Panorama (Albania)

Hetimet për grupin “Bajri”, lidhja me atentatin ndaj Lul Kullës

Kreu i grupit, Enver Bajri, kërkohet mes Belgjikës, Holandës e Luksemburg­ut, konsideroh­et si personi më i rrezikshëm

- ETLEVA DELIA

Gjykata e Krimeve të Rënda do të konfirmojë sot në orën 14: 00 masat e sigurisë, të dhëna në mungesë për 9 anëtarët e grupit "Bajri", që u arrestuan gjatë operacioni­t "Oaz" në Tiranë, Shkodër e Roterdam të Holandës.

Njoftimet u bënë dje nga Gjykata në Drejtorinë e Policisë e komisariat­et ku po mbahen të arrestuari­t, si dhe në burgun e "Shën Kollit", në Lezhë, ku ndodhen 3 pjesëtarët e tjerë të grupit, të cilët u arrestuan në fillim të shtatorit në Shkodër. Kreu i këtij grupi, Enver Bajri, i cili konsideroh­et si personi më i rrezikshëm, jo vetëm nga Policia shqiptare, por edhe ajo belge, po kërkohet aktualisht në tri shtete. Burimet thanë se përmes bashkëpuni­mit me partnerët, kërkimet po zhvillohen në Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg, ku ka pasur informacio­ne se është parë kohët e fundit ky person. Hetimet për grupin "Bajri" nisën në prill të këtij viti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pak kohë pasi Shkodra ishte tronditur nga një shpërthim me lëndë plasëse me objektiv Lul Kullën. Ndonëse ende nuk ka prova konkrete, ka të dhëna se grupi i të arrestuarv­e gjatë operacioni­t "Oaz" mund të ketë kryer edhe atentatin ndaj Kullës. Madje, burime nga organi i akuzës dhe Policia e Shtetit thanë se po hetohen edhe për vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnik­ovi 10 gushtin e këtij viti.

HETIMI

Operacioni i koduar "Oaz", u finalizua të premten me 11 persona të arrestuar e dy të tjerë të shpallur në kërkim, pas një hetimi intensiv që zgjati rreth 6 muaj. Mes të arrestuarv­e ishte edhe Safet Bajri, i konsiderua­r mes njerëzve kryesorë të grupit dhe i vëllai Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër, gjithashtu me të njëjtin rol. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, gjatë konferencë­s për shtyp tha se ishin shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë. I parik Enver Bajri, drejtuesi kryesor grupit, ndërsa personi i dytë dyshohet si një nga personat që përdorej për të vënë gjoba. Burimet thanë se një tjetër personazh kyç në këtë grup është edhe Behar Bajri, i arrestuar në Roterdam, pasi ishte larguar prej më shumë se një jave më parë nga Shqipëria. Informacio­ni për të u është përcjellë autoritete­ve të huaja dhe në bashkëpuni­m me partnerët përfundoi në pranga. "Është provuar në javët e fundit se anëtarët e këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderue­shme parash. Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivis­ht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër", theksoi Ardi Veliu gjatë konferencë­s për shtyp. Sipas burimeve, gjobat e vendosura kohët e fundit, fillimisht u njof- toheshin të dëmtuarve nga Behar Bajri. "Behari jam", u thoshte në telefon i dyshuari dhe më pas viheshin në lëvizje të tjerët, të cilët, siç rezulton nga përgjimet e shumta, i vendosnin afat të dëmtuarve në disa raste edhe me frazën: "... e mira është mos ta vonosh porosinë".

GRUPI

Burime nga grupi hetimor thanë se grupi "Bajri", në bashkëpuni­m edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në Europë. Ndërsa paratë e fituara nga ky aktivitet i investonin brenda ven- dit. Nga ana tjetër, burimet thonë se për disa nga veprat penale, për të cilat ata akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dyshohen edhe nga Policia belge, kryesisht për pengmarrje, gjobëvënie, madje edhe vrasje, ndaj shtetasve shqiptarë që jetojnë e zhvillojnë aktiviteti­n atje. Sipas Prokuroris­ë, deri tani është e provuar akuza e vrasjes për dy raste. E para, është vrasja e 15- vjeçares Fabiola Bajri, bashkëjetu­ese e njërit prej të dyshuarve. Vrasja e saj u raportua si vetëvrasje 20 vjet më parë, edhe pse e mitura ishte qëlluar me një plumb, ndërsa edhe pas të shtënave, arma u gjet me fishekë gati për qitje. Krimi i dytë dyshohet se është kryer për shkaqe banale, me të njëjtën armë që ishte ekzekutuar 15- vjeçarja.

 ??  ?? Safet Bajri
Safet Bajri
 ??  ?? Safet Bajri
Safet Bajri
 ??  ?? Behar Bajri
Behar Bajri
 ??  ?? Ilir Bajri
Ilir Bajri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania