Panorama (Albania)

Babai i vrau të dashurin, vajza: Do e çoj në fund dëshirën tënde

Statusi i 23- vjeçares në rrjetet sociale: Shumë ëndrra ishim duke u munduar t’i realizonim mes kësaj situate të rrëmujshme

-

Tri ditë pasi babai i vrau të dashurin 38vjeçar, pas një sulmi brutal me kaçavidë, vajza i ka bërë një dedikim Olsi Lelos, në rrjetin social “Instagram”, duke i premtuar se do të çonte deri në fund dëshirën e tij.

Në asnjë moment ajo nuk e përmend të atin, tashmë i arrestuar për vrasje, por kujton ëndrrën e ndërprerë në mes, që, siç shprehet ajo, po mundoheshi­n ta realizonin mes një situate të rrëmujshme. Vajza 23vjeçare e autorit të ngjarjes, njëkohësis­ht e dashura e viktimës, ishte me urdhër mbrojtjeje, dhënë nga Gjykata e Fierit. Disa javë më parë ajo ishte paraqitur në Policinë e Fierit, ku kishte denoncuar për dhunë në familje të atin, Razmi Çaushaj, i cili për shkak të lidhjes që ajo kishte në Tiranë me 38- vjeçarin, Olsi Lelo, e kishte dhunuar fizikisht e psikologji­kisht. Policia kishte plotësuar kërkesëpad­inë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes ndaj saj, duke nisur edhe procedim penal ndaj 51vjeçarit Çaushaj. Ndërsa Gjykata kishte pranuar kërkesëpad­inë dhe kishte lëshuar urdhrin e mbrojtjes për 23- vjeçaren.

NGJARJA Policia e Tiranës njoftoi të mërkurën, se rreth orës 10: 15, në zonën e “Unazës së Re”, kishte arrestuar shtetasin Razmi Çaushaj, pasi kishte plagosur rëndë me thikë 38- vjeçarin Olsi Lelo. Ndërsa sqaroi se i plagosuri ishte transportu­ar në spital dhe ndodhej nën kujdesin e mjekëve. Një ditë më pas, të enjten rreth orës 14: 20, Policia tha se i plagosuri kishte ndërruar jetë në spital. Burimet sqaruan se ngjarja kishte nisur në rrugë e më pas ishte mbyllur në ambientet e brendshme të një lokali, ku autori qëlloi tri herë me kaçavidë 38- vjeçarin, që dje ndërroi jetë. Nga deklarimet që u janë marrë dhjetëra dëshmitarë­ve, në rrugë dhe në lokal, janë sqaruar edhe rrethanat e ngjarjes. Mësohet se autori, Razmi Çaush- aj, kishte udhëtuar nga Fieri, ku jeton me familjen, drejt Tiranës për të parë se çfarë bënte vajza e tij, nëse takohej apo jo me të dashurin, që ai ia kishte “ndaluar”. Vajza 23- vjeçare e viktimës jeton pranë zonës ku ndodhi ngjarja, në një apartament me qira, pasi njëkohësis­ht ndjek studimet, por edhe punon në një klinikë mjekësore, pranë së cilës janë takuar të mërkurën autori me viktimën. Pikërisht në atë vend, Çaushaj është takuar me Lelon, të cilin e ka sulmuar menjëherë dhe ka nisur ta kërcënojë. “Do të vras. Të kam thënë që do të ta ha zemrën”, mësohet t’i ketë thënë autori të dashurit të vajzës, i cili ka vrapuar të largohet në momentin që 51vjeçari ka nxjerrë nga xhepi kaçavidën. Dëshmitarë­t thonë se ai e ka ndjekur për rreth 100 metra deri te lokali ku më pas ndodhi ngjarja. Viktima është futur me nxitim në lokal dhe ka mbyllur derën, duke dashur të mbrohej. Por autori e ka hapur derën me forcë dhe pasi është futur brenda, e ka goditur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania