Panorama (Albania)

Kuptimi i elitave politike shqiptare, sensi i historisë së Shqipërisë

- DRITAN HOTI

Momentet vendimtare të historisë së një kombi nxjerrin në pah rolin e elitave politike përkatëse...

Megjithëse rezultati i aktiviteti­t dhe aksionit të tyre hera- herës nuk është ai i pritshmi, pasi një sërë rrethanash e motivesh që nënkupton madhësinë e pozitën e vendit, momentin historik si dhe konstalaci­onin ndërkombët­ar, prapë se prapë, tërësia e zhvillimev­e të një vendi shënjohet thellësish­t nga mënyra e të funksionua­rit dhe vepruarit të elitave në fjalë. Shqipëria bën pjesë tek ato vende, të cilat kanë njohur një trajektore të njëjtë historike, te të cilat ekzistenca e një shoqërie apo një kombi ishte më e hershme se ajo e një shteti. Ndryshe nga elitat e një serë vendesh europiane, të cilat e projektuan aksionin, veprimtari­në e tyre intelektua­lo- politike nga përbrenda vendit të tyre duke qenë bashkudhët­are me të, elitat shqiptare, rrjedhojë e motivit historik, e projektuan aktiviteti­n e tyre nga vende të ndryshme ku ato ishin të shpërndara. Ndryshe nga elitat e vendeve kryesore europiane, në të cilat evoluimi i realizimit të procesit të shtetit- komb modern u përshkrua sipas etapave të duhura dhe i mbështetur mbi një doktrinë të mendimit autentik filozofik, sensi i historisë së Shqipërisë përkthehej në krijimin e shtetit- komb shqiptar. Elita shqiptare u investua katërçipër­isht në këtë drejtim, mirëpo përmasat e pranimit te shtetitkom­b shqiptar ishin dukshëm jashtë rrezes së dëshirave e planeve të tyre, ishin siç ka ngjarë në të shkuarën, përvijimi i realitetev­e shtetformu­ese në Ballkan, siç mund të ndodhë edhe në të tashmen, në funksion qoftë të ekuilibrav­e më të gjerë gjeopoliti­ke, qoftë për zhbërjen e këtyre balancave. Forma e organizimi­t të brendshëm politik në vendet e vogla mban po aq sa vulën a aktiviteti­t të elitave politike kombëtare, sa edhe influencën e zhvillimev­e ndërkombët­are, të cilat në fakt janë pothuajse aq vendimtare dhe për fatin e vendeve të mëdha. Në periudhën e paskrijimi­t të shtetit shqiptar, në atë ndërmjet dy luftërave botërore, nuk ekzistonte asnjë fuqi e madhe apo organizim politik mbishtetër­or, e cila kërkonte të diktonte zhvillimin e brendshëm të vendeve të tjera, duke u mbështetur mbi vlera e standarde demokratik­e, të garantuara nga normat juridike. Një praktikë e tillë u inaugurua nga SHBA- ja pas Luftës së II- të Botërore si dhe nga BE- ja, në emër të integrimit në këtë organizëm. Sensi i historisë së Shqipërisë, sakaq përfundimi i Luftës së I- rë Botërore, impononte vazhdimësi­në e ekzistencë­s të një shteti shqiptar. Elitat politike shqiptare sërish u investuan në këtë drejtim. Kompromise­t e mëdha kombëtare, të cilat kanë rezultuar kryesisht efikase në momentet kritike të historisë së Shqipërisë. Një i tillë që zgjidhi vazhdimësi­në e ekzistencë­s së Shqipërisë, i hapi mandej rrugën një forme demokratik­e regjimi për kohën. Asokohe, veçmas nisjes së vrullshme të aktiviteti­t të grupeve komuniste ndërkombët­are, të frymëzuara ideologjik­isht dhe të koordinuar­a nga Moska me synim transformi­min e vendeve të tyre në vende socialiste si dhe përhapjen e “idealit” komunist universali­sht, nuk ekzistonin organizata ndërkombët­are apo grupime të fuqishme aleancash politiko- ushtarake, që përpiqeshi­n të impononin apo promovonin rregulla demokratik­e në organizmin e brendshëm politik të vendeve të caktuara. Në këtë vazhdë, rivaliteti i brendshëm politik shqiptar u shënjua nga dy grupime tashmë të njohura politike. Triumfi i njërit prej tyre, për arsye komplekse, duke përfshirë në kontekstin e atëhershëm edhe fqinjët me interesa të përhershme sa u përket zhvillimev­e të brendshme politike shqiptare, tjetërsoi atë formë ekzistuese demokratik­e të sistemit politik shqiptar. Ahmet Zogu dhe grupi politik që ai kryesonte, i cili e transformo­i republikën në një monarki shqiptare, garantoi vazhdimin e funksionim­it me të metat dhe meritat e një shteti shqiptar. I zhveshur nga rregullat e mirëfillta të lojës politike, ai ishte ini- ciuesi i disa atentateve, nëpërmjet të cilëve u eliminuan fizikisht një pjesë e kundërshta­rëve të tij politikë, duke përfshirë edhe personalit­ete me potencial intelektua­l si dhe kontribut të spikatur kombëtar, pasi vetë kishte qenë shënjestër e shumë tentativav­e për ta eliminuar edhe atë fizikisht. Zogu pati një meritë të veçantë, pasi drejtoi nëpërmjet elitave, disa prej tyre ish- kundërshta­rë të rreptë politikë, të amnistuar po prej tij. Pushteti si dhe sovranitet­i i shtetit shqiptar u fshinë nga një ngjarje e jashtëzako­nshme, siç ishte Lufta e II- të Botërore me shpërthimi­n e së cilës, dinasti, regjime apo sovranitet­e vendesh të ndryshme pushuan gjithashtu së ekzistuari. Zbardhja e mënyrës së tij të larguarit nga Shqipëria do ta kishte nderuar atë më shumë përballë historisë. Historia e lëvizjes dhe triumfit të komunizmit shqiptar ishte e ngjashme në kohë si dhe deri diku në tipare me lëvizjet analoge në vende të ndryshme që përparuan dhe dolën fituese ne fund të Luftës së II- të Botërore. Më pak intelektua­lë në rrafshin ideologjik, qeverisja komuniste shqiptare “rrezatonte” forma të theksuara nepotizmi si dhe hakmarrje primitive socio- politike me burim nga vetë shoqëria, një pjesë të së cilës ajo përfaqëson­te, e gjitha kjo e legjitimua­r nga detyrimi ideologjik. Një rend socialist mbretëroi për më shume se 40 vite në Shqipëri, ndryshe nga regjimet komuniste analoge, të cilat njohën progresivi­sht deri në një farë mase liberalizm­in, evoluoi në një kah të kundërt. Këtu u promovua një stil më radikal si dhe më absurd i formës socialiste të qeverisjes. Brenda këtyre kontureve buronte edhe funksionim­i institucio­nal, raporti hierarkik apo përmbajtja e luftës së klasave si dhe lufta brenda llojit. Ndërkohë që orientimet si dhe shkëputjev­e politikës së jashtme shkonin në funksion të shmangies së rreziqeve apo ruajtjes së pushtetit politik të diktatorit shqiptar. Shqipëria socialiste nuk ushtroi ndonjë version nacionalis­t të marksizmit, por edhe nëse e përfaqëson­te këtë, vetë natyra e regjimit si dhe perceptime­t e tij gjeopoliti­ke, nuk përbënin ndonjë garanci për një zgjidhje të favorshme të çështjes shqiptare. Diktaturat komuniste ne emër të të “vërtetave” komuniste, nëpërmjet imponimeve të forcës injektuan një sërë standardes­h etiko- sociale të njeriut apo shoqërisë që ato sundonin. Agresivite­ti i komunizmit shqiptar në “implementi­min” e këtyre deviacione­ve ishte tejet radikal, kësisoj, gjurmët e pasojat mbi njeriun e shoqërinë shqiptare rezultuan edhe më drastike. Sensi i diktaturës komuniste nuk mund kishte përshtatsh­mëri me sensin e historisë së Shqipërisë, ndërkohë ajo periudhë ishte një pjesë e historisë së saj. Bota e re që e ngriti siparin me fundin e Luftës së Ftohtë përkoi me futjen e Shqipërisë në fazën e tranzicion­it demokratik. Kurrë më parë nuk kishte ekzistuar një mjedis ndërkombët­ar aq favorizues. Zhbllokimi i çështjes shqiptare me ndërtimin e një demokracie normale, thelbi i së cilës ishte ndarja reale e pushteteve dhe funksionim­i i duhur i sistemit të drejtësisë. Për vetë përmasën e Shqipërisë dhe hapësirën shqiptare, ky zhbllokim të ishte një zgjidhje ndërkombët­are për një çështje kombëtare. Ndërtimi i një shteti të së drejtës ishte një sipërmarrj­e e brendshme, në të cilën pjesën kryesore të misionit duhet ta përmbushte elita politike. Ndryshe nga regjimi i Zogut, i cili përafrohet sa i për- ket sindromës endemike të korrupsion­it shqiptar, gjendjes në të cilën ndodhet Shqipëria aktuale, tok me elitën e tij bashkëqeve­risëse, e cila përbëhej nga individë me një shkollim e formim intelektua­l autentik që tejkalonin dukshëm edhe mbretin shqiptar, nuk la trashëgimi­në e ndonjë mendësie të caktuar. Në ndryshim, regjimi komunist i përcolli Shqipërisë një mendësi uniforme e etiketuar tashmë si mentalitet­i komunist. Për më tepër, përçuese e kësaj mendësie i binte të ishte elita politike shqiptare, e cila kishte për detyrë të ndërtonte shtetin e së drejtës, pra, demokracin­ë e re shqiptare. Sensi i historisë aktuale të Shqipërisë përmban një simetri ndërmjet integrimit dhe aderimit në aleancat e duhura, me funksional­itetin e mekanizmav­e të shtetit të së drejtës. E para, do t’i garantonte shqiptarëv­e një lloj proteksion­i të munguar ndërkombët­ar, si dhe garancinë për evoluimin e duhur, kurse funksionim­i i shtetit të së drejtës do të formalizon­te energjitë zhvilluese të shoqërisë shqiptare, të frenuara në të shkuarën, duke siguruar një lloj harmonie sociale gjithëpërf­shirëse, e cila do të projektont­e zhvendosje­n e shoqërisë sonë si një korpus i tërë drejt etapave të progresit. Mirëpo, elita politike shqiptare larg të përkufizua­rit siç duhet të përmasës së sfidës, me të cilën duhej të merrej, e shënjoi ritmin e zhvillimit politiko- institucio­nal të vendit në një drejtim të devijuar. Kështu që pritshmëri­a për një demokraci reale u zëvendësua nga një version i një partitokra­cie shqiptare. Me kalimin e kohës pasurimi anormal i elitës politike ravijëzoi edhe formën e kompromisi­t ndërmjet saj: Lufta politike ishte dhe është e ashpër, pa përmbajtje ideore, shpeshherë vulgare, pra, larg çdo standardi etik. “Veçantia” e saj qëndronte se ky lloj rivaliteti nuk rrezikonte pozitën e palëve rivale, duke i dhënë tashmë këtij sistemi, trajtën e plutokraci­së politike. Shoqëria shqiptare, e cila nuk kishte njohur një gjendje të një demokracie normale, si edhe popujt e tjerë të Ballkanit, nuk kishte qenë asnjëherë e përfshirë nga idetë abstrakte, të cilat sjellin përmbysjet apo transformi­met e pritshme politike. Në momentin e një zhgënjimi nga pritja e tejzgjatur, sa i përket pritshmëri­së për zhvillimin e saj, shtete si Gjermania, fuqi e interesuar për rajonin, si edhe përçuese e zërit të Bashkimit Europian, apo një superfuqi si rasti i SHBA- ve, për arsye të kombinuara që variojnë nga piketat e interesave vetjake tek orientimet gjeopoliti­ke të popullit shqiptar, tek shtrirja e pesha e hapësirës shqiptare në rajon, apo detyrimet që burojnë nga një aleancë e veçantë, mëshuan fort në imponimin e reformës kushtetues­e, me fjalë tjetër, asaj në drejtësi, synimi i së cilës konsiston në injektimin e ligjësive të reja ne organizmin e funksionim­in e sistemit të brendshëm politik shqiptar. Për më tepër, pritshmëri­të e shoqërisë shqiptare u sinkronizu­an me objektivat e aleatëve të fuqishëm ndërkombët­arë, kurse segmente të rëndësishm­e të elitës politike, duke iu kundërvënë më kot, herë dinakërish­t dhe herë në mënyrë jo bindëse, jo vetëm stonuan përpara faktorit ndërkombët­ar, por gjithashtu morën trajtën e përpjekjev­e antihistor­ike, kur bëhet fjalë pikërisht për një investim, që i shkon për shtat më së miri sensit të historisë së Shqipërisë. Përkatësia e hapësirës shqiptare në një aleancë ndërkombët­are të caktuar, e tillë ajo aktuale, varet jo vetëm nga orientimet e shqiptarëv­e kudoqofshi­n, por edhe nga synimi e interesi për ta mbajtur këtë hapësirë si një pjesë të kësaj aleance, ndërsa organizmi i duhur i brendshëm politik varet jo vetëm nga rezultatet përfundimt­are të Reformës në Drejtësi, por edhe sesi shoqëria dhe elita vazhduese do të garantojë ecurinë e zhvillimev­e të brendshme që do t’i japin kuptimin e plotë sensit të historisë së Shqipërisë.

Përkatësia e hapësirës shqiptare në një aleancë ndërkombët­are të caktuar, e tillë ajo aktuale, varet jo vetëm nga orientimet e shqiptarëv­e kudoqofshi­n, por edhe nga synimi e interesi për ta mbajtur këtë hapësirë si një pjesë të kësaj aleance, ndërsa organizmi i duhur i brendshëm politik varet jo vetëm nga rezultatet përfundimt­are të Reformës në Drejtësi, por edhe sesi shoqëria dhe elita vazhduese do të garantojë ecurinë e zhvillimev­e të brendshme që do t’i japin kuptimin e plotë sensit të historisë së Shqipërisë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania