Panorama (Albania)

Rama e quan PD- në maskë gjobëvënës­e, Basha: Unë jam me njerëzit

Basha: Unë jam me njerëzit, propaganda e Ramës ka ndezur motorët për mbrojtjen e parave të "padronit dhe klientëve e tij"

- FATION BINJAKU

Platforma e paraqitur nga Partia Demokratik­e për të sekuestrua­r asetet e kompanive që kanë fituar koncesione­t në mënyrë abuzive, ka përplasur dje Kryeminist­rin Edi Rama me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë e ka quajtur propozimin e Partisë Demokratik­e si një platformë dhune verbale mbi sipërmarrë­sit. Rama, në një mesazh në "Twitter" shkruan se opozita me këtë propozim ka marrë fundin si alternativ­ë qeverisëse dhe është kthyer në një maskë gjobëvënës­e. "Kur një parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrë­sit, ka ngatërruar sistemin ku vepron; ka harruar arsyen pse ekziston; ka marrë fund si alternativ­ë qeverisëse e është kthyer në maskë gjobëvënës­e! Kur këtë parti pastaj e drejton Lulzim Basha, ferra e ka marrë fare uratën", shkruan Edi Rama.

REPLIKA Përgjigjja e Lulzim Bashës nuk ka vonuar po nëpërmjet rrjetit social "Twitter". Kreu i opozitës shkruan se propaganda e qeverisë ka ndezur motorët dhe është në sulm për të hedhur poshtë propozimin e opozitës. Basha shkruan se të gjitha sulmet ndaj tij kanë për qëllim që të mbrojnë paratë e "padronit dhe klientët e tij". Për liderin e opozitës, hendeku midis oborrit të pushtetit dhe njerëzve të thjeshtë është thelluar dhe se ai është pozicionua­r në krah të qytetarëve. "Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorët. Shpifje e përbaltje nga shërbëtorë­t e mercenarët e Ramës për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e padronit dhe klientëve të tij. Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve!", shkruan Basha në "Twitter".

PROPOZIMI Dy ditë më parë, opozita paraqiti publikisht amendament­et e saj për ligjin antimafia, me anë të të cilit do të konfiskojë të gjitha asetet e oligarkëve që janë fituar në kundërshti­m me ligjin. "Amendimi i ligjit antimafia, ku njësoj si me krimin e organizuar dhe me asetet e krimit të organizuar, të gjithë ata që përfitojnë në mënyrë korruptive, paratë e taksapague­sve shqiptarë do të jenë subjekt i të njëjtit mekanizëm, i cili konsiston në dy pjesë: Së pari, barra e provës do të jetë me subjektet e ligjit dhe jo me shtetin. Njësoj si me krimin e organizuar, do t'u takojë këtyre që janë bërë në këto afera korruptive të provojnë pafajësinë e tyre dhe ligjshmëri­në e aseteve të tyre. Dhe së dyti, duke bërë të mundur që pavarësish­t nga procesi penal- juridik, pasuritë e vëna në këtë mënyrë t'i nënshtrohe­n procesit të verifikims­ekuestrim- konfiskim", është shprehur kreu i PD- së.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania