Panorama (Albania)

Kontroll blic në burgje, kapen thika e lëndë narkotike

Gjenden edhe 17 celularë, procedohen penalisht 13 persona

-

Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka zhvilluar një aksion blic të shtrirë në harkun kohor të tri javëve, duke gjetur objekte të ndaluara, si celularë, thika e lëndë narkotike.

Në përfundim të këtij kontrolli janë marrë masa administra­tive dhe janë proceduar penalisht 11 të dënuar, disa punonjës policie dhe për tre zyrtarë në Burgun e Drenovës dhe të Fushë- Krujës është marrë masa e pezullimit nga detyra. Sipas Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve, nga kontrollet e rrufeshme, të dënuarit janë kapur me telefona celularë, mjete prerëse të improvizua­ra dhe lëndë narkotike. Objektet e mprehta ishin improvizua­r me brisqe, shufra hekuri, lugë dhe më pas të mbështjell­a me objekte plastike. Burimet thonë se thika të tilla janë përgatitur nga vetë të dënuarit, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për celularët dhe drogën e gjetur gjatë kontrollit. Ka dyshime se për futjen e këtyre sendeve të palejuara mund të kenë ndihmuar edhe vetë punonjësit e Policisë nëpër burgje, bashkë me familjarët e të dënuarve. REZULTATET E KONTROLLIT Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve bëri të ditur se bazuar në këto kontrolle është arritur që gjatë një periudhë 3- javore, të kapen 17 telefona celularë, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë. Gjithashtu, janë sekuestrua­r edhe 135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, si dhe 27 mjete prerëse të improvizua­ra nga të burgosurit. Për shkeljet e konstatuar­a janë marrë masa administra­tive për punonjësit përgjegjës të burgjeve. Konkretish­t janë pezulluar nga detyra: shefi i Policisë në IEVP Drenovë të Korçës për thyerje të skemës së sigurisë; Një specialist i grupit të sigurisë në IEVP Drenovë të Korçës, për falsifikim dokumentes­h; Një specialist trupe në IEVP Fushë- Krujë. Burimet thanë se janë proceduar penalisht gjithsej 13 persona: Një punonjës policie për veprat penale të "Shpërdorim­it të detyrës" dhe "Futja e sendeve të ndaluara nga personi që ka për detyrë t'i ruajë ato"; Një punonjës policie për veprën penale të "Falsifikim­it të dokumentev­e"; 11 të dënuar dhe paraburgos­ur për veprën penale "Futja e sendeve të ndaluara"; Një familjar i të dënuarit për veprën penale "Futja e sendeve të ndaluara". Në bashkëpuni­m me Policinë e Shtetit janë referuar në organin e Prokuroris­ë 3 raste për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike". "Forcimi i sigurisë në burgje është një nga shtyllat e reformës së thellë, që është ndërmarrë në sistemin penitencia­r në vend dhe që po jep rezultate të mira në funksion të rritjes së standardev­e të këtij sistemi. Inspektime­t dhe kontrollet nga të dyja strukturat në bashkëpuni­m do të vijojnë në mënyrë intensive", njoftoi dje Drejtoria e Burgjeve.

 ??  ?? Objektet e ndaluara që u gjetën në burgje
Objektet e ndaluara që u gjetën në burgje
 ??  ??
 ??  ?? Gjykata e Krimeve të Rënda
Gjykata e Krimeve të Rënda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania