Panorama (Albania)

“Turbina” nis me ironi për politikanë­t, batutat për rilindjen e Ramës dhe llogaritje­t e Bashës

Me motive nga “Zonja nga qyteti”, vepra ironizon virtualizi­min e jetës së shqiptarëv­e, që nga fshatari te Rama dhe Basha

- ALMA MILE

Deputeti, i veshur me kostumin sportiv të skuadrës së zemrës, bardhë e zi, e ka pak me ngut, se për pak fillon ndeshja mes Juventusit dhe Frosinones.

Kështu që katundari duhet t’i bjerë pak shkurt me hallet e veta në takimin virtual, gjatë së cilit deputeti raporton për platformën e bashkëqeve­risjes për Shqipërinë që duam... Dramaturgu Bashkim Hoxha e regjisorja Andia Xhunga nuk i kanë kursyer aspak shigjetime­t kah Kryeminist­risë, Bashkisë së Tiranës dhe opozitës. Ndërkohë që është për t’u përshëndet­ur që Drejtoria e Teatrit Kombëtar ka zgjedhur të hapë Festivalin Mbarëkombë­tar të Teatrove, por edhe jetën e vet transitore në skenën e “arTurbinës”, me një parodi që vë në lojë jo vetëm jetën virtuale boshe, që ka përfshirë gjithë shqiptarët, por edhe qeverisjen. Ndër spektatorë­t e shfaqjes, mbrëmë ishte edhe ministrja Mirela Kumbaro, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

SHFAQJA Bëhet fjalë pikërisht për komedinë “Tag”, e cila “bekoi” skenën e re të “arTurbinës”. “Tag” është një komedi gazmore, që me siguri do ta bëjë për vete publikun. E ndërtuar si një variacion mbi motivet e filmit “Zonja nga qyteti”, sërish kemi të bëjmë me një lloj shkuesie, por përmes internetit. Indikacion­et për te filmi i njohur i 1976- s janë shumë të qarta. Sipas tij, është përshtatur edhe skenografi­a e Genc Shkodranit, me burimin e famshëm të Marenës- Tushemisht­it, me kortinkat e penxhereve, me grep, ( mungon vetëm teto Ollga) edhe muzika e Agim Krajkës, është po ajo, veçse e riorkestru­ar nga Sajmir Çili, ndërkaq që elemente personazhe­sh nga filmi ( si ai i Koçit) i gjen edhe te personazhe­t e Hoxhës. Dhe si të mos mjaftonin të gjitha këto, në fund shfaqet edhe aktorja Rajmonda Bulku, që luante rolin e Melit, e cila ndalet të pijë një kafe në fshat. Shfaqja është e këndshme. Nuk mungojnë batutat dhe situatat komike. Aktorët, pa dashur të veçojmë njërin apo tjetrin, u përshtaten më së miri roleve. Kostumogra­fia e Blerina Kokonës nuk zhgënjen asnjëherë.

“Tag” ironizon me virtualizi­min e jetës së shqiptarëv­e, një virus që ka kapur edhe fshatin, duke denatyruar marrëdhëni­et mes njerëzve. Njerëzit dashurojnë dhe hakmerren përmes “Facebook”- ut, madje kjo e fundit mund të jetë tërësisht e pamëshirsh­me. Prej dialektit të personazhe­ve, ngjarjet ngjasin në një fshat, në mos të Tiranës, të Shqipërisë së Mesme, më saktë në kafenenë e fshatit, ku Meri/ MerjemeOlt­a Daku, me profesion mësuese, por që në mungesë të një godine shkolle punon si banakiere- kameriere, për t’u arratisur nga rëndomtësi­a e përditshmë­risë, zë miqësira dhe flirton në “Facebook”. Kur një djalë nga qyteti me pseudonimi­n “Leonardo Di Caprio”- Indrit Çobani, i kërkon një fotografi Merit me pseudonimi­n “xixëllonja”, ajo poston foton e LenësAdeli­na Muça, kushërirës së saj që shet qumësht, që ka qëlluar të jetë bukuroshe. Kështu ndodh që “Leonardo”, një punonjës i Ndërmarrje­s së Rekreacion­it dhe kthimit të hapësirave të gjelbra në gri, të lërë qytetin e të vihet në kërkim të “xixëllonjë­s” së tij, që i rezulton të jetë një fshatare vërtet e bukur, por fare e pagdhendur. E pikërisht aty, në kafenenë e Gertit- Gert Ferra ( si Gert Myler), ku ka internet me paswordin “ça do pish”, ndodhin një varg ngatërresa­sh që trazojnë gjithë fshatin. Të tjerë personazhe janë veteriner MiklovaniB­esmir Bitraku, stallier Limja- Mehdi Malkaj, emigranti i kthyer Lame- Ardian Cerga, postieri i fshatit- Naun Shundi dhe Deçka- Genti Deçka, një katundar që vjedh filxhanët e lokalit apo Anabela, një vajzë e lexuar që ëndërron të ikë në qytet: të gjithë “viktima” të “Facebook”- ut.

POLITIKA Por ku ka komunitet, ka edhe një deputet, që nuk ka shkelur kurrë në fshat, por që lidhet përmes internetit dhe bisedon on line në kohë reale me zgjedhësit e tij. Deputeti, interpretu­ar nga Artan Imami, që nuk del në skenë, përveçse kur përshën- det publikun, është zgjedhur jo pa qëllim nga regjisorja, që të japë disi imazhin e Kryeminist­rit, me imazhin dhe përgjigjet hazërxheva­pe. Nuk është e vështirë që publiku të shquajë tonin ironik dhe batutat e Ramës, propagandë­n për arritjet e Rilindjes, çmimet dhe pemët e Veliajt apo edhe gafat e Lulzim Bashës me tabelën e shumëzimit ( 7x7= 42). Aktualitet­i shqiptar, jo vetëm që është i varur nga vendimet e politikës, por edhe i tejmbushur me biseda rreth politikës. Por këtë të fundit duket se po e konkurron “Facebook”- u me luftën për “like” e “tag”- et, duke harruar reagimin qytetar dhe duke çuar ujë në mullirin e politikani­t, që do të vazhdojë të bëjë premtime, nga ato më pa lidhje, si për shembull, fitorja e “Eurovizion­it”.

 ?? ( MAJTAS) ?? DJE, GJATE SHFAQJES “TAG” NE TEATRIN “arTURBINA” RAMA E BASHA
( MAJTAS) DJE, GJATE SHFAQJES “TAG” NE TEATRIN “arTURBINA” RAMA E BASHA
 ??  ?? lNga komedia “Tag”, momenti kur fshatarët flasin me deputetin nëpërmjet internetit
lNga komedia “Tag”, momenti kur fshatarët flasin me deputetin nëpërmjet internetit
 ??  ??
 ??  ?? Nga komedia “Tag”
Nga komedia “Tag”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania