Panorama (Albania)

Interi tjetër fitore për infarkt, Brozoviç "gol epik" ndaj Sampdorias

-

"Inter i çmendur" është epiteti më i gjetur për skuadrën zikaltër me selinë në Milano. Pas çmendurisë ndaj Totenhemit, duke përmbysur londinezet për rikthimin me fitore në Champions, edhe në ndeshjen ndaj Sampdorias në Serinë A, është dashur një mrekulli. Më saktë, çmenduri. Tre gola të anuluar nga sistemi VAR nuk e kanë ndalur skuadrën e Spaletit që të dalë me pikë të plota nga përballja me Sampdorias. Një gol i Naingolan në fundin e fraksionit të parë të lojës është anuluar nga sistemi VAR pas një vonese të konsiderue­shme. Shkaku? Sipas vendimit të trupës së gjykimit që verifikon pamjet filmike që ofron sistemi teknologji­k, Kandreva ishte në pozicion jashtë loje, përpara se sfera të pasohej për Naingolan, i cili më pas realizoi. Në fraksionin e dytë, skuadrat ishin kërkuese dhe Inter iu afrua disa herë golit. Azamoah, në minutat e fundit të takimit, do të shënjestro­nte saktë kuadratin për të shënuar. Por, as këtë herë nuk vlen festa, pasi më parë sfera kish dalë jashtë dhe sërish ndërhyri VAR. Dy aksione më tej, Sampdoria shënon dhe Defrel feston si i çmendur. Në fakt, VAR e anulon për pozicion jashtë loje. Kur u duk se teknologji­a nuk po lejonte asnjë skuadër të fitonte, zikaltrit gjejnë një gol... "epik". Është Marselo Brozoviç, që pas kromimit nga e majta, ndalon sferën brenda zonës dhe shënjestro­n drejt portës duke realizuar golin e fitores. Interi merr tri pikë të arta në transfertë dhe rigjen triumfin në Serinë A pas humbjes një javë më parë nga Parma, ndeshje në të cilën pati moment flagrant për futjen e sistemit VAR, që mund të akordonte penallti dhe karton të kuq për prekje të topit me dorë nga mbrojtësi i Parmës, por nuk u pa e arsyeshme që të respektohe­j rregullorj­a.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania