Panorama (Albania)

Ministri belg i Drejtësisë: Bajri të vuajë dënimin në Shqipëri

-

Arrestimi i Safet Bajrit në Tiranë ka bërë jehonë në mediat ndërkombët­are, sidomos në Belgjikë, pasi shqiptari, siç raportojnë të përditshme­t belge, është i dënuar me 9 vite burg në mungesë për përfshirje në organizata kriminale, shfrytëzim prostituci­oni dhe disa vepra të tjera penale. Pas arrestimit të tij në Shqipëri, ministri i Drejtësisë belge, Koen Geens, është shprehur për gazetarët atje se do të kërkojë nga autoritete­t shqiptare që Bajri të vuajë në Shqipëri dënimin. Ekstradimi i Bajrit në Belgjikë është i pamundur, pasi dy vendet nuk kanë një marrëveshj­e. Por Shqipëria dhe Belgjika kanë nënshkruar një marrëveshj­e për njohjen e dënimeve. Por, sipas mediave belge, kjo marrëveshj­e jo gjithnjë ka funksionua­r, pasi dënimet nuk konvertohe­n automatiki­sht. Mediat belge kujtojnë rastin e Mark Frrokut, që sipas tyre në vitin 1995 u dënua me 10 vite burg në Belgjikë për përfshirje në një vrasje, u arrestua në Shqipëri, por u lirua në fund në vitin 2017. Në një artikull të datës 13 korrik 2018, mediat belge shkruanin për Safet Bajrin, duke e konsiderua­r si "njeriu i keq". "I ardhur nga Shkodra bashkë me vëllezërit dhe kushërinjt­ë e tij Sead, Ilir, Bardhyl dhe Dushi Rustemi, shqiptari 33 vjeç, i kërkuar nga Policia belge për të vuajtur dënimin 9- vjeçar te ky vend, është munduar të marrë nën kontroll mjedisin e drogës dhe të prostituci­onit të Brukselit", raportonin mediat belge. Ndërsa ndaleshin në dy ngjarje konkrete, për të cilat Safet Bajrit ( Rustemit) i ishin kushtuar 13 shkrime në këto media. I pari i botuar me 27.02.2015 ku tregonin për prishjen e klanit të tyre mafioz dhe që edhe gjykata belge e mbante sekret. Në një tjetër artikull, emri i Bajrëve përmendet në dy dosje personash të zhdukur në Bruksel, sepse aty ata kishin pasur "shtabin e përgjithsh­ëm", në një bar të Skarbegut, ku të zhdukurit ishin klientë të rregullt.

 ??  ?? Lajmi i publikuar nga mediat belge
Lajmi i publikuar nga mediat belge

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania