e, por tani kemi nevojë për mbështetje. Me gjithë mbështetje­n e drejtuesve, besoj se do ia dalim. Ndeshjen sot ( dje) e fituan çunat. Kam punuar psikologji­kisht me ta. Për pjesën tjetër, nuk e kam problem. Unë kam ardhur të bëj punën time. Lika ka bërë një punë fantastike, por unë jam në një pozitë tjetër. Formacioni­n e kam bërë vetë kudo që kam qenë, në Vlorë, Laç apo dhe këtu. Por, sigurisht që i kam pyetur të gjitha anëtarët e stafit, pasi nuk mund të kisha kohën e mjaftueshm­e që të shihja gjithçka në dy ditë. Edhe pse skuadrën e gjeta të bërë gati në Gjirokastë­r, ashtu si edhe në Laç, në momentin që unë vendos që të marr drejtimin e një skuadre, ajo bëhet skuadra ime", përfundoi Gentian Mezani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania