Panorama (Albania)

Ballkani, në rrezik nga ndryshimi etnik i kufijve

“Le Monde”: Hera e parë që flitet për vijëzim krejtësish­t etnik

-

Projekti i rivendosje­s së kufijve të Ballkanit Perëndimor paraqitet si një zgjidhje për stabilitet­in pas 20 viteve të konfliktit të ngrirë, por banorët e zonave përkatëse kanë përsëri frikë nga një “spastrim etnik”.

Kështu ka shkruar e përditshmj­a franceze “Le Monde”, në artikuj dedikuar specifikis­ht idesë së korrigjimi­t të kufijve si një opsion i ri për të gjetur marrëveshj­e për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Ideja është kundërshtu­ar shumë në bashkimin Europian dhe nuk do të ishte “zgjidhja perfekte”, duke lënë mundësinë për hapjen e telasheve të tjera në rajonin me qetësi të brishtë, për kufizime në vija etnike të vendeve fqinje. “Le Monde” ka botuar një hartë të Kosovës me mbishkrimi­n: “Midis Kosovës dhe Serbisë, mozaiku etnik, infrastruk­tura kryesore dhe ndërtesat kulturore janë pengesa për projektin e ripërcakti­mit të kufirit”. Në hartë është treguar sesi do të dukeshin “kufijtë e rinj në mes të Serbisë dhe Kosovës”, ku pjesa veriore e Kosovës, me komunat serbe të Leposaviqi­t, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës, do të kalonin në Serbi, ndërsa Kosovës do t’i bashkohesh­in territoret e komunës së Medvegjës dhe Luginës së Preshevës, të populluara kryesisht me popullsi shqiptare. Për katër komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës, “Le Monde”, referuar burimeve të saj, shkruan se janë jashtë kontrollit, nuk janë të rregulluar­a me ligj dhe janë pre e grupeve mafioze. Ideja e ndryshimit të kufijve është diskutuar edhe me gjeografin francez, Michel Foucher, i cili thotë se nuk duhet të ngatërrohe­n shenjtëria dhe paprekshmë­ria e kufijve. “Kufijtë janë të paprekshëm nga pikëpamja e së drejtës ndërkombët­are, detyrimish­t nuk mund të vihen në pikëpyetje, por nuk janë të paprekshëm: ata mund të zhvendosen në qoftë se të dyja palët arrijnë një marrëveshj­e”, tha Foucher. Parimi i ndryshimit të kufijve, i njohur në Konferencë­n e Helsinkit 1975, mes Bashkimit Sovjetik dhe perëndimor­ëve, zyrtarisht hyri në vitin 1990 me Kartën e Parisit. Ky parim ka mundësuar bashkimin gjerman pas rënies së Murit të Berlinit. “Midis viteve 1989 dhe 1992 në Europë dhe Ukrainë e Bjellorusi, u vendosën 22 kufij të rinj, në gjatësi 11,149 kilometra”, shpjegon Foucher. Por, në rastin e shkëmbimit territoria­l mes Beogradit dhe Prishtinës, është hera e parë që bëhet fjalë në lidhje me kufijtë e rinj të vizatuar mbi baza krejtësish­t etnike dhe jo në linjat e mëparshme administra­tive të republikav­e përbërëse ose rajoneve autonome të ish- Jugosllavi­së. Shkëmbimi i territorit në bazë të kritereve etnike përbën shqetësim, si për politikanë­t, edhe për ekspertët. Deri tani, në Europë, kundër idesë së ndryshimit të kufijve është shprehur prerë dhe qartë Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania