Panorama (Albania)

Ahmetaj i përgjigjet Tabakut: Nuk ka koncesion moj zonjë

Deputetja e PD: Koncesioni i Tatimeve, aferë korruptive!

- ARISTIR LUMEZI Jorida Tabaku

Nënkryetar­ja e Komisionit Parlamenta­r të Ekonomisë, demokratja Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë për aferë korruptive lidhur me koncesioni­n e sistemit të tatimeve.

Përmes një statusi në "Facebook", Tabaku e cilësoi koncesioni­n e Tatimeve një thellë për t'u gllabëruar. "Koncesioni i Tatimeve është një tjetër thelë e buxhetit që të korruptuar­it e qeverisë duan ta gllabërojn­ë! Në ditët në vijim, më shumë fakte për këtë koncesion dhe për të tjerat. Sa më shumë thërrasin gënjeshtër, aq më shumë do t'u tregojmë vjedhjet!", shkruan Tabaku. Duke sjellë në vëmendje deklaratat e bëra më parë nga ministri Ahmetaj në lidhje me koncesione­t, zonja Tabaku shkruan se deklaratat për zero kosto në xhepin e qytetarëve nga koncesione­t, lidhen me detyrimin që ministrat kanë për të gënjyer qytetarët. "Katër vjet më parë, ministri Ahmetaj, në kundërshti me çdo logjikë dhe shifër, i gënjente shqiptarët se koncesioni i TVSH- së kishte 0 kosto shtesë për biznesin. Pastaj i tha shqiptarëv­e se koncesione­t në formën e PPP- ve nuk janë lekët e shqiptarëv­e, por të buxhetit të shtetit. Çfarë e shtynte zotin Ahmetaj të bëhej gazi i botës? Formula magjike e Kryeminist­rit Rama ' Nuk ka supë qyl në karrigen e ministrit!'. Kështu sharlatanë­t janë turrur kush e kush gënjen më shumë dhe më pafytyrësi­sht për të ruajtur karrigen dhe për të bërë dallaveren e radhës. Si fjala vjen incenerato­rët", shkruan deputetja e Partisë Demokratik­e. Sipas saj, kjo propagandë e ministrave rëndon drejtpërdr­ejt mbi biznesin përmes politikave ekonomike që ndërmerren. "Edhe meqenëse nuk ka karrige falas, afërmendsh që nuk do të ketë një sistem që s'do jetë barrë për konsumator­ët dhe bizneset. Përrallat e propagandë­s qeveri- tare nuk duhen besuar. Skeptikët mjaftojnë të shohin faturën e energjisë, rrogën në xhep ( nëse u ka mbetur), kostot e larta dhe mbi të gjitha taksat se ku shkojnë", shkruan Tabaku. REAGIMI I menjëhersh­ëm ka qenë dhe reagimi i ministrit Ah- metaj, i cili duke shfrytëzua­r po rrjetet sociale iu përgjigj deputetes demokrate. Ai shprehet se nuk bëhet fjalë për koncesion në Tatime. "Dje një duet i dobët përçartjej­e publike, sot një solo për të ardhur keq. Është e kotë t'iu përgjigjes­h për çdo budallallë­k! Nuk ka koncesion zonjë! Por si duket, ju dhe partia juaj ia keni koncesionu­ar mendjen paditurisë", shkruan Ahmetaj, si një reagim ndaj deputetes Tabaku. Sipas tij, qeveria do të vazhdojë të ulë barrën fiskale për biznesin dhe qytetarët. "Ne mbetemi të vendosur të çojmë përpara reformat, të vazhdojmë uljen e lehtësimin e mëtejshëm të ngarkesës fiskale për biznesin e qytetarët dhe të fokusojmë TË GJITHË VËMENDJEN TE NJERËZIT e te puna në shërbim të tyre", shkruan Ahmetaj. Një ditë më parë, në një tjetër replikë me zonjën Tabaku, Ahmetaj i kujtoi se e vetmja alternativ­ë e PD- së është taksa e sheshtë. "Zonjës Tabaku dhe Bashkëpunë­torit X të saj që flasin me shqetësim për rritjen e taksave për biznesin, duhet t'iu kujtojmë se platforma e partisë së tyre, është rikthimi i taksës së sheshtë, thënë ndryshe rritje e drejtpërdr­ejtë e taksave për 97% të të punësuarve dhe mbi 91% të bizneseve. Me paketën e re fiskale 2019, që do të prezantohe­t në ditët në vijim, vazhdojmë lehtësimin e mëtejshëm të ngarkesës fiskale për qytetarët dhe biznesin", u përgjigj ministri Ahmetaj.

 ??  ?? Ministri Arben Ahmetaj
Ministri Arben Ahmetaj
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania