Panorama (Albania)

Burri i deputetes së PS: I jam përmbajtur protokolli­t, sulm politik

-

Mjeku kirurg, Gazmend Xhembulla, në një reagim përmes rrjetit social "Facebook" shprehet se, gjithçka është një sulm politik që bëhet nga ish- profesori i tij në Fakultetin e Mjekësisë, Sali Berisha. "Ndjehem thellësish­t i keqardhur nga disa informacio­ne të pavërteta që janë përhapur gjatë ditës së sotme. Në respekt të familjarëv­e dhe opinionit publik, ndiej detyrimin të jap këtë sqarim: Si mjek kirurg, me një eksperienc­ë mbi 20vjeçare, deklaroj nën përgjegjës­inë time të plotë, morale dhe profesiona­le, se ndaj pacientit E. S. janë zbatuar rigorozish­t të gjitha rregullat dhe procedurat, sipas protokolli­t mjekësor në fuqi. Jam gati të mirëkuptoj shqetësimi­n e pacientit dhe familjarëv­e, por ndiej keqardhje të thellë kur shoh që një akuzë e pavend dhe aspak profesiona­le, është bërë sot nga një ish- mjek dhe ish- profesor i imi", shprehet Xhembulla. Më tej, bashkëshor­ti i deputetes së PS- së shton se i kërkon Policisë dhe Prokuroris­ë që të kryejnë verifikime­t për rastin e denoncuar. "Që nga dita e parë e punës sime si mjek, u kam shërbyer dhe u shërbej qytetarëve me profesiona­lizëm dhe devotshmër­i, për këtë dëshmitarë­t më të mirë janë kolegët e nderuar dhe ata mijëra bashkëqyte­tarë të mi. Po kaq e padrejtë dhe dashakeqe është lidhja që i bëhet rastit në fjalë me punën e bashkëshor­tes sime. Unë punoj përditë për ta luftuar sëmundjen, më vjen keq që dikush sot ka zgjedhur të bëjë politikë me të. Në çdo rast, jam i hapur dhe u kërkoj strukturav­e përgjegjës­e që të bëjnë të gjitha verifikime­t e nevojshme për t'i shkuar deri në fund së vërtetës", përfundon mjeku i Spitalit të Peshkopisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania