Panorama (Albania)

Vetingu, Balla i përgjigjet opozitës: I janë prekur interesat

"Institucio­net e drejtësisë së re fillojnë shumë shpejt, përmes tyre edhe vetingu në politikë"

- Taulant Balla

Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha dje se vetingu në politikë do të fillojë sapo të nisin nga puna dy institucio­net e reja të drejtësisë, SPAK dhe BKH. Balla iu përgjigj dje opozitës në lidhje me vetingun në politikë.

"Ne kemi shumë sfida të reja, të vështira përballë nesh, por kjo është normale sepse reformat që kemi ndërmarrë, kanë prekur shumë interesa. Drejtuesve të opozitës aktuale i janë prekur plot interesa në sistemin e vjetër të drejtësisë, sepse vetingu në drejtësi po çliron drejtësinë nga kapja 26- vjeçare. Institucio­net e drejtësisë së re fillojnë shumë shpejt, përmes tyre edhe vetingu në politikë", u shpreh Balla gjatë një kursi trajnues me drejtuesit e FRESSH, në kuadër të fushatës "Partia Socialiste e Hapur për Ty", organizuar nga fondacioni gjerman "Friedrich Stiftung". Ai i ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e Partisë Socialiste. "Politika bëhet edhe më pak interesant­e për të rinjtë, teksa dëgjojnë çdo ditë akuza të pavërteta dhe përbaltje. Prandaj, ne kemi vendosur të mos i kushtojmë më vëmendje politikës së përbaltjes. E gjithë vëmendja jonë është për njerëzit", tha Balla. Duke folur për reformat e ndërmarra nga Partia Socialiste gjatë mandatit të parë dhe tani në vijim të mandatit të dytë, Balla tha se anëtarët e FRESSH- it duhet t'u sqarojnë të rinjve fuqinë që ka vota e tyre. "Ju anëtarët e FRESSH duhet të jeni krenarë që me Partinë Socialiste arsimi po transformo­het ditaditës drejt standardev­e europiane. Ju duhet të komunikoni me ata bashkëmosh­atarë që thonë se vota nuk ndryshon asgjë, e duhet t'u shpjegoni se ata gabojnë, sepse ndryshon. Me Partinë Socialiste po bëhen të mundura gjëra që përpara nuk dukeshin të mundura. Jo vetëm Reforma në Drejtësi. U bë gjithashtu Reforma Territoria­le. U bë Reforma në Arsim, për të cilën thuhej nuk bëhet, po shpërndahe­n çdo ditë hipotekat për mijëra familje dhe këtë e bëri vota për Partinë Socialiste. Pasi, nëse vota nuk do ishte për Partinë Socialiste, nuk do ishin bërë dhjetëra mijëra legalizime, teksa do vijonte informalit­eti. Po mbarojmë të gjitha rrugët e lëna rrugëve dhe kemi filluar akse të reja madhore si ' Rruga e Arbërit'", u shpreh Balla. Ai i ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e Partisë Socialiste, tani që ajo është në një fushatë të re anëtarësim­esh nën sloganin "Partia Socialiste e Hapur për Ty". "Vota pra, bëri që Shqipëria sot, në vitin e dytë të mandatit tonë të dytë, të ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon, çka do të thotë nëse vota do të ishte për ata që rrënuan vendin nga 2005 deri në 2013, do të ishte shumë më i lartë borxhi, teksa 97% do të vuante lakun e taksës së sheshtë, kur i pasuri dhe i varfëri taksoheshi­n njëlloj. Pra, nuk janë të gjithë njësoj dhe si nuk paska rëndësi nëse shkon apo jo në votime. Politika është një fuqi që mund të bëjë shumë mirë dhe për këtë duhet të angazhojmë sa më shumë të rinj në Partinë Socialiste e t'ju japim mundësinë të kontribuoj­në për Shqipërinë që Duam", u shpreh Balla para të rinjve të FRESSH- it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania