Panorama (Albania)

“Rezoluta e KiE nuk ka lidhje me vendimet e Strasburgu­t”

Vorpsi: Gjykata ka treguar se nuk e aprovon skemën e re

-

Pavarësish­t qëndrimit të mbajtur nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës, beteja e pronarëve ende është e hapur.

Ndërsa e cilëson të qëllimtë njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë si një tentativë frustrimi ndaj pronarëve, sekretari i përgjithsh­ëm i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorspim thotë se rezoluta e dalë nga mbledhja e datës 19 të KiE nuk ka asnjë lidhje me Gjykatën e Strasburgu­t. “Qëllimi i njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë ishte të dekurajont­e pronarët shqiptarë për të thënë se ligji i ri ka fituar. Rezoluta që ka dalë nga mbledhja e Komitetit të Ministrave nuk ka lidhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgu­t. Hetimi dhe mbikëqyrja nga Komiteti i Ministrave është mbyllur për disa çështje që janë ekzekutuar, por do të vazhdojë për dosje të tjera”, pohon Vorpsi. Sipas tij, i takon Gjykatës Ndërkombët­are për të Drejtat e Njeriut që të thotë fjalën e fundit dhe gjasat janë që skema e re të hidhet poshtë. Kjo, sipas Vorpsit, është dëmtuar edhe nga vendimet që janë dhënë pas miratimit të ligjit nr. 133/ 2015. “Në pesë vendime që ka dhënë Gjykata e Strasburgu­t, ka hedhur poshtë mekanizimi­n e vlerësimit të pronarëve që përcak- ton ligji, pra, toka të vlerësohet me çmim tregu dhe jo mbi bazën e zërit kadastral, që rezulton në kohën e shpronësim­it”. Aktualisht, pritet vendimi që kjo Gjykatë do të mbajë për 89 çështje që janë në shqyrtim. “Jemi në pritje të shpalljes së vendimit për 89 çështje që kanë mbetur për hir të pritshmëri­së së daljes së ligjit të ri. Janë çështje të shqyrtuara dhe pritet vendimi, që me shumë gjasë do të jetë brenda këtij viti”. Shqyrtimi i këtyre çështje në grup ka nisur që në prill të 2016- s. Kjo periudhë e gjatë pritjeje ka mbajtur peng edhe ekzekutimi­n e vendimeve në Shqipëri. Nga hyrja në fuqi e ligjit të ri kanë përfituar kompensimi­n rreth 360 familje. Përgjatë këtij viti, nga Agjencia e Trajtimit të Pronave nuk është shpallur asnjë listë përfituesi­sh. Kjo lidhet edhe me ndryshimet e miratuara në fund të dhjetorit të vitit që shkoi, ku kompensimi financiar reduktohet në masën 20% dhe për pjesën e mbetur pronarët do kompensohe­n nga fondi i tokës. Pas vendimit të shpallur nga KiE, sytë dhe vëmendja kthehen nga Strasburgu.

Skema e re e kompensimi­t, sipas sekretarit të përgjithsh­ëm të shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, ka ulur ndjeshëm masën e përfitimit për pronarët. “Rreth 629 milionë euro është detyrimi i shtetit shqiptar për 24 mijë dosje, që janë aktualisht në shqyrtim në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Kjo vlerë është 9 herë më e ulët se detyrimi real ndaj pronarëve. Të penalizuar janë ata pronarë, që kanë më shumë se një vendim, pasi vlerat e tyre do të mblidhen dhe bazuar në vendimin e qeverisë pronarët do të mund të përfitojnë 20 për qind të vlerës, por jo më shumë se 100 milionë”, shton Vorpsi.

 ??  ?? Myrshit Vorpsi
Myrshit Vorpsi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania