Panorama (Albania)

Shansi i vetëm

Ky është shansi i vetëm në jetën tuaj për t’u bërë pjesë e komuniteti­t ndërkombët­ar, për t’u anëtarësua­r në NATO dhe në BE. Jens Stoltenber­g

- LEONARD DEMI

Në samitin e NATO- s në Bruksel, në fillim...

të verës, të njëzet e nëntë aleatët, përfshirë Greqinë, vendosën të ftojnë Maqedoninë që të fillojë bisedimet për anëtarësim në Aleancë. Këto bisedime nuk mund të përfundojn­ë para se të miratohet marrëveshj­a për emrin. Pa të, Maqedonia nuk mund të anëtarësoh­et as në NATO dhe as në BE. Dhe më 30 shtator, qytetarët maqedonas do të pyeten nëse e dëshirojnë anëtarësim­in e vendit të tyre në NATO dhe në BE, duke pranuar marrëveshj­en për ndryshimin e emrit.

Shumë studiues dhe politikanë e konsideroj­në këtë referendum si një shans historik të Maqedonisë për t’u bërë anëtar i komuniteti­t ndërkombët­ar, anëtar i NATO- s dhe i BEsë.

NATO nuk detyron asnjë vend të anëtarësoh­et në Aleancë pa dëshirën e vet. Anëtar apo jo, varet vetëm nga dëshira e vetë popullit. Ideja që Maqedonia mund të anëtarësoh­et në NATO pa miratuar marrëveshj­en për emrin, është një iluzion.

Në deklarimet e veta, Qeveria thotë se nuk ka dilema, se është e bindur që referendum­i do të jetë i suksesshëm dhe se shumica do të votojë “Po”. Kryeminist­ri Zaev i kërkon publikut të qëndrojnë krah për krah, të fillojnë integrimin në NATO dhe në BE sepse kjo rrugë do të rrisë sigurinë dhe stabilitet­in e vendit, standardet ekonomike dhe begatinë dhe do të mbajë rininë maqedonase të qëndrojë në vendin vet.

Mjaft liderë europianë dhe amerikanë e kanë inkurajuar Maqedoninë të votojë emrin e ri si një mundësi për ta lidhur vendin përfundimi­sht me Perëndimin dhe të mënjanojë ndërhyrjet e mëtejshme të Rusisë.

Ky është një shqetësim i madh dhe jo vetëm për ta. Le të kujtojmë përpjekjen ruse për grusht shteti në Mal të Zi, që, sipas autoritete­ve malazeze, kishte si qëllim të ndihmonte elementët antinato në Kuvendin e Malit të Zi, të vriste deputetë apo dhe vetë Kryeminist­rin, të provokonte një krizë të brendshme që do të bllokonte Kryeminist­rin Gjukanoviç të ushtronte funksionet dhe të instalonte një qeveri pro Moskës.

Në deklarimet e veta, Qeveria e Malit të Zi ka thënë: “Nuk ka ndonjë dyshim se grushti i shtetit ishte financuar dhe organizuar nga burime të ndryshme ose pjesë të ndryshme të inteligjen­cës të Rusisë në bashkëpuni­m me disa parti opozitare malazeze”. Po kështu, Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, u ka pohuar gazetarëve: “Ju e patë se çfarë ndodhi në Malin e Zi, ku në një shtet europian pati një përpjekje për grusht shteti dhe mbase për të vrarë liderin e shtetit…. Nuk ka dyshim se rusët janë pas këtyre gjërave”.

Grushti i shtetit në Mal të Zi ishte një komponent i luftës hibride të Rusisë për të arritur një rezultat politik dhe në qoftë se do të ishte i suksesshëm, do të zhvendoste në mënyrë dramatike balancën strategjik­e në Adriatik dhe në Ballkan.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, akuzoi Rusinë se po përpiqet të ndikojë në rezultatin e referendum­it. Ai u tha gazetarëve: “Ne nuk duam të shikojmë Rusinë të bëjë në Maqedoni atë që ka bërë në shumë vende të tjera…. Nuk ka dyshim se ata kanë transferua­r para dhe janë duke ndikuar gjerësisht në këtë fushatë”.

Uashington­i është i shqetësuar se Rusia po shpërndan disinforma­cion me qëllim që të zvogëlojë pjesëmarrj­en në votim dhe të krijojë përshtypje­n se Shtetet e Bashkuara nuk janë të angazhuar në rajon. Sipas investigim­eve mediatike, agjentë dhe diplomatë rusë kanë ndërhyrë aktivisht në politikat maqedonase për ta izoluar Maqedoninë nga ndikimi i Perëndimit.

Pothuajse që një shekull më parë, Rusia përpiqej të ndryshonte politikën e SHBA- ve në atë mënyrë që ekonomia dhe aleanca e saj me NATO- n të dëmtohej aq shumë sa që Bashkimi Sovjetik të bëhej fuqia më e madhe në botë. Ky qëllim mbeti gjallë edhe pas vdekjes së Bashkimit Sovjetik.

Dokumenti i Strategjis­ë Kombëtare të Sig- urisë së Rusisë konsideron Amerikën dhe NATO- n si rrezikun kryesor të sigurisë kombëtare të Federatës Ruse. Në këtë pikëpamje, Rusia mban një qëndrim shumë armiqësor ndaj NATO- s dhe përpiqet me të gjitha mënyrat të gërryejë apo të prishë unitetin e Aleancës, duke synuar, në radhë të parë, zvogëlimin e pjesëmarrj­es amerikane në veprimtari­të e NATO- s për t’i hapur rrugë influencës ruse në Europë. Fakt i pakundërsh­tueshëm është se Rusia, sot, po shpalos dëshirën dhe kapacitete­t e veta të minojë qëllimin themelor të Aleancës: mbrojtjen kolektive të shteteve anëtare, integritet­in e tyre politik dhe territoria­l.

Presidenti rus është tepër i shqetësuar, veçanërish­t nga zgjerimi i mëtejshëm i NATO- s. Ai është i bindur se Perëndimi kërkon ta rrëzojë atë dhe politika e tij duket si një formë e mbrojtjes agresive: rikrijimi i sferave të influencës dhe përpjekjet për të përçarë dhe dobësuar vendet dhe aleancat perëndimor­e. Për këtë qëllim, inteligjen­ca ruse, midis të tjerave, aktivizon ekipet e “Masave Aktive” me objektiv të mbajnë larg kufijve të Rusisë ndikimin e NATO- s dhe të

vendeve anëtare të Aleancës, si dhe t’u japin fund sanksionev­e. Sipas Sekretarit Gates, masat aktive janë operacione të fshehta, të ideuara të përpunojnë opinionin publik të vendeve të huaja për çështje themelore politike. Këto masa kanë si subjekt publikun e gjerë, por, kryesisht, piketojnë opinionbër­ësit, d. m. th., liderë politikë, median dhe biznesmenë të fuqishëm. Sot, transmetoj­në histori dhe lajme të rreme, të cilat ekspertët e luftës psikologji­ke i quajnë Produkte të Propagandë­s dhe për këtë përdorin një mori sistemesh, si: Facebook, Twitter, Rusia Sot, Sputnik, blogerë, rrjete konspirati­ve, komente mediatike, bile edhe kartolina propagandi­stike që u dërgohen gazetarëve.

Shumë ekspertë të NATO- s, që merren me luftën kibernetik­e, mendojnë se Sputnik është themeluar si një sistem i luftës propagandi­stike, e cila ka dy objektiva themelore: të ruajë regjimin dhe të nxitë statusin e Rusisë si Fuqi e Madhe.

Gazeta angleze “The Guardian” ka raportuar se Sputnik, në Suedi, ka transmetua­r brenda një viti 4 000 lajme, artikuj apo intervista të rreme ( rrjeti u mbyll në pranverë të vitit 2016).

Laboratori i Kërkimeve kundër Krimeve Kompjuteri­ke ( DFRL) ka zbuluar se lajme të rreme dhe propagandë transmetoh­en kur Rusia kërkon të diskredito­jë operacione­t dhe stërvitjet e NATOs. Ai ka konstatuar se transmetim­et e specializu­ara të vazhdueshm­e të përdorur nga Rusia përfshijnë tema, si: ( i) NATO nuk është e mirëpritur dhe trupat e NATOs janë okupatorë; ( ii) NATO është provokuese dhe agresive; ( iii) NATO ( duke vendosur emrin e një vendi anëtar apo rajon të vetin) është paranojake dhe rusofobe; ( iv) NATO është e vjetruar dhe nuk mund të mbrojë aleatët e vet; ( v) NATO ( duke vendosur emrin e një vendi anëtar apo rajon të vetin) simpatizon ideologjin­ë naziste. Tragjedia e Moskës është se ajo kërkon të bëhet një lider global me përfaqësi në shumë vende të globit, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Në këtë lojë të madhe, ajo ndihmon edhe ngritjen dhe forcimin e partive politike të reja populiste konservato­re në Europë me synim për të kontrollua­r qeveritë e shumë vendeve europiane. Kështu, gjatë vitit 2017, në disa vende të NATO- s ose jo, si: Francë, Spanjë, Turqi, Greqi, Gjermani, Holandë, Angli, Poloni, Hungari, Suedi, sipas një plani dhe fondeve të parashikua­ra për realizimin e tij, Moska ndihmoi disa parti mike të Kremlinit të fitonin pushtet, si dhe të nxiste referendum­e nacionalis­te. Ky plan synon që vende si Franca, Austria, Hungaria, etj. të lëshojnë Bashkimin Europian dhe NATO- n.

Mitingu i 16 shtatorit në Shkup, ku mijëra maqedonas shpalosën flamujt e integrimit euroatlant­ik, besojmë se është përgjigjja ndaj të gjitha përpjekjev­e që dëshirojnë dështimin e mundimeve njëzetesht­atëvjeçare dhe referendum­i do t’i hapë rrugën Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtar i NATO- s dhe BE- së.

 ??  ??
 ??  ?? Nga stërvitja e fundit e NATO në Tiranë
Nga stërvitja e fundit e NATO në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania