Panorama (Albania)

ÇELA: NUK KAM ASNJË KONFLIKT

- VLORE

I vënë tritol para derës së shtëpisë, Policia dyshon për paralajmër­im.

Një shpërthim me tritol ka tronditur lagjen “Isa Boletini” në Vlorë në orët e para të së dielës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03: 20, ku shpërthimi ndodhi në katin e katërt të një pallati. Sasia e lëndës eksplozive ishte vendosur pranë banesës së 43- vjeçarit Jovan Çela. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Por, shpërthimi ka traumatizu­ar familjarët e 43- vjeçarit si edhe banorë të tjerë të pallatit. Pak pas shpërthimi­t, në vendin e ngjarjes shkuar forcat e Policisë së Vlorës, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj dhe identifiki­min e autorëve. Mësohet se në momentin e shpërthimi­t, Jovan Çela nuk ndodhej në banesë, por brenda saj ishte bashkëshor­tja dhe dy fëmijët e 43- vjeçarit. Si pasojë e shpërthimi­t, ka pasur dëmtime në derën e banesës së Çelës, por edhe në tavan. Nga hetimet paraprake, sipas Policisë, sasia e lëndës eksplozive tritol ka qenë në përmasa të vogla, ndaj edhe dëmet nuk kanë qenë të mëdha. Pas ngjarjes, 43- vjeçari Çela, i cili ka mbërritur në banesë, është shoqëruar për të dhënë detaje pranë grupit hetimor. Mësohet se rreth 5 vjet më parë, Çelës i është djegur edhe një automjet, por në atë kohë nuk u saktësua nëse kishim të bëjmë më zjarrvënie të qëllimshme apo djegie të automjetit nga shkaqe aksidental­e. Burime nga Policia e Vlorës kanë saktësuar se bëhet fjalë për një paralajmër­im në drejtim të Jovan Çela, por ende nuk dihet se pse ka ardhur një gjë e tillë. Autorët kanë pasur si qëllim vetëm trembjen e 43- vjeçarit apo një Gjatë marrjes në pyetje në Komisariat­in e Policisë në Vlorë, Jovan Çela ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt të hapur me persona të tjerë lidhur me shpërthimi­n e ndodhur para banesës së tij në lagjen “Isa Boletini” në qytetin bregdetar. 43- vjeçari ka konfirmuar para grupit hetimor se kohët e fundit nuk ka pasur debate në aktiviteti­n e tij tregtar apo ndonjë grindje të momentit, që mund të çonte në këtë ngjarje. Por, pavarësish­t kësaj, nisur edhe nga precedenti i djegies së makinës, Policia dyshon se gjithçka ka ardhur për shkak të biznesit të tij. paralajmër­im ndaj tij. Ndërkohë, mësohet se Çela nuk rezulton person me precedent penal. Pista kryesore mbetet ajo e aktiviteti­t të tij, pasi zotëron një pikë servisi për ngjitje plastike, ndërsa i vëllai, me të cilin ka punuar edhe 43- vjeçari zotëron një zdrukthari. Por Policia nuk përjashton mundësinë që ngjarja të ketë ardhur nga ndonjë grindje e mundshme me persona të tjerë, pavarësish­t se diçka e tillë, gjatë deklaratav­e të Jovan Çelës, është hedhur poshtë. Grupi hetimor ka kërkuar të sekuestroj­ë pamje filmike të ndonjë subjekti aty pranë, por vendi ku ndodhet pallati nuk ka subjekte me kamera, ndaj edhe ky fakt vështirëso­n identifiki­min e autorit apo autorëve të ngjarje. “Më datë 23.09.2018, në orën 03: 20, në lagjen ‘ Isa Boletini’, në katin e 4- t të një pallati pranë hyrjes ( derës), pronë e shtetasit J. Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimi­t nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale”, bën me dije Policia, duke shtuar se po punon për zbulimin e autorëve përgjegjës.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- juristi, Mirjam Bletaj, gjatë shoqërimit në Gjykatë
Ish- juristi, Mirjam Bletaj, gjatë shoqërimit në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania