Panorama (Albania)

Dyshimet për korrupsion në Prokurori, mbetet në burg avokatja

-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka konfirmuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për avokaten që u arrestua të enjten nga Policia bashkë me dy persona të tjerë, pasi dyshohej se kishin tentuar të korruptoni­n një prokuror të Prokuroris­ë së Tiranës. Të njëjtën masë, Gjykata ka konfirmuar edhe për 32- vjeçarin Yzeir Bala, ndërsa për bashkëshor­ten e tij, Megi Naksi, 31 vjeç, është vendosur masa "Arrest shtëpie. Sipas burimeve nga organi i akuzës, avokatja Donata Lepenica, 57 vjeç, dys- hohet se ka tentuar t'i japë ryshfet prokurorit, me qëllim ndryshimin e akuzës për një të arrestuar për drogë. Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur më parë ndaj tyre masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale të "Korrupsion­it aktiv ndaj gjyqtarit, prokurorit dhe funksionar­ëve të tjerë të drejtësisë", masa që u ekzekutuan të en- jten nga Policia. Mësohet se hetimet për këtë rast të dyshimtë korrupsion­i po kryhen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa prokurori, që dyshohet se i kishte ofruar rreth 2 mijë euro avokatja, për të ndryshuar veprën penale, është Përparim Hasa. Burimet thanë se ndaj prokurorit nuk është marrë ende ndonjë masë, por edhe ai është pjesë e pro- cedimit penal që ka nisur Prokuroria e Krimeve të Rënda. Të njëjtat burime thanë se hetimet për këtë rast kanë nisur pasi Policia e Tiranës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda siguruan një bisedë të përgjuar mes një personi të arrestuar për kanabis dhe avokates Lepenica, ku përmendej se çështja ishte zgjidhur me prokurorin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania