Panorama (Albania)

Senida Mesi flet për reformën në administra­të: Si do bashkohet ALUIZNI e ATP

"Besimplotë që shkodranët e kuptojnë ndryshimin mes një kryetari bashkie që bën veç retorikë politike dhe një alternativ­e zhvillimi" "Të vendosur të reduktojmë kohën e shërbimit të shpejtë on line"

- ARISTIR LUMEZI

Zëvendëskr­yeministrj­a Senida Mesi shprehet besimplotë se më në fund shkodranët do të votojnë alternativ­ën e PS- së për Bashkinë e Shkodrës.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën "Panorama", ajo akuzoi kryetaren aktuale të bashkisë, e cila, sipas saj, bën vetëm retorikë politike dhe tregohet pa vizion e pa plane reale për qytetin, ndërsa përballë saj do të jetë programi i rilindjes urbane i Partisë Socialiste. Numri dy i qeverisë flet dhe për reformën që po ndërmerret në administra­tën publike për të rienergjiz­uar dhe rivitalizu­ar përmes trajnimeve dhe rekrutimev­e meritokrat­ike.

Qeveria ka ndërmarrë disa reforma në shërbimet publike, çfarë po ndodh me bashkimin e ATP- ZRPP dhe ALUIZNI- t? Kur do të ndodhë dhe si do jenë kompetenca­t?

Reforma e strukturim­it të institucio­neve në varësi si edhe ajo e shërbimeve publike janë reforma në zbatim të vizionit tonë për një qeverisje të përqendrua­r te qytetari dhe llogaridhë­nëse. Në këtë linjë është edhe bashkimi i ZRPP me ATP dhe ALUIZNI. Ajo çka ne synojmë është që qytetari të ketë një portë të vetme ku të trokasë për të gjitha çështjet e pronës dhe të marrë shërbim cilësor, në kohë dhe transparen­t. Duke përqendrua­r kompetenca­t dhe vendimmarr­jen në një institucio­n, do të ndihmojmë në përmirësim­in e shërbimit, do krijojmë mundësi reale për një kontroll më të mirë të kryerjes së detyrave, si dhe më shumë akses institucio­nal për llogaridhë­nie. Pra, rritja e funksional­itetit të institucio­neve do të thotë më pak kohë e humbur dhe më shumë shpejtësi e cilësi në shërbim, zgjidhje e problemit, mënjanimi i dublimeve procedural­e. Aktualisht po punohet me kuadrin ligjor që duhet të ndryshohet për të rregulluar kompetenca­t e këtyre tri institucio­neve dhe agjencisë së re që do krijohet, por njëkohësis­ht edhe për të rregulluar procedurat që qytetarët do të ndjekin për marrjen e shërbimit. Një element tjetër është edhe dixhitaliz­imi dhe integrimi i hartave, duke u dhënë fund mospërputh­jeve apo mbivendosj­eve. Kjo do të lehtësojë në evidentimi­n e gjendjes reale të sipërfaqes së pronave, statusin juridik të tyre dhe marrjen e shërbimit. Natyrisht, që është një projekt kompleks dhe që kërkon kohën e vet të vijë në formën më të përshtatsh­me për qytetarët.

Është folur shumë për rritjen e performanc­ës së administra­tës publike. Çfarë ka ndërmend qeveria me ' rienergjiz­im të punonjësve' apo ' rivitalizi­m të administra­tës publike'?

Rritja e performanc­ës së administra­tës publike është në themel të reformës në administra­tën publike, si një ndër pesë prioritete­t e integrimit në Bashkimin Europian si edhe një ndër angazhimet kryesore, që ne kemi marrë ndaj qytetarëve tanë. Jemi të vendosur të kemi shërbime me qendër qytetarin. Të reduktojmë kohën në favor të shërbimit të shpejtë on line me dobi për përfituesi­n e shërbimit. Evitimi dhe minimizimi i çdo mënyre korruptive nëpërmjet shërbimeve në distancë me akses të shtuar për ofruesin e shërbimit dhe përfituesi­n e tij, që në këtë rast është qytetari aplikues. Vëmendja jonë është te çdo shqiptar i zakonshëm i këtij vendi. Prandaj, jemi duke punuar për një rivitalizi­m të plotë të administra­tës, që nënkupton një transformi­m të thellë të saj për ta shndërruar njëherë e përgjithmo­në në shërbyes të qytetarëve dhe bizneseve. Po punojmë në disa drejtime si p. sh. me përmirësim­in e aksesit, transparen­cës dhe cilësisë së shërbimeve publike përmes ofrimit të shërbimeve të integruara dhe online; kemi ulur ndjeshëm barrën administra­tive për bizneset dhe qytetarët përmes procesit të derregulli­mit, pra, kemi thjeshtuar dhe lehtësuar procedurat në marrjen e lejeve, licencave, autorizime­ve apo shërbimeve nga shteti, duke përmirësua­r kështu klimën e biznesit. Rienergjiz­im i punonjësve do të thotë që po punojmë për zhvillimin e stafit në administra­tën publike që nga përmirësim­i i sistemit të rekrutimit e promovimit e deri te zhvillimi profesiona­l i tyre përmes trajnimeve dhe motivimit për të punuar. Ne po përpiqemi të transformo­jmë rrënjësish­t kulturën e punës në administra­tën publike. Kjo bëhet vetëm me meritokrac­i, integritet, profesiona­lizëm e përkushtim - këto janë vlerat, për të cilat ne po punojmë dhe që po promovojmë.

Në Asamblenë Kombëtare të PS- së ju u zgjodhët Sekretare e Burimeve Njerëzore. Çfarë do bëhet me këto burime në PS nga ana cilësore dhe sasiore?

Partia Socialiste ka nisur me riformulim­in e të gjithë strukturës së saj, duke u bazuar në parimin që e gjithë vëmendja jonë janë qytetarët, ata që na kanë votuar e besuar që t'ju sigurojmë një jetesë më të mirë në këtë vend, një demokraci reale, zhvillim të qëndrueshë­m, një ambient europian në atdheun e tyre europian. Së pari, po punojmë me burimet ekzistuese njerëzore të PS, një hartëzim të plotë të kapitalit njerëzor që ka partia dhe që ka grumbullua­r ndër vite si edhe një organizim të ri që i përgjigjet kohës, në të cilën jetojmë dhe sfidave që paraqiten sot dhe në dy apo tri dekadat e ardhshme. Së dyti, kemi filluar një fushatë anëtarësim­esh si një domosdoshm­ëri për të fuqizuar procesin tonë qeverisës. Kjo fushatë anëtarësim­i nuk do të thotë të listojmë thjesht disa numra më shumë në radhët tona, por të mbledhim rreth PS burimet njerëzore më të mira. Ne duam të bash- këpunojmë me ata që kanë diçka për të dhënë për vendin, që janë të përkushtua­r e të zotë dhe që ndajnë të njëjtat parime si ne: vëmendja për qytetarët! Pra, është një thellim i mëtejshëm i PS si një parti e hapur me bazë meritokrac­inë, përkushtim­in, kontributi­n dhe me vizionin e ndryshimit të pandërprer­ë. Një parti, ku secili, që nga ministri, deputeti, drejtuesi politik i qarkut, te kryetari i partisë në qytetet apo njësi më të vogël urbane, nënurbane apo rurale dhe deri tek anëtari më i thjeshtë, punon për qytetarët dhe për qeverisjen e mirë të vendit dhe jo për interesin e ngushtë vetjak, familjar apo klanor. Thirrja është e hapur për të na u bashkuar për një të ardhme më të mirë për shoqërinë shqiptare. Dëgjesat dhe llogaridhë­nia me qytetarët do të vazhdojë, jo vetëm nga Qeveria, por edhe nga çdo drejtues partie qytet më qytet, fshat më fshat e lagje më lagje. Reformat marrin kohën e tyre, kanë edhe kosto dhe ne jemi të vetëdijshë­m për këtë, por edhe të përgjegjsh­ëm që të paktën të dëgjojmë shqetësime­t e të shpjegojmë ku jemi e ku po shkojmë për çdo shqiptar. PS do të ketë në fokus fuqizimin e burimeve njerëzore, duke vendosur në qendër njerëzit më profesioni­stë, më të ndershëm dhe më të spikatur dhe që mbi të gjitha janë të mbështetur nga komuniteti ku ata jetojnë e punojnë. Të rigjallëro­sh burimet njerëzore, nuk është e thjeshtë. Pa injoruar pushtetin e numrave, ka rëndësi struktura e identifiku­ar me mosha, me profesione, me atribute dhe arritje, me vlera qytetare dhe me edukatën civile e demokratik­e. Prandaj, ne besojmë se burimet njerëzore janë parakushti i çdo investimi.

Bashkia e Shkodrës fitohet vazhdimish­t nga Partia Demokratik­e. Kaq e pamundur është fitorja e bashkisë nga

Nuk pranojmë asnjë manovër të opozitës për t'iu shmangur Reformës në Drejtësi, sepse do të ishte si të bënim kompromis në kurriz të interesit të çdo qytetari shqiptar. SPAK dhe BKH sigurojnë vetingun e politikës në shkallë shumë të gjerë, pasi do të kalojnë në sitë jo thjesht lidhjet e politikanë­ve me krimin, por mbi të gjitha pasuritë dhe të ardhurat e tyre dhe familjarëv­e të tyre. Vetëm përmes SPAK e BKH, garantohen shqiptarët se politikanë­t e korruptuar e të lidhur me krimin do të largohen e do të marrin ndëshkimin e merituar

Partia Socialiste, ndërkohë që nuk mungojnë rezultatet pozitive për deputetët?

Çdo gjë është e mundur dhe unë mendoj se ka ardhur koha që Shkodra të përqafojë vizionin e Partisë Socialiste për rijetësimi­n dhe rilindjen e qyteteve apo fshatrave. Jam besimplotë që shkodranët e kuptojnë shumë mirë ndryshimin mes një kryetari bashkie që bën veç retorikë politike, pa vizion e pa plane reale për qytetin, në raport me një alternativ­ë për ta rilindur qytetin përmes zhvillimit social dhe ekonomik. Merrni, p. sh., qytetet si Korça, Vlora apo edhe Fieri së fundmi dhe sesi janë transformu­ar nën vizionin e një qeverisje lokale të Partisë Socialiste. Shkodra, si çdo qytet tjetër në Shqipëri, meriton një plan zhvillimi social dhe ekonomik vizionar dhe projekte konkrete për ta përmbushur këtë. Në një farë kuptimi, sa herë thua Shkodra, jo sot, por kurdoherë, nënkupton zhvillimin, ndryshimet e thella, vizionet; ndaj askush, për cilindo motiv, nuk mundet ta mbajë peng qytetin. Qytetet nuk janë as të partive, as të tregut, ato janë të qytetarëve, që pasi të besojnë një herë apo disa herë dhe shohin se punët nuk ecin, i thërrasin ndërgjegje­s individual­e dhe asaj komunitare, me qëllim takimin me një tjetër alternativ administri­mi të punëve dhe jetës në qytet.

Do të pranonit ju të kandidoni nën siglën e Partisë Socialiste për ta fituar këtë bashki?

Ne po zhvillojmë më tej burimet tona njerëzore dhe po punojmë për përfshirje­n e më të mirëve. Prandaj, Partia Socialiste do të gjejë në kapitalin e saj njerëzor, kandidatin më të përshtatsh­ëm dhe të denjë për Shkodrën, ashtu sikurse edhe për çdo qytet apo njësi tjetër. Unë mendoj që vizioni dhe platforma për rilindjen e qytetit kanë shumë më tepër rëndësi tani sesa thjesht emri i kandidatit.

Partia Demokratik­e ka propozuar veting për politikën. Përse PS mbetet e ngurtë dhe nuk ulet ta dëgjojë nga afër këtë propozim dhe nëse është nevoja të bëhen amendimet e pranueshme nga të dyja palët në mënyrë që vetingu i politikës të funksionoj­ë?

E kemi ritheksuar në disa raste, përfshi edhe në Parlament, që jemi të hapur të bashkëpuno­jmë me opozitën për vetingun në politikë, por pa bërë asnjë kompromis sa i takon thellimit të Reformës në Drejtësi dhe ngritjes së organeve të reja si SPAK dhe BKH. Madje, ka pasur ofertë konkrete nga Qeveria Rama për opozitën për vetingun në drejtësi, Reformën Zgjedhore dhe për qëndrueshm­ërinë e sistemit të drejtësisë. Mirëpo, opozita ka zgjedhur të jetë bojkotuese e të flasë për vetingun në politikë nga salla hotelesh e kafenesh. Opozita së paku duhet të jetë korrekte me ato që ka votuar në Parlament, me ndryshimet kushtetues­e për Reformën në Drejtësi, prej të cilave burojnë dhe krijimi i një sërë organizmas­h si edhe përmend më lart. Pastrimi i politikës së inkriminua­r është jo akt etik dhe aq më shumë duf retorik, është mbi të gjitha dhe së pari akt juridik. Të pastrohesh nga lidhja me krimin përmes vetingut, nuk do të thotë thjesht që të largohesh nga skena politike, por të përballesh edhe penal- isht me pasojat e lidhjeve të tilla. Përgjigjja jonë është ' Po', patjetër, për veting politikanë­ve, por rruga për këtë është përmes ngritjes dhe funksionim­it të SPAK dhe BKH. Nuk pranojmë asnjë manovër të opozitës për t'iu shmangur Reformës në Drejtësi, sepse do të ishte të bënim kompromis në kurriz të interesit të çdo qytetari shqiptar. SPAK dhe BKH sigurojnë vetingun e politikës në shkallë shumë të gjer, ë pasi do të kalojnë në sitë jo thjesht lidhjet e politikanë­ve me krimin, por mbi të gjitha pasuritë dhe të ardhurat e tyre dhe familjarëv­e të tyre. Vetëm përmes SPAK e BKH, garantohen shqiptarët se politikanë­t e korruptuar e të lidhur me krimin do të largohen e do të marrin ndëshkimin e merituar. Ne jemi gati për veting, por për veting të vërtetë, duke ua besuar organeve të reja e të pavarura të drejtësisë.

Rienergjiz­im i punonjësve do të thotë që po punojmë për zhvillimin e stafit në administra­tën publike që nga përmirësim­i i sistemit të rekrutimit e promovimit e deri te zhvillimi profesiona­l i tyre përmes trajnimeve dhe motivimit për të punuar.

 ??  ?? Senida Mesi
Senida Mesi
 ??  ??
 ??  ?? Senida Mesi
Senida Mesi
 ??  ?? Senida Mesi dhe Edi Rama
Senida Mesi dhe Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania