Panorama (Albania)

PS kritika për vetingun: Po mbroni gjyqtarë joprofesio­nistë

Hyseni: Po ikën sharmi i procesit, ikin gjyqtarë që nuk justifikoj­në dot 700 mijë, kemi pasur ekonomi informale

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, shprehet kundër mënyrës sesi po bëhet rivlerësim­i i gjyqtarëve dhe prokurorëv­e nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it.

Sipas deputetit të Komisioni të Ligjeve, komisioni po heq gjyqtarë dhe prokurorë nga sistemi i drejtësisë, duke u bazuar vetëm në komponenti­n ekonomik dhe jo duke u bazuar në kriteret profesiona­le dhe integritet­i i përfaqësue­sve të gjyqësorit. Hyseni theksoi se në kushtet e një ekonomie informale që Shqipëria ka pasur, pamundësia për të justifikua­r çdo pasuri të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e mund të jetë e justifikue­shme. Ndërkohë, sipas tij, në sistemin e drejtësisë ka gjyqtarë, të cilëve u janë rrëzuar mbi 50% e vendimeve në Gjykatat e Apelit apo Gjykatën e Lartë. “Këto institucio­ne kanë harruar që kanë tre komponentë vlerësimi në punën e tyre, që është komponenti profesiona­l, por edhe pastërtia e figurës dhe janë futur në një proces teknik të verifikimi­t pasuror duke e shndërruar procesin thjesht në një strukturë të re të verifikimi­t të pasurisë. Pra, kemi ILDKPI- në dhe tashmë po dalim në një strukturë të re dhe mendoj që po i çalon procesi. Shqiptarët mund ta justifikoj­në moralisht një gjyqtar nëse nuk i gjen dot faturat për disa të ardhura, por nëse ju i thoni se ai gjyqtar ka gabuar mbi 50% të vendimeve, aty do e kuptojnë se ai është i paaftë profesiona­lisht”, deklaroi Hyseni. Reagimi i Hysenit erdhi menjëherë pasi Komisioni i Ligjeve miratoi kërkesat e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shtimin me 12 këshilltar­ë ekonomikë. Në total, Komisioni i Ligjeve miratoi shtesën me 24 punonjës të rinj për tri organet kryesore që po realizojnë rivlerësim­in e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it iu miratua kërkesa për të marrë 8 këshilltar­ë ekonomikë, 2 përkthyes, 1 specialist protokoll arkive dhe 1 pastruese.

 ??  ?? Deputeti i PS, Alket Hyseni
Deputeti i PS, Alket Hyseni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania