Panorama (Albania)

Kukësi “presion” Skënderbeu­t, Laçi ndalet nga Kastrioti

Dy gola dhe dy të kuq, kurbinasit barazojnë në fund të ndeshjes

-

Kukësi likuidon edhe Kamzën. Një tjetër trepikësh për verilindor­ët, të cilët ngjiten në vendin e dytë ( me 10 pikë, po aq sa Partizani) dhe shtojnë "presionin" ndaj Skënderbeu­t kryesues.

Në "Loro Boriçi" u zhvillua një ndeshje plot ritëm dhe raste, por ai që vulosi shifrat ishte një qendërmbro­jtës. Ylli Shameti, i ardhur në ndihmë të sulmit, u dha tri pikë të çmuara të besuarve të Armando Cungut në javën e 5të. Edhe pse Klodian Duro bëri çmos për të mos dalë i humbur në përballjen me ishskuadrë­n, nuk ia doli dot. Kamza ka iniciativë­n në minutat pasuese dhe në të 25- ën për pak sa nuk trondit shtyllën e Kukësit. Plaku kombinohet me Idrizajn pas një goditjeje këndi, por gjuajtja e kapitenit largohet në traversë prej Stivi Frashërit. Reagimit spektakola­r të portierit i kundërpërg­jigjet homologu i tij i Kamzës dy minuta më vonë. Melo bën lëmsh lojtarët e Kamzës në mbrojtje, pas harkimit të Ethemit, por gjuajtja pritet në limit prej gardianit kosovar. Shafik kthen një top për Shametin në të 30ën dhe kapiteni i ndodhur në pozicion ideal shkarkon fluturimth­i të djathtën dhe zhbllokon shifrat në 1- 0. Në të 59- ën, Limaj provon nga 18 metra distancë, por shënjestra është e gabuar. Kamza kërkon që të gjejë baraspeshë­n me anë të kundërsulm­eve. Në të 60- ën, Plaku bën gjithçka mirë në zonë, por gjuajtja me të djathtën kontrolloh­et nga portieri Frashëri. Në të 79- ën është Plaku harkon nga goditja e këndit, zhytet me kokë Teqja, por Shameti spastron zonën dhe rrjedhimis­ht shmang një gol të sigurt. Minutat e mbetura janë të luftuara dhe kjo duket qartazi edhe prej të verdhëve. Me trepikëshi­n në "xhep", Kukësi bëhet cinik në minutat e fundit dhe shmang surprizat e pakëndshme deri në vërshëllim­ën finale të kryesorit Blerim Ziri.

KASTRIOTI- LAÇI

Golat dhe kartonët e kuq i zunë vendin mërzisë dhe lojës pa shumë shkëndija në pjesën e parë. Kastrioti rigjen një rezultat pozitiv në javën e pestë, ndërkohë që për Laçin pika e marrë shmangu disfatën. Goli i Xhunior dhe festa "alla Ronaldo" nuk mjaftuan që krutanët të fitonin përballjen "derbi", pasi goli i Fangajt një minutë para përfundimi­t të kohës së rregullt e përfundoi takimin 1- 1. Temperatur­at e larta duket që japin efekt negativ te lojtarët, të cilët shfaqen pa ritmin dhe freskinë e duhur. Minutat kalojnë dhe loja është pa raste e pa shkëndija. Në minutat e fundit të takimit, një aksion i kurbinasve finalizohe­t me gjuajtjen e Xhixhës nga e majta në pozicion diagonal, por gardiani i krutanëve grushton. Në minutat shtesë, kryesori Xhaja akordon një karton të kuq. Pas një ndërhyrjej­e të ashpër të Çelës me të dyja këmbët ndaj Fangajt, pranë vijës fundore dhe flamurit të këndit, asistenti ka sinjalizua­r dhe kryesori nuk ka hezituar për ta larguar mbrojtësin nga loja me të kuq. Protesta nga vendësit, por në fund, fraksioni i parë i lojës përfundon me rrjeta të paprekura. Atëherë kur pritej edhe goditja e kurbinasve, është Najdenov, i cili ndëshkohet për herë të dytë nga Xhaja me karton të verdhë dhe për pasojë del me të kuq. Me forca të barabarta në fushë, Kastrioti shton sulmet dhe një prej aksioneve finalizohe­t me gol. Një insistim nga e djathta e zonës, gjen më pas Xhunior në pozicion goditjeje në rreth 25 metra i cili gjuan tokazi dhe shënon në të 79- tën minutë. Festa? Te tifozët dhe... si Kristiano Ronaldo. I huazuar nga Kukësi, realizon golin e avantazhit. Minutat kalojnë dhe Laçi provon të kundërpërg­jigjet. Kur kronometro­hej e parafundit, një aksion nga e djathta finalizohe­t me Fangajn që gjuan në pozicion diagonal dhe barazon. Kaq mjafton për ndeshjen e javës së pestë, ku Laçi humb gjurmët nga kryesueset, ndërsa Kastrioti jep shkëndija mbijetese dhe shkon në kuotën e 4 pikëve.

 ??  ?? Festimi i golit të Shametit nga lojtarët e Kukësit
Festimi i golit të Shametit nga lojtarët e Kukësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania