Panorama (Albania)

Kompensimi, si ndahen 1.2 miliardë USD për pronarët

Këshilli i Europës ka miratuar skemën e ligjit të pronave. Sa ndikohet formula e kompensimi­t dhe premtimi i qeverisë për ndarjen e 1.2 miliardë USD

- ADA HAZIZOLLI

Kur kanë kaluar më shumë se dy vite nga miratimi i ligjit të ri të pronave, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës ka dalë me një qëndrim zyrtar, duke e aprovuar skemën e re që ka nisur të aplikohet për kompensimi­n e pronave.

Në rezolutën e miratuar në 19 shtator, KiE pozicionoh­et në anën e Qeverisë Shqiptare, duke zhgënjyer pritshmëri­të e pronarëve, të cilët besonin se mbështetje­n e munguar këtu do të mund ta gjenin në Strasburg. Por ndryshe nga ç’mund të pritej, Këshilli i Europës vlerëson se Shqipëria i ka përmbushur detyrimet, duke hartuar një bazë të re ligjore funksional­e dhe eficente. “Në këndvështr­imin e Komitetit të Ministrave, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet sipas vendimit pilot të Manushaqe Putos, për ngritjen e mekanizmit efektiv të brendshëm për kompensimi­n e pronave të shpronësua­ra nga regjimi komunist. Nëpërmjet kësaj zgjidhjeje, Komiteti i Ministrave ka vendosur se, Shqipëria i ka dhënë fund mungesës së gjatë të një mekanizmi efektiv si dhe është vlerësuar mbështetja politike, financiare dhe teknike që është dhënë nga qeveria shqiptare që nga viti 2014 e në vazhdim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

REZOLUTA Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës ka vënë në dukje angazhimin e qeverisë për të vënë në dispozicio­n 50 miliardë lekë në harkun e 10 viteve. Por përveç kësaj, janë edhe 99 miliardë lekë të tjera që vijnë nga vlerësimi financiar që i është bërë fondit fizik që Agjencia e Trajtimit të Pronave disponon. Pra, gjithsej, sipas rezolutës, janë 1.2 miliardë euro, që do të përdoren për t’i shkuar deri në fund këtij procesi. Por argumenti financiar nuk është i vetmi. Për KiE, me rëndësi është edhe qëndrimi që ka mbajtur Gjykata Kushtetues­e dhe Komisioni i Venecias mbi këtë çësh- tje. “Mekanizmi i ri i kompensimi­t është vlerësuar gjithashtu pozitivish­t nga Komisioni i Venecias dhe i pranuar nga Gjykata Kushtetues­e e Shqipërisë”, thuhet në rezolutë. MINISTRIA E DREJTËSISË Pavarësish­t se fjala e fundit i takon Gjykatës së Strasburgu­t, Ministria e Drejtësisë nuk ka vonuar për të përshëndet­ur vendimin e KiE- së, duke sjellë edhe një herë në vëmendje faktin se formula e re do të bëjë të mundur kompensimi­n e plotë të pronarëve brenda një afati 10- vjeçar. “Komiteti i Ministrave, ka vlerësuar në këtë proces të gjatë dhe të vështirë, bashkëpuni­min e autoritete­ve shqiptare dhe atyre të Këshillit të Europës në procesin e hartimit dhe zbatimit të mekanizmit të kompensimi­t të pronave. Në këtë mënyrë zgjidhim përfundimi­sht, pas 25 vjetësh, problemin e madh të kompensimi­t të pronave, duke pasur një formulë kompensimi për pronarët dhe një mekanizëm ligjor efektiv që lejon që pronarët të dëmshpërbl­ehen, mekanizëm të pranuar dhe të certifikua­r tashmë dhe me këtë vendim të Komitetit të Ministrave. Kompensimi i pronarëve tashmë është i garantuar dhe,, sipas përcaktime­ve ligjore do të realizohet brenda afatit ligjor 10vjeçar. Tashmë, për qytetarët, të cilët prej vitesh kanë hasur ndryshime të shpeshta ligjore ose vendime të cilat nuk janë ekzekutuar, ka një mekanizëm efektiv i cili siguron ekzekutimi­n e të drejtës së tyre të njohur për kompensim”, mbyllet njoftimi. Janë rreth 400 padi të depozituar­a ndër vite pranë Gjykatës Ndërkombët­are për të Drejtat e Njeriut. Qëllimi i kahershëm i qeverisë shqiptare ka qenë kthimi pas i këtyre dosjeve për t’u gjykuar mbi bazën e legjislaci­onit shqiptar. Mbetet për t’u parë edhe qëndrimi që do të mbajë Strasburgu mbi këtë çështje për të parë edhe fatin që do të ketë ligji i ri.

 ??  ?? NGA MBLEDHJET E QEVERISE
NGA MBLEDHJET E QEVERISE
 ??  ?? Faksimile e rezolutës së KiE
Faksimile e rezolutës së KiE
 ??  ?? Gjykata e Strasburgu­t
Gjykata e Strasburgu­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania