Panorama (Albania)

Masazhe dhe seks, zbulohen 4 qendra ku ushtrohej prostituci­on

Policia, 7 muaj hetime për të dokumentua­r veprimtari­në, kapen pronarët e qendrave estetike me shërbime ekstra

- ETLEVA DELIA

Policia e Tiranës ka zbuluar 4 qendra estetike të kthyera në ambiente ku ushtrohej prostituci­on, duke vënë në pranga 3 prej administra­torëve dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Ndërsa për 7 vajza që ishin “kamufluar” si të punësuara si masazhator­e në këto qendra, por ushtronin prostituci­on, ka filluar procedim penal. Burime nga Policia thanë se janë dashur 7 muaj hetime për të dokumentua­r veprimtari­në e jashtëligj­shme që kryhej në disa zona të kryeqyteti­t. Policia tha dje se është finalizuar operacioni i koduar “Extra Service”. Në pranga janë vënë 3 administra­torë qendrash masazhi për veprat penale të “Shfrytëzim Prostituci­oni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostituci­on”, si dhe një tjetër u shpall në kërkim. “Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 7- mujore finalizuan operacioni­n policor të koduar ‘ Extra Service’, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve me iniciale H. D., 33 vjeç, A. M., 28 vjeçe dhe L. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M. M., 43 vjeç”, njoftoi zyrtarisht Policia. Ambientet e qendrave të masazhit qe administro­nin, ata i vendosnin në dispozicio­n për të ushtruar prostituci­on vajzat e punësuara në to. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostituci­oni. Policia tha se kanë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambiente ku ushtrohej ky aktivitet. QENDRAT ESTETIKE Ky nuk është rasti i parë që Policia zbulon qendra estetike, të cilat përdoren nga pr- onarët për ushtrim prostituci­oni. Rreth një muaj më parë, Gjykata e Tiranës dënoi me 4 vjet e 8 muaj burgim pronaren e një qendre estetike në Tiranë, e arrestuar vitin e kaluar për shfrytëzim prostituci­oni. Megjithatë, ajo nuk qëndroi në qeli, pasi Gjykata e konvertoi dënimin me shërbim prove për 5 vjet. Në vendimin e gjykatës shpjegohej mënyra se si rekrutohes­hin vajzat që ofronin shërbime erotike, si dhe zbardheshi­n disa nga mesazhet që shkëmbente tutorja me klientët. Baza e prostituci­onit që u zbulua në shkurt të vitit të kaluar nga oficerët e Anti- trafikëve ishte një aktivitet tregtar si qendër estetike, në rrugën “Jusuf Vrioni”, pranë bllokut “Vasil Shanto”, në Tiranë. Sipas vendimit të gjykatës, klientët e kësaj qendre, kundrejt pagesave që varionin nga 3 mijë lekë të rinj deri në 50 euro, merrnin në këmbim masazhet erotike, por edhe kryenin marrëdhëni­e seksuale. Pronarja 38- vjeçare e qendrës, shtetasja Enkeleda I., u shpall fajtore për “shfrytëzim të prostituci­onit” dhe “mbajtjes së lokaleve për prostituci­on”, duke u dënuar përfundimi­sht me shërbim prove për një afat 5- vjeçar. Sipas ven- dimit të Gjykatës së Tiranës, pronarja e qendrës kishte punësuar 5 vajza si masazhator­e, disa prej të cilave ofronin shërbimet që janë konsiderua­r prostituci­on. Referuar dëshmive të tyre, në takimin e parë ajo i informonte se në qendër kishte masazhe relaksi, terapi dhe shërbime erotike. Gjatë hetimit të këtij aktiviteti prostituci­oni të goditur në shkurt të vitit 2017, janë administru­ar edhe tekstet e disa sms- ve të mbërritura në telefonin e Enkeleda I. nga klientë të ndryshëm. “Kemi sot që të vij?”, “Kemi ndonjë gocë të re sot shefe”, ishin dy prej tyre të zbardhur në dosje. Në të njëjtën çështje u shpallën fajtore për akuzën e “prostituci­onit” dhe u gjobitën me nga 100 mijë lekë një nga vajzat masazhator­e dhe një klient i kapur në flagrancë nga Policia në momentin e ndërhyrjes.

 ??  ?? Një nga qendrat e zbuluara
Një nga qendrat e zbuluara
 ??  ?? Një nga qendrat estetike ku ushtrohej prostituci­on, e bllokuar nga Policia
Një nga qendrat estetike ku ushtrohej prostituci­on, e bllokuar nga Policia
 ??  ?? Logo e një prej qendrave të masazheve
Logo e një prej qendrave të masazheve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania