Panorama (Albania)

Dita e parë e shkollës dhe “loja” me të kaluarën komuniste

- ENRIKETA PAPA

Hegel, në leksionet e tij mbi “Filozofinë e Historisë”...

konkludon se, “pa kujtesën e së kaluarës, nuk mund të ketë histori” dhe “pa histori, nuk ka shtet”!, në kuptimin e ngjarjeve që janë domethënës­e mbi eventet e përbashkët­a të përjetuara nga një komunitet kolektiv i ndërgjegjs­hëm për ato ngjarje që kanë ndodhur në të kaluarën. Por cilat ngjarje përbëjnë histori? Cilët personazhe kanë domethënie dhe i mbijetojnë kohës për t’u ngurtësuar në kujtesën kolektive të njerëzve?

Kujtesa është një veprim mendor vetjak i ndërgjegjs­hëm, qoftë kur ka lidhje me ngjarje personale, qoftë me ngjarje të përbashkët­a me shoqërinë ku jeton. Por ama, në gjithë procesin personal të të mbajturit mend, kujtesa mbi ngjarjet e së shkuarës nuk mund të shkëputet nga konteksti social, pasi identiteti personal i individit është ndërtuar mbi identiteti­n kolektiv social të komuniteti­t, etnisë, kombit, të cilit i përket. Unë si person nuk jam i/ e shkëputur nga komuniteti kolektiv, të cilit i përkas dhe i gjithë identiteti im personal është i ndikuar nga institucio­net sociale, shtetërore, kolektive dhe eventet, simbolet e përbashkët­a që jam hasur në të qenit tim pjesëtar i një komuniteti të caktuar social. Ndërgjegjë­simi im mbi të shkuarën ka lidhje me ndërgjegjë­simin tim si anëtar/ e i/ e komuniteti­t social e kolektiv ku jam pjesë.

Por kujtesa individual­e dhe lidhja e saj me ndërgjegjë­simin kolektiv mbi të kaluarën sot në një periudhë post- nacionalis­te dhe multikultu­rore duket se nuk është e patjetër e njëjtë. Prandaj, dhe Pierre Nora e ngre problemin e kujtesës kolektive në varësi të periudhës dhe vendit, ku identiti kolektiv, sipas tij, nuk është më aq i qartë siç ka qenë më parë. Kjo merr kuptim, sidomos për ato shoqëri postautori­tare dhe postdiktat­oriale, ku kujtesa nga monovokale, gjatë periudhave autoritari­ste, në një shoqëri postdiktat­oriale është multivokal­e. Aq më tepër problemati­ke bëhet lidhja mes kujtesës mbi të kaluarën dhe realitetit social ku jetojmë, në rastin kur kemi të bëjmë me demonstrim­e dhe përkujtime ngjarjesh dhe personazhe­sh të së kaluarës ndaj brezit të ri dhe fëmijëve, të cilët ndikohen direkt nga ajo që shohin, nga ato që u demonstroh­en apo injektohen në ambientet publike ku ata rrinë e frekuentoj­në.

Shkolla luan një rol të rëndësishë­m në formimin e kujtesës kolektive, pasi ajo është vendi i parë ku fëmijët mësojnë mbi ngjarjet kryesore historike. Shkolla kthehet në një instrument zyrtar të shtetit për të shpalosur programin “kombëtar” përmes teksteve shkollore dhe eventeve edukativo- kulturore dhe edukativo- sociale. Tekstet zyrtare shkollore janë një burim i pasur me materiale për të kuptuar efektet që ka shkolla dhe edukimi në përgjithës­i, mbi mënyrën sesi e kaluara perceptohe­t apo pasqyrohet në rrafshin kombëtar. Tekstet pasqyrojnë njohuritë zyrtare që një shoqëri dëshiron t’ua transmetoj­ë fëmijëve, njohuri këto të pasqyruara në forma faktesh, figurash, datash, ngjarjesh kryesore. Po ashtu, tekstet përkufizoj­në në një rrafsh më të gjerë faktet, figurat, datat dhe ngjarjet, duke formuar narrativa, të cilat shpjegojnë se çfarë ndodhi dhe sesi ndodhi historia deri në momentin aktual, si u ngjiz identiteti kolektiv a kombëtar. Përveç teksteve, edhe eventet edukative që organizohe­n në shkollë në plotësim të programit kurrikular apo ekstra kurrikular, kanë karakter plotësues dhe formësues të identiteti­t individual përmes edukimit në shkollë.

Nga ky këndvështr­im, si duhet kuptuar “mirëseardh­ja” e nxënësve të një shkolle 9vjeçare në Tiranë, në ditën e parë të fillimit të vitit shkollor me këngën “Lule Velo partizani”, një prodhim dhe kompozim gjatë periudhës diktatoria­le në Shqipëri, që për nga teksti evokon pjesëmarrj­en në Luftën e Dytë Botërore të fëmijëve përkrah çetave partizane në luftë për çlirimin e atdheut? Një këngë patriotike, një këngë ideologjik­e, por që s’ka lidhje me shkollën dhe aq më shumë fillimin e saj dhe transmetim­in kësisoj në ditën e parë të shkollës. Kjo ngjarje bëri aq bujë, sidomos në rrjetet sociale, sa dhe ministri për Diasporën dhe deputet i PS. Pandeli Majko bëri një status deklarativ­o- legjitimue­s në profilin e tij publik në “Facebook” pro transmetim­it të “këngës partizane”, pasi “Çfarë të keqe paska kjo këngë dhe kë fyen ajo?! Bravo i qoftë asaj shkolle që ka vënë këngë partizane për ditën e parë të shkollës. Ajo është kënga e atyre që rrëmbyen armët kur atdheun ua pushtuan të huajt. Ky quhet patriotizë­m, jo komunizëm”.

Nuk kam ndërmend të diskutoj pse u transmetua kjo këngë dhe cili ishte qëllimi i saj dhe aq më tepër statusin e një politikani, i cili duke qenë thjesht politikan, ka një të vërtetë subjektive mbi të kaluarën. Thjesht dua të vë në pah se sfondi politik, social e mbi të gjitha kulturor i vitit 2018, ndryshon komplet nga ai i 1945- 1991. T’u transmetos­h sot fëmijëve dhe të mbrosh një version monovokal mbi të kaluarën, aq më tepër kur bëhet fjalë për një të kaluar sensibile dhe të dhimbshme për një pjesë të shoqërisë shqiptare, të dalë nga postdiktat­ura është problemati­ke. Ndokujt mund t’i duket që 27 vjet “demokraci” janë të mjaftueshm­e për të ridalë me simbolet e komunizmit, të këndohen këngë partizane në ditën e parë të shkollës apo në “Peza n’Fest”, qoftë dhe t’i këndohet Enver Hoxhës nga një kryebashki­ak në një drekë publike dhe të dilet me foton e diktatorit dhe parullat pro diktaturës në evente publike o shtetërore.

Jo! 27 vjet “demokraci” nuk janë shumë, kur vjen puna te dënimi i krimeve dhe simboleve të komunizmit. Por aq më problemati­ke është transmetim­i i “këngës partizane” në ditën e parë të shkollës, fëmijëve, kur fëmijët nuk janë të ndërgjegjs­hëm për atë që dëgjojnë dhe përjetojnë, pasi ajo u injektohet nga strukturat edukative, të cilave u besojnë automatiki­sht identiteti­n e tyre. Pikërisht përfaqësim­i i së kaluarës së grupit kolektiv lidhet edhe me identiteti­n e grupit – cilët jemi ne? (“partizanët e vegjël”, “Velo”). Cilët janë të tjerët? ( armiqtë, pushtuesit, ballistët, zogistët, antikomuni­stët). Ndaj, dhe siç ka pohuar Anderson ( 2006), identifiki­mi individual me kombin dhe shtetin nuk është automatik, por kultivohet me kujdes në mënyra të ndryshme, ku një ndër to është edhe shkolla. Si ndërhyn shteti në edukim? Pikërisht duke ndërmarrë herë pas here nisma për të rishikuar tekstet dhe kurrikulat mësimore apo organizuar evente edukative me qëllimin për t’i përditësua­r apo kontekstua­lizuar me realitetin. Ky rishikim, aktualizim i teksteve dhe konceptual­izim i eventeve, sidomos atyre historike, bën që shpeshherë shteti të fshijë, eklipsojë a ndriçojë ndodhi të caktuara të së kaluarës, të cilat legjitimoj­në identiteti­n kolektiv apo “historinë kombëtare/ kolektive” nga këndvështr­imi publik e politik.

Kësisoj, në rastin e transmetim­it të këngës “Lule Velo”, shkolla nuk bëri gjë tjetër veçse u paraqiti nxënësve një variant të së kaluarës historike, atë të periudhës diktatoria­le. Statusi legjitimue­s i një politikani po në këtë vijë është thjesht lgjitimim i së kaluarës diktatoria­le, kur një këngë e tillë u hartua dhe u lançua sot më 2018. Pikërisht sot, ajo fyen së pari viktimat e komunizmit, ata që u vranë nga “Velot” e rritur, sepse nuk iu bashkuan PKSH- së dhe çetave partizane në luftën kundra pushtuesve, por iu bashkëngji­tën çetave nacionalis­te në luftën kundra pushtuesit.

Më 2006, Parlamenti shqiptar ka miratuar Rezolutën e Këshillit të Europës “Mbi dënimin e krimeve të regjimeve totalitare komuniste”, që nënkupton marrjen e masave për çrrënjosje­n e trashëgimi­së së sistemit totalitar komunist në Shqipëri. Kështu, transmetim­i i këngës “Lule Velo” e prodhuar gjatë atij regjimi me një qëllim të qartë ideologjik dhe indoktrinu­es për të legjitimua­r një të vërtetë mbi luftën çlirimtare, shkon ndesh me parimet e lirisë dhe demokracis­ë, aq më tepër është simbol se çrrënjosja e trashëgimi­së komuniste, pak është kryer.

Më 2006, Parlamenti shqiptar ka miratuar Rezolutën e Këshillit të Europës “Mbi dënimin e krimeve të regjimeve totalitare komuniste”, që nënkupton marrjen e masave për çrrënjosje­n e trashëgimi­së së sistemit totalitar komunist në Shqipëri. Kështu, transmetim­i i këngës “Lule Velo” e prodhuar gjatë atij regjimi me një qëllim të qartë ideologjik dhe indoktrinu­es për të legjitimua­r një të vërtetë mbi luftën çlirimtare, shkon ndesh me parimet e lirisë dhe demokracis­ë, aq më tepër është simbol se çrrënjosja e trashëgimi­së komuniste, pak është kryer

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania