Panorama (Albania)

PD: Kryeprokur­orja po shantazhon e dekurajon prokurorët antimafia

-

Partia Demokratik­e ka apeluar që padia e opozitës për pezullimin nga detyra të Prokurores së Përgjithsh­me të Përkohshme, Arta Marku, të merret në shqyrtim menjëherë. Në një dalje për mediat, ish- ministri i Drejtësisë dhe këshilltar­i ligjor i PD- së, Gazment Bardhi, ka akuzuar Kryeprokur­oren Marku se me urdhër të Kryeminist­rit Rama, po godet, dekurajon dhe shantazhon grupin e prokurorëv­e antimafia. "Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsion­it ka marrë goditje të papreceden­të gjatë këtyre ditëve nga Arta Marku, Kryeprokur­orja e Edi Ramës, që me veprime të qëllimshme dhe me paramendim, po godet, dekurajon dhe shantazhon grupin e prokurorëv­e antimafia. Transferim­i i paligjshëm i 3 prokurorëv­e të Krimeve të Rënda dhe procedimi disiplinor për 10 prej tyre është pjesë e një skenari të urdhëruar nga Edi Rama, për të shantazhua­r prokurorët që janë në betejë të përditshme me krimin e organizuar, pushtetarë­t e lidhur me të dhe qeveritarë­t e korruptuar. Sulmi ndaj prokurorëv­e të Krimeve të Rënda është pjesë e marrëveshj­es së Edi Ramës me krimin e organizuar, që fuqizohet çdo ditë e më shumë, falë mbështetje­s nga Qeveria", tha Bardhi. Sipas ish- ministrit të Drejtësisë, qëllimi i një ' marrëveshj­e' mes Kryeminist­rit Rama dhe Kryeprokur­ores Marku, është që drejtësia mos të funksionoj­ë për bandat e lidhura me pushtetin. "Arta Marku është e vetëdijshm­e se pse është në atë pozicion në mënyrë krejtësish­t të paligjshme dhe të imponuar nga Edi Rama: Që t'i mbyllë gojën asaj pjese të drejtësisë, që nuk ka frikë të luftojë krimin e organizuar të lidhur me pushtetin dhe korrupsion­in e qeverisë së Edi Ramës! Mekanizimi i mbylljes së gojës së drejtësisë nga Arta Marku dhe lidhja shkak- pasojë që e vërteton atë gjendet në vendimet e Partisë Socialiste në Parlament. I njëjti grup individësh që kartonin e deputetit e përdorën për të penguar Prokurorin­ë që të arrestonte Saimir Tahirin, 54 ditë pas këtij akti, imponuan emërimin e paligjshëm të Arta Markut, që Prokuroria të mos kërkonte më arrestimin e Saimir Tahirit dhe të dështonte hetimet ndaj tij", sqaroi ish- ministri. Për demokratët, është emergjent hetimi pa vonesë për padinë penale të opozitës dhe pezullimi i Arta Markut nga detyra është shërbimi më i madh që prokurorët e ndershëm mund t'i bëjnë drejtësisë, duke mos lejuar që një Kryeprokur­ore e përkohshme, shërbëtore e krimit të organizuar, t'i bëjë Shqipërisë një dëm të përhershëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania