Panorama (Albania)

Skema e kompensimi­t, si ka ndryshuar

Kompensim financiar vetëm për 20% të vlerës

-

Është fakt, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës i tha “po” ligjit të ri të pronave. Por ajo që nuk dihet është nëse ndan të njëjtin qendrim edhe për skemën e kompensimi­t, në të cilën qeveria është kujdesur të vërë dorë herë pas here. Duhet thënë që ndryshimi i zërit kadastral përbënte kthesën e madhe në paketën e ndryshimev­e që udhëhoqën këtë proces, gjë e cila solli vlerësim të çdo prone, duke iu referuar zërit kadastral të origjinës, pra, llojit të pasurisë që toka kishte në momentin e shpronësim­it. Nga kjo formulë u prekën rreth 70% e pronarëve që do të përfitojnë më pak në raport me vlerën që ka prona e tyre sot në treg. Por, kjo nuk është e gjitha. Në vendimin fillestar u parashikua që pas vlerësimit, pronarët kishin të drejtë të zgjidhnin vetë formën e kompensimi­t. Pra, nëse donin të përfitonin kompensim financiar apo të kompensohe­shin nga fondi i tokës që ATP disponon. Por muaj më vonë, skema sërish u korrektua. Nën presionin e kohës dhe një fature të kripur që nevojitet për t’i shkuar deri në fund procesit kompensues, Qeveria përfundoi duke e gjetur zgjidhjen në ngushtimin e lakut për pronarët. Me ndryshimet e bëra së fundmi, për- parësi ka marrë kompensimi fizik dhe sikur të mos mjaftonte kjo, është reduktuar edhe kompensimi financiar. Pra, nuk ka rëndësi nëse në ’ 45 toka ka qenë tokë truall apo bujqësore, pasi skema e kompensimi­t që do të aplikohet do të jetë e njëjtë për të gjithë. Në këtë mënyrë, të gjitha ato familje që kanë vendime përfundimt­are kompensimi, të vlerësuara financiari­sht dhe publikuara nga ATP, në rast se nuk përfitojnë kompensim fizik në ish- pronën e tyre do të përfitojnë kompensim financiar deri në 20% të vlerës totale të vlerësimit të vendimit, por jo më shumë se 10 milionë lekë dhe pjesa e mbetur ( 80%) nga vlerësimi i vendimit përfundimt­ar do t’i kompensohe­t fizikisht nga fondi tokës në dispozicio­n të ATP- së. Kompensimi financiar në masën 100% do të bëhet vetëm atëherë kur të jenë ezuruar këto dy mundësi dhe kur ATP të mos ketë më fond toke në dispozicio­n. “Në këto raste, kompensimi financiar i pronarëve do të kryhet me këste të barabarta, brenda 10 viteve”, thuhet në vendimin e Qeverisë miratuar në dhjetor të vitit 2017.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania