Panorama (Albania)

KQZ me 4 anëtarë në fund mandati, LSI si opozitare ngelet e papërfaqës­uar

Osmanaj, Veleshnja, Shtjefni dhe Skënderi në fund mandati. PD pritet të kërkojë shkarkimin e Bibës, PS të Klement Zgurit

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Marrëveshj­a e një viti më parë mes Kryeminist­rit Rama dhe kreut të opozitës Basha mund të prishë edhe një nga dakordësit­ë kryesore të saj që lidhej me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në mesin e muajit tetor, katër prej shtatë anëtarëve të KQZ- së i përfundon mandati. Vakancat, që krijohen muajin e ardhshëm në institucio­nin kryesor të zgjedhjeve në Shqipëri, i ka konfirmuar edhe Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj, përmes një shkrese që i ka dërguar Komisionit të Ligjeve. Burime të "Panorama" bëjnë me dije se në shkresën drejtuar kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit njofton se anëtarët e KQZ- së: Bledar SKËNDERI( PS), Gëzim VELESHNJA( LSI), Hysen OSMANAJ( PD) dhe Vera SHTJEFNI( PD) janë në prag të përfundimi­t të mandatit të tyre dhe se duhet nisur procedura e zëvendësim­it të tyre. Do të jetë vullneti i forcave politike, që kanë bërë propozimet, për të përcaktuar nëse do t'i rimandatoj­në përfaqësue­sit e tyre në tryezën e KQZ, ndërkohë që debati duket se do të zhvendoset i gjithi për anëtarin e LSI- së. Gëzim Veleshnja u propozua nga LSI për të qenë anëtar i KQZ në kohën kur kjo forcë politike ishte në bashkëqeve­risje me Partinë Socialiste. Ndërkohë që në përfundim të mandatit të tij, PS pritet të kërkoj ta marrë edhe anëtarin e saj të katërt në tryezën e vendimmarr­jes së KQZ- së. Ky vendim do ta linte forcën e dytë opozitare, LSI pa anëtar në KQZ ndonëse ka në Parlament 18 deputetë. Do të jetë vendimmarr­ja e PD- së ajo që do të përcaktojë nëse një nga anëtarët e saj do t'ia lërë si ekskluzivi­tet të saj LSI- së për ta propozuar.

MARRËVESHJ­A Nëse demokratët do të kërkojnë të mbajnë dy mandatet e tyre në tryezën e KQZ- së, mandati i tretë i LSI- së do të vijë si rezultat i një kërkese për shkarkimin e nënkryetar­it të KQZ- së, Denar Biba. Pas marrëveshj­es Rama- Basha në 18 maj të vitit të kaluar, Biba nga "kryetar" kaloi "nënkryetar" dhe nga "socialist" u regjistrua si "republikan". Ky ndryshim ndodhi edhe me kreun aktual të KQZ- së, Klement Zguri, i cili nga "republikan" u regjistrua si "socialist", në respekt të ligjit zgjedhor, ku shumicën në komision duhet ta ketë maxhoranca. Kërkesa e PD- së për shkarkimin e nënkryetar­it, Denar Biba, me gjasë, do të pasohej me të njëjtën kërkesë të socialistë­ve për shkarkimin e kryetarit të KQZ- së, Klement Zguri. Por Kodi Zgjedhor e tregon qartë se asnjë anëtari të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk mund t'i ndërpritet pa arsye ligjore mandati, që ka marrë nga ligjvënësi­t. Edhe disa muaj më parë socialistë­t e kërkuan shkarkimin e kreut të KQZ- së, Klement Zguri, duke kërkuar të marrin shumicën në tryezën e Komisionit Qendror Zgjedhor. Debati për zëvendësim­in e anëtarëve të KQZ- së pritet të nisë në Komisionin e Ligjeve javët e ardhshme.

 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Gjatë një mbledhjeje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
 ??  ?? Kryetari i KQZ, Klement Zguri
Kryetari i KQZ, Klement Zguri
 ??  ?? Nënkryetar­i i KQZ, Denar Biba
Nënkryetar­i i KQZ, Denar Biba

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania