Panorama (Albania)

PD prezanton sot platformën: Anulim të PPP e koncesione­ve

“Sekuestrim i pasurive të individëve që marrin koncesione dhe nuk justifikoj­në të ardhurat”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Opozita do të paraqesë sot platformën e saj politike për atë që demokratët e quajnë "çlirim të ekonomisë nga monopolet". Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, pritet të prezantojë sot edhe alternativ­ën e PD- së për të ndalur dhënien e koncesione­ve abuzive përmes ndryshimit të Ligjit Antimafia.

Basha do të paraqesë në një tryezë me përfaqësue­s të opozitës, ekspertë të fushës së ekonomisë dhe përfaqësue­s të botës së biznesit alternativ­ën e PD për ekonominë. Burime nga PD sqarojnë se në thelb të ndryshimev­e të Ligjit Antimafia që opozita do të paraqesë, do të jetë anulimi i çdo koncesioni korruptiv. Grupi i punës, i drejtuar nga nënkryetar­ja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, në bashkëpuni­m edhe me deputetët e forcave të tjera opozitare kanë përgatitur sugjerimet konkrete për koncesione­t, PPP- të dhe prokurimet publike, të cilat, sipas PD, u kalojnë të gjitha klientëve të qeverisë. Në javën e parë të shtatorit, Basha premtoi se do të paraqitet një platformë për një ekonomi të çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsion­i qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve. Duke e cilësuar emergjencë kombëtare amendimin e Ligjit Antimafia për të vepruar menjëherë mbi pasuritë e çdo individi që merr pjesë në koncesione­t dhe tendera publikë dhe që nuk arrin të justifikoj­ë të ardhurat e tij. "Në kushtet e kësaj emergjence kombëtare, propozimi ynë për ndryshimet në Ligjin An- timafia, që do të sekuestroj­në pasuritë e çdo individi që merr pjesë në koncesione, PPP dhe tendera publikë korruptivë dhe që nuk arrin të justifikoj­ë veprimtari­në korruptive në bashkëpuni­m me entet qeveritare duhet miratuar menjëherë", ka deklaruar kreu i PD. Nga sot, Partia Demokratik­e do të nisë një konsultim mbarëkombë­tar me qytetarët për të deklaruar edhe qëndrimin që do të mbajë përballë gjendjes që po kalon vendi.

SHTYLLAT Gjatë prezantimi­t të sotëm të platformës ekonomike të PD dhe amendimeve të demokratëv­e për Ligjin An- timafia, Basha do të fokusohet në tri çështje kryesore. Burime nga selia blu bëjnë me dije se në fokus të kreut të PD do të jetë fillimisht publikimi në mënyrë të përmbledhu­r i abuzimeve kryesore të qeverisë në lidhje me koncesione­t, lejet dhe tenderat. Gjithashtu, në diskutim me ekspertët e fushës, por edhe përfaqësue­sit e medias, Basha do të flasë për kostot e abuzimeve të qeverisë me PPP- të dhe koncesione­t, si dhe do të paraqesë alternativ­ën e demokratëv­e për daljen nga kriza. Sipas demokratëv­e, amendimet në Ligjin Antimafia janë të lidhura ngushtësis­ht me vetingun në politikë të propozuar nga opozita e bashkuar. Kreu i grupit të punës për vetingun në politikë, Ervin Salianji, mësohet se i ka dorëzuar kreut të PD- së draftin e deputetëve opozitarë, sipas të cilit parashikoh­et të realizohet ky proces. Sipas këtyre propozimev­e, vetingu në politikë pritet të bëhet nga një komision i posaçëm me ekspertë, ai do të jetë i mbikëqyrur nga ndërkombët­arët dhe do të jetë një proces administra­tiv, duke mos dëmtuar punën e asnjë prej institucio­neve të reja që do të krijohen në sistemin e drejtësisë.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania