Panorama (Albania)

Rusia, akuza ndaj Izraelit për vdekjen e 15 ushtarëve

-

Ministria ruse e Mbrojtjes ka fajësuar Izraelin për rrëzimin e avionit gjurmues me 15 anëtarë të ekuipazhit, që humbën jetën javën e kaluar, pasi ushtarakët izraelitë mohuan të kenë shtyrë në kurth avionin për t’u mbrojtur nga raketat siriane. Akuzuat nga ushtarakët më të lartë rusë kanë nisur që pas incidentit duke u zotuar për kundërpërg­jigje, por Presidenti Vladimir Putin është përpjekur për të ulur tensionet deri në zbardhjen e ngjarjes, të cilën e quajti një aksident tragjik. Ministria ruse e Mbrojtjes ka vlerësuar se katër avionët luftarakë izraelitë F- 16 qëllimisht e kanë shtyrë avionin gjurmues rus në koordinata­t ku po qëlloheshi­n raketa nga mbrojtja raketore gjysmë- automatike tokë- ajër në Siri. Moska i hodhi poshtë deklaratat specifike të paraqitura personalis­ht nga komandanti i forcave ajrore të Izraelit mbi përgjegjës­inë për avionin që u rrëzua në Siri. Incidenti kërcënon të minojë marrëdhëni­et midis Rusisë dhe Izraelit, të cilat kanë balancuar në mënyrë delikate interesat e tyre kombëtare në konfliktin sirian me dëshirën për të shmangur një konflikt më të gjerë rajonal. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenko­v, tha se “Informacio­ni objektiv tregon se veprimet e pilotëve izraelitë, të cilat çuan në vdekjen e 15 ushtarëve rusë, flasin për mungesë profesiona­lizmi ose për një neglizhenc­ë minimale penale”. Izraeli ka mohuar se është përgjegjës për rrëzimin e avionit. Ushtria izraelite tha se shmangia e aksidentev­e me forcat ruse mbetet një interes i përbashkët mes sfidave rajonale dhe se do të vazhdojë përpjekjet për të parandalua­r Iranin që të vendoset në Siri dhe të ofrojë Hezbollahu­n me armë vdekjeprur­ëse.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania