Panorama (Albania)

IKMT i shkul ullinjtë, 61- vjeçari me djemtë masakron kunatën

Dy familjet në konflikt për bllokimin e rrugës nga ana e 61vjeçarit. Qefsere Koleci përfundon në spital me plagë të rënda

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Masakrohet për motive pronësie nga kunati dhe dy djemtë e tij, 55vjeçarja në gjendje kritike.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Armathë të Qendrës Administra­tive Manzë në Durrës. Sipas Policisë, Qefsere Koleci ka mbërritur në Spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë, pasi është rrahur nga kunati dhe dy djemtë e tij, përkatësis­ht Medi Koleci dhe dy djemtë, Algert Koleci, 32 vjeç, dhe Admir Koleci, 28 vjeç. Për shkak të dëmtimeve të shumta, 55- vjeçarja Qefsere Koleci është dërguar për mjekim të specializu­ar në QSUT Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Shkak për konfliktin është bërë zënia e rrugës nga kunati i 55- vjeçares. Qafsere Koleci ka pësuar fraktura të shumta në trup, pasi i janë thyer gjymtyrë dhe brinjë, si dhe ka plagë të rëndë në kokë. Përplasja ka nisur që ditën e shtunë, pasi dy familjet ishin në konflikt të vazhdueshë­m për një tokë me ullinj. Dy familjet Koleci kanë banesat ngjitur në fshatin Armathë të Manzë në Durrësit dhe prej kohësh kanë pasur një konflikt pronësi. Për rreth 5 vitesh, familja e Medi Kolecit kishte kthyer një hapësirë që shërbente si rrugë, në ullishte. Për shkak se ky veprimi i kishte bllokuar kalimin për në tokën e saj, me kërkesë të 55vjeçares, ditën e shtunë, forcat e IKMT Durrës shkuan për të prishur ullishtën e 61vjeçarit Medi Koleci dhe për të hapur rrugën. Ai kundërshto­i forcat e IKMT dhe të Policisë dhe u shoqërua në komisariat, ku qëndroi gjithë natën. Por, gjatë kohës që ndodhej me qeli i shoqëruar, Medi Koleci duket se ka planifikua­r hakmarrjen ndaj kunatës së tij, e cila kishte kërkuar mbështetje­n e autoritete­ve shtetërore për të sheshuar konfliktin mes familjeve. Pasi doli nga qelia, Medi Koleci shkoi në banesën e tij dhe rreth orës 08: 30 të së dielës u konfliktua me kunatën, Qefsere Koleci. Me ndihmën edhe të djemve, ai dhunoi 55- vjeçaren, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe në trup. Ata e lënë të plagosur në tokë dhe u lar- guan për në banesën e tyre, ndërsa gruaja u transportu­a me urgjencë në Spitalin e Durrësit pa ndjenja. Konflikti buron pikërisht nga prona e mbjellë me ullishte nga ana e 61- vjeçarit, e cila bllokonte rrugën e tokës së kunatës së tij. Ndërkohë, Gjykata e kishte cilësuar të paligjshme mb- jelljen e tokës me ullishte nga Medi Koleci, duke i dhënë të drejtë Qefsere Kolecit. Për këtë arsye, dy ditë më parë aty shkuan forcat e IKMT për të li- ruar pronën e zaptuar. Policia e Durrësit i ka referuar materialet ndaj Medi Kolecit dhe dy djemve të tij për vrasje, për shkak të mar- rëdhënieve familjare e mbetur në tentativë, ndërkohë Admir Koleci është arrestuar, ndërsa babai i tij dhe i vëllai janë ende në kërkim.

 ??  ?? Plagët që 55- vjeçarja ka marrë në këmbë nga kunati
Plagët që 55- vjeçarja ka marrë në këmbë nga kunati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania