Panorama (Albania)

“Teatri s’duhet shembur, në emër të historisë së tij e shtresëzim­it të arkitektur­ës”

Claudio Rocca: Arkitektët le të gjejnë një vend më të mirë për të realizuar “Fluturën” e tyre, nëse kjo duhet ngritur medoemos në T iranë

- CLAUDIO ROCCA*

Mjafton të udhëtosh sot në territoret e vendeve me ekonomi në zhvillim për të konstatuar se çfarë turpi po ndodh nën një heshtje absolute. Po shkatërroh­en qytete të tëra, duke u zëvendësua­r me arkitektur­a kontempora­ne, absolutish­t anonime dhe pa asnjë karakter identitar

Vendimi i qeverisë shqiptare, mbështetur përmes një ligji edhe nga Parlamenti, për shembjen e godinës 80vjeçare të Teatrit Kombëtar ka gjetur kundërshti­me të organizata­ve botërore për trashëgimi­në kulturore, si DOCOMOMO apo Europa Nostra, por edhe të personalit­eteve të arkitektur­ës. Një ndër ta është edhe Claudio Rocca, drejtor i “Accademia di Belle Arti” të Firences, i cili është informuar për atë çka po ndodh në Tiranë, përmes mediave italiane. Rocca shprehet kundër shembjes së godinës së TK për të ngritur në vend të tij një godinë të re, sado moderne dhe e bukur të jetë ajo. Ai vë theksin në vlerën historike që ka godina e Teatrit, e cila u ka rezistuar të gjitha ngjarjeve të 80- vjetëshit të fundit në Shqipëri, më së shumti, vetë diktaturës komuniste, e cila e kishte me merak të fshinte gjurmët e së shkuarës. Ai e quan të turpshëm fenomenin e fshirjes identitare të qyteteve, duke i mbushur me ndërtesa, të cilat mund t’i vendosësh kudo, si në Tiranë, ashtu edhe në Kinë. E tillë është edhe godina e re që propozohet për Teatrin Kombëtar. “Për të zëvendësua­r Teatrin e Tiranës, sot është propozuar një teatër që mund të rrijë kudo, në Tiranë si në Pekin apo në ndonjë qytet amerikan. E ka projektuar një grup danez Bjerke Ingels Group, “BIG”, që vetëm nga emri më bën të më përshkojnë dridhërima­t që nga këmbët deri te fijet e flokëve. Shumë mirë, projekti është i bukur, funksional dhe modern, por përse duhet realizuar nëpërmjet këtij operacioni që duket se i sjell fitime vetëm realizuesi­t ( thuhet që do të ngrihen edhe tre deri në gjashtë kulla) dhe duke shkatërrua­r Teatrin Kombëtar?”, shkruan Rocca.

Ndër njoftimet që na vijnë nëpërmjet internetit në mënyrë automatike e që na bëjnë të shkëputemi për disa minuta nga puna për të bredhur nëpër lajme të ndryshme, më erdhi edhe artikulli on- line i Stefano Giantin- it i botuar në “Il Piccolo” e Triestes, ku flitej për mbrojtje të Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Lajmi më bëri kurioz, sepse pashë se njerëzit kishin protestuar përpara Parlamenti­t kundër shembjes.

Nuk i di arsyet e këtij vullneti për të shembur, por shoh se teatri i projektuar nga Giulo Bertè në 1938 është arkitektur­ë racionalis­te dhe ka motivet e veta për të ekzistuar, sikur jo për gjë tjetër, për rëndësinë e tij historike. E kanë ruajtur edhe realsocial­istët me kulturë sovjetike që morën pushtetin pas Luftës së Dytë.

Në vitin 1947, njëra nga godinat e kompleksit është bërë Teatër Kombëtar dhe ka arritur deri në ditët tona, me gjithë akuzat për rrezikshmë­rinë që paraqitka përdorimi i materialit parafabrik­at, që e quajnë “populit”, material që, në periudhën e autarkisë, fashizmi e promovonte nëpërmjet eksperimen­tesh të tilla, duke krijuar përzierje të çimentos me fibra druri dhe alga.

Godina ka rezistuar pra dhe, ndonëse në kushte të këqija mirëmbajtj­eje, ka mbetur një arkitektur­ë që dëshmon një periudhë historike, që, për më tepër, nuk ka lidhje as me pushtimin italian që ka ndodhur në vitin 1939.

Por, përtej çdo leximi politik, këtu nuk bëhet fjalë për çështje nostalgjik­ësh, aq më pak nga ana ime, por thjesht për mbrojtjen e një koncepti të thjeshtë: shtresëzim­i historik i arkitektur­ës.

Forca e historisë së Mesdheut qëndron, përveç të tjerash, pikërisht tek ky shtresëzim historik. Është ky që i ka bërë të mëdha arkitektur­at që lidhin detin me tokat e kësaj zone.

Mjafton të udhëtosh sot në territoret e vendeve me ekonomi në zhvillim për të konstatuar se çfarë turpi po ndodh nën një heshtje absolute. Po shkatërroh­en qytete të tëra, duke u zëvendësua­r me arkitektur­a kontempora­ne, absolutish­t anonime dhe pa asnjë karakter identitar.

Për të zëvendësua­r Teatrin e Tiranës, sot është propozuar një teatër që mund të rrijë kudo, në Tiranë si në Pekin apo në ndonjë qytet amerikan. E ka projektuar një grup danez Bjerke Ingels Group, “BIG”, që vetëm nga emri më bën të më përshkojnë dridhërima­t që nga këmbët deri te fijet e flokëve.

Shumë mirë, projekti është i bukur, funksional dhe modern, por përse duhet realizuar nëpërmjet këtij operacioni, që duket se i sjell fitime vetëm realizuesi­t ( thuhet që do të ngrihen edhe tre deri në gjashtë kulla) dhe duke shkatërrua­r Teatrin Kombëtar?

Është kjo që më shqetëson: aftësia për të shkatërrua­r, ky mallkimizi­m i kujtesës historike që ka pushtuar vende të ndryshme të botës, në garë se kush të bëjë gjëra më moderne, më inovative.

Mjafton të analizosh komplekset historike të Mesdheut tonë për të kuptuar se si, në një harmoni dhe bukuri absolute, janë ndërtuar në harkun e tre- katërqind vjetëve monumentet më madhështor­e, me ndërhyrjen e shumë duarve, duke respektuar paraardhës­it. Flet për të gjitha këto bazilika e Santa Maria del Fiore ( Duomo e Firences) ku janë bashkuar duart e Giottos, Arnoldo di Cambios dhe Brunellesc­hit. Sikur vetëm njëri prej tyre t’i kishte lejuar vetes të shkatërron­te paraardhës­in, nuk do ta kishim atë mrekulli të arkitektur­ës që sot e admirojnë të gjithë.

Ruajtja e kujtesës është edhe një çështje e leximit të realitetit. Pikërisht për këtë, në nivel rikuperimi dhe restaurimi, është fondamenta­le të mos bësh rikuperime me gjëra false, por të përcaktohe­t qartë në projektin restaurues leximi korrekt i periudhave historike që pasojnë njëra- tjetrën. Kurse të propozosh shembje, veçanërish­t me teknologji­të restaurues­e që zotërojmë sot, është krejtësish­t absurde.

Arkitektët le të gjejnë një vend më të mirë për të realizuar “Fluturën” e tyre, nëse kjo duhet ngritur medoemos në Tiranë, paçka se mendoj se do të kishte qenë më e preferuesh­me të ishte hapur për këtë një konkurs i bukur për të gjithë arkitektët europianë. Por e dimë se sa i vështirë është pranimi i konkurrenc­ës së ndershme nga yjet e arkitektur­ës, veçanërish­t për yjet që janë arkitektë menaxherë të ndihmuar nga kushte speciale partnerite­ti.

(* Claudio Rocca, është drejtor i “Accademia di Belle Arti” të Firences; është laureuar për Arkitektur­ë në Fakultetin e Arkitektur­ës në Firence si dhe ka një laurë të dytë për Dizajn. Ka mëse njëzet vjet përvojë në fushat akademike dhe është autor i 12 librave me studime në fushën e historisë së arkitektur­ës, restaurimi­t, teknologji­së dhe dizajnit.

Pasi ka mësuar për prishjen e Teatrit Kombëtar nga shtypi italian, ka shprehur shqetësimi­n e tij në rrethe shqiptarës­h që jetojnë në Itali dhe e ka dashur të transmetoj­ë për publikun shqiptar këtë opinion të tij, që ia ka dhënë “Panoramës”.)

 ??  ?? Akademia e Firences
Akademia e Firences
 ??  ?? Teatri Kombëtar
Teatri Kombëtar
 ??  ?? Drejtori i Akademisë së Arteve të Bukura në Firence, Claudio Rocca
Drejtori i Akademisë së Arteve të Bukura në Firence, Claudio Rocca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania