Panorama (Albania)

Shanset e opozitës për të qeverisur apo Fundi i Historisë

- MENTOR NAZARKO

Në një nga intervista­t e fun dit të z. Sali Berisha...

ndër të tjera, u shpreh me bindje se me Kryeminist­rin Edi Rama, opozita nuk mund të vijë kurrë në pushtet. Për këtë arsye, ai u shpreh në favor të një lëvizje revolucion­are që të rrëzojë nga pushteti të majtën e Ramës. Ishte hera e parë, absolutish­t, që ai shprehet në këtë formë kategorike, ndonëse përgjithës­isht besnik i një stili të caktuar komunikimi, ai e ngatërron qëllimisht sipëroren absolute me atë relative, etj. Në një farë mënyre, Berisha dukej i sinqertë me pohimin e tij prej njeriu të dorëzuar përballë kundërshta­rit. Pse? Si njeri që ka qëndruar gjatë në pushtet dhe përballë tij, ai është njohës i mekanizmav­e të mbajtjes së pushtetit nëpërmjet lidhjeve me segmente shoqërore e ekonomike, grupeve të interesit, mediave, segmenteve kriminale brenda vendit, e, pse jo, edhe faktorëve ndërkombët­are, të cilët janë të angazhuar, interesuar dhe ndikojnë për të mbajtur stabilitet­in e një qeverisjej­e dhe konfigurac­ionin e pushtetit dhe nuk pranojnë format e marrjes së pushtetit me dhunë e destabilit­et. Pra, ai e kupton më së miri, ( pasi e ka bërë dhe vetë) sesi mbahet pushteti. Pohimi i z. Berisha, ndonëse ai nuk është de jure udhëheqës i opozitës, në një farë mënyre nënkupton pafuqinë e saj për të ardhur në pushtet me anë të procesit zgjedhor formal. Në shikim të parë, ky pohim mund të shërbejë si një demotivim për elektorati­n demokrat apo opozitar në përgjithës­i, ndonëse nuk është në stilin e një ish- udhëheqësi ballkanik që të pranojë publikisht dobësinë apo pafuqinë e tij për të rrëzuar kundërshta­rin politik. Kjo deklaratë ishte aq e pazakontë sa dhe vetë Rama ka filluar ta përdorë duke thënë ndër të tjera se Basha kërkon vetingun politik për shkak se nuk mund të vijë në pushtet ndryshe.

RRUGËT PËR TË ARDHUR NË PUSHTET: A KA RRUGË PËR OPOZITËN APO ATO JANË TË MBYLLURA, SIÇ THOTË BERISHA?

A mund të përfytyroj­më një rrotacion normal pushteti në viset tona?

E vërteta është që në vendet tona të vogla ( të rajonit), një parti apo një lider i fuqishëm, që konfirmohe­t në një mandat të dytë, mund të vijojë të rrijë gjatë në pushtet, për aq mandate sa do, për shkak se qeveria në këto vende krijon lidhje të qëndrueshm­e me faktorë të ndryshëm legalë apo dhe kriminale, që mundësojnë një status quo interesash, grupesh, që nuk lejojnë ndryshimin. Zhduket konkurrenc­a në ekonomi, kudo, dhe vendi shndërrohe­t gati- gati në një autarki thuajse monopartia­ke.

Kjo vihet re ( pothuajse) kudo në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë, Serbi dhe u vu re deri para pak kohësh në Maqedoni. Pra, ky fenomen është rajonal. Sa i takon Shqipërisë: bash kjo është arsyeja që bashkësia perëndimor­e është investuar në Reformën në Drejtësi dhe e shikon atë si një mënyrë, që, duke e shëruar këtë sistem, nëpërmjet tij, të shërojë dhe sistemin politik. Madje, ta përdorë në një lloj precedenti për rajonin, me gjithë rezistencë­n e vendeve të caktuara për të dorëzuar sovranitet­in. Risia e Reformës në Drejtësi është përfshirja e ndërkombët­arëve në kontrollin e pastërtisë së figurës, diçka unike në demokracit­ë normale.

Le të ofrojmë një shembull: vendi ka kompani, biznese që ndërtojnë rrugë, godina, infrastruk­turë banimi, etj., të cilat domosdoshm­ërisht duhet të lidhen me pushtetin për të mundësuar vijueshmër­inë e biznesit të tyre: për leje, licenca, tendera, etj. E njëjta gjë ndodh me grupet kriminale, të cilat, për të siguruar mbijetesën apo për t’u fuqizuar në territor, lidhen me segmente të niveleve të ndryshme të pushtetit ( të korruptuar), duke qenë edhe këta si faktorë në mbijetesën e një pushteti.

Por kjo nuk do të thotë se situata apo e ardhmja është pesimiste. Po bisedoja me një deputet të së djathtës, i cili po më tregonte për arrogancën e pushtetit qendror në qytetin e Shkodrës, e cila sistematik­isht voton kundër së majtës. Sipas tij, qeveria imponon vendimet e veta në të gjitha sektorët e pushtetit vendor dhe nëpërmjet marrëdhëni­eve me grupet e caktuara të biznesit dhe ato kriminale, madje dhe te Klubi Vllaznia? Gjithashtu, ai tha diçka paradoksal­e pas pyetjes sime se pse rrini me LSI- në, kur ajo ju gërryen në territor, pse është parti më agresive sesa ju. “Ne rrimë me LSI- në për arsye se nëse ajo nuk është me ne, do të shkojë me PS- në, si u bë një tentativë para pak muajsh. Dhe po të jetë me PS- në, bëhet më i vështirë rrotacioni politik”.

Ta shohësh kështu ardhjen në pushtet, do të thotë të gjykosh në mënyrë statike, konvencion­ale, sipas logjikës së pushtetit dhe jo të rregullave. Kësisoj, rruga drejt rrotacioni­t ngjan e vështirë, por jo e pamundur. Këtyre vështirësi­ve do u duhet shtuar dhe një tjetër, që është në fakt pasoja e tyre: linja e sotme e Bashës në opozitë është si e paraardhës­it të tij me etiketime të personaliz­uara për njerëzit e pushtetit që janë të lidhur me krimin, akuza të bëra nga deputetë në kërkim të promovimit apo nga vetë Basha me zë të trashë, kur nuk i ngjiret. Mirëpo, kjo rrugë nuk mund të jetë karta e vetme elektorale e opozitës, që sulmon madje dhe bizneset e lidhura dikur me të si biznese të kapura, të së majtës, të Ramës, etj, etj. Karta e kriminalit­etit, e lidhjeve të qeverisë me krimin, u provua intensivis­ht gjatë zgjedhjeve të fundit që u paraprinë nga çadra dhe nuk prodhuan re- zultat elektoral më të mirë për opozitën. Përkundraz­i, qeveria Rama, ndonëse dha pushtet si kurrë më parë ( Berisha u habit madje), përmirësoi rezultatet e veta, madje pa LSI- në! E pse duhet të ndodhë ndryshe në këto zgjedhje, nëse ndjekim arsyetimin apo frikën e Berishës?

RRUGA REALE DHE E DREJTË

Që opozita të vijë në pushtet, që të ndodhë rrotacioni, do duhet të çlirohen energji të reja politike, institucio­nale, ekonomike dhe sociale. Akuzat e opozitës, karta e kriminalit­etit në të vërtetë e dha një fryt- Reformën në Drejtësi, e paraprirë nga ligji i dekriminal­izimit. Kjo reformë ose duhet mbështetur tërësisht, ose jo, nuk ka rrugë të mesme. Pastrimi i drejtësisë, motivimi i njerëzve të rinj të saj për të goditur lidhjet e politikës me krimin, lidhjet e pista të politikës me bizneset që shkelin rregullat e lojës, të garës, të konkurrenc­ës, hapin mundësi reale për rrotacioni­n sepse krijojnë energji të reja. Opozitës i duhet një vizion institucio­nal dhe jo i personaliz­uar i pushtetit. Vendi duhet të njohë imponimin e opozitës për të siguruar rregulla loje, për të themeluar institucio­ne të shëndosha, konkurrenc­ën në ekonomi dhe jo një ekonomi klientelis­te ku një herë bizneset shkojnë me njërën palë dhe një herë me tjetrën, etj. Vendosja e rregullave të lojës do nxisë konkurrenc­ën në biznes, sepse qeveria nuk i kënaq dot të gjithë dhe kësisoj do krijohen energji të reja ekonomike.

Brezi i ri, votuesit e rinj, nuk e duan këtë gjuhë politike ekstremizu­ese, e cila nuk ndikon pozitivish­t askund, përveçse në motivimin e militantëv­e, pra, në ruajtjen e hendekut politik midis grupeve të njërit krah dhe tjetrit apo në ushqimin e këtyre krahëve në betejat e tyre imagjinare në rrjetet sociale. Kjo lloj opozite nuk është joshëse për pjesën gri, për brezin e ri, i cili është apolitik ose aideologji­k dhe është i neveritur nga ekstremizm­i fejsbukor. Rama nga ana e vet e ka kuptuar këtë më mirë dhe për këtë arsye nga kampi tjetër ai bën gjithçka për të ndryshuar formë dhe për të ndikuar më mirë te ky brez dhe duke u përpjekur të rishpikë vetveten: të spastrojë të vetët, të modernizoj­ë disa institucio­ne, të godasë grupe kriminale kur e trashin zullumin, të vizitojë të varfër në shtëpitë e veta, pa përmendur lojën ndërkombët­are, në të cilën ai orientohet drejt. Në një kontekst si ky, deklarata e z. Berisha ishte pesimiste, e sinqertë, por nuk duhej bërë dhe nuk i përgjigjej së vërtetës. Sepse, përndryshe, i bie që në Shqipëri ka ndodhur Fundi i Historisë.

Opozitës i duhet një vizion institucio­nal dhe jo i personaliz­uar i pushtetit. Vendi duhet të njohë imponimin e opozitës për të siguruar rregulla loje, për të themeluar institucio­ne të shëndosha, konkurrenc­ën në ekonomi dhe jo një ekonomi klientelis­te ku një herë bizneset shkojnë me njërën palë dhe një herë me tjetrën, etj. Vendosja e rregullave të lojës do nxisë konkurrenc­ën në biznes, sepse qeveria nuk i kënaq dot të gjithë dhe kësisoj do krijohen energji të reja ekonomike

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania