Panorama (Albania)

“Daltonët e Dobraçit”, si i kërcënonte Bajri pronarët e kafeneve në Bruksel: Të përdhunoj vajzën 12 vjeç

BURG PA AFAT PER 6 ANETARET E GRUPIT BAJRI. MEDIAT BELGE PERSHKRUAJ­NE AKTIVITETI­N KRIMINAL: TE LIDHUR ME 40 VRASJE

-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë të arrestuar si pjesëtarë të grupit kriminal të “Bajrëve”, ndërkohë që tre të tjerë pritet të dalin sot para kësaj gjykate.

Ditën e djeshme, përpara gjyqtares Ilirjana Olldashi dolën Safet Bajri, Fabiol Rexhepi, Astmer Bilali, Emrah Plaku, Armir Grimaj dhe Ilir Rustemi. Të gjashtë u lanë në burg, ndërsa vijojnë kërkimet për Enver Bajrin, që dyshohet si koka e vërtetë e grupit të strukturua­r dhe boksierit Nelson Hysa. Seanca për caktimin e masave të sigurisë nisi me vonesë, pasi Safet Bajri u desh të shkonte në Shkodër për t’u njohur me vendimin penal të autoritete­ve belge që kanë marrë ndaj tij. Ai u dërgua në Gjykatën e Shkodrës nga Tirana për t’u njohur me masën e sigurisë lidhur me dënimin e tij nga drejtësia belge. Shkalla e Parë e la në “arrest me burg” pa afat Safet Bajrin. Kjo masë sigurie u dha lidhur me dënimin e tij nga Gjykata e Apelit në Belgjikë me 9 vite burg. Pas kësaj mase sigurie do të nisin procedurat për njohjen e vendimit të dënimit të Belgjikës nga drejtësia shqiptare për Safet Bajrin, në mënyrë që këtë dënim ta kryejë në Shqipëri, duke qenë se shteti shqiptar nuk ka marrëveshj­e ekstradimi me Belgjikën. Më pas Safet Bajri është dërguar nga Shkodra në Tiranë nën masa të rrepta sigurie. Ai ka dalë nga Gjykata e Shkodrës rreth orës 11: 30 dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Seanca për rivlerësim­in e masës së sigurisë në Tiranë ishte planifikua­r të zhvillohej në orën 14: 00, por në fakt, nisi me disa minuta vonesë. Gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor. Kërkesa në fakt kishte ardhur nga prokurori Blerim Tominaj. Seanca gjyqësore te Krimet e Rënda zgjati rreth një orë. “Panorama” ka mundur të zbardhë disa detaje në lidhje me akuzat. Kështu, përveç dy vrasjeve të kryera në vitet 2001 dhe 2002, grupi “Bajri” akuzohet kryesisht për trukim ndeshjesh, gjobëvënie dhe pastrim parash. Mes personave që u vunë nën arrest me burg është edhe trajneri i Kombëtares së Femrave, Armir Grimaj, që dyshohet se ka trukuar një ndeshje futbolli në maj të vitit 2018. Mes tij dhe Safet Bajrit ka përgjime telefonike për ndeshjen në fjalë.

GJYQI NË APEL Po dje, në Gjykatën e Apelit në Shkodër është zhvilluar vlerësimi i masës së sigurisë për katër të arrestuari­t në operacioni­n e parë të zhvilluar nga forcat RENEA në Shkodër. Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Ndaj shtetasve Ilir Bajri, Emrah Plaku u dha masa e sigurisë “arrest me burg” me afat 30- ditor, ndërsa për Astmer Bilali “arrest shtëpie” me afat 30- ditor. Pavarësish­t kësaj mase në Apelin e Shkodrës, Ilir Bajri, Astmer Bilali dhe Emrah Plaku do vijojnë të jenë në “arrest me burg” pa afat për shkak të masës së sigurisë që kanë dhënë Krimet e Rënda. Për shtetasin Erogen Brajoviç, Gjykata e Apelit në Shkodër dha masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë, çka do të thotë se ky shtetas pas një muaji do të dalë sërish në gjykatë. Ditën e sotme pritet të zhvillohet rivlerësim­i i ar- restit me burg nga Krimet e Rënda për Ismet Idrizin, Denis Brajoviçin dhe Klaudio Hoxhalliun, të cilët janë arrestuar pas mesnatës së të premtes, ndërsa Erogen Brajoviç mund të veçohet nga grupi i strukturua­r kriminal për shkak se nuk është pjesë e akuzave ku janë përfshirë 11 të tjerët nga Prokuroria për Krime të Rënda.

 ?? SAFET BAJRI ( FOTO E PUBLIKUAR NGA MEDIAT BELGE) ??
SAFET BAJRI ( FOTO E PUBLIKUAR NGA MEDIAT BELGE)
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania