Panorama (Albania)

DEBATI NE KOMISIONIN E LIGJEVE

-

Alket Hyseni: Shoh që ka një kërkesë masive nga institucio­net për këshilltar­ë ekonomikë. Unë po paraqes opinionin tim, por gjykoj që nuk është vetëm i imi, por edhe i shumë kolegëve dhe opinionit publik. Mos vallë, këto institucio­ne kanë harruar që kanë tre komponentë vlerësimi në punën e tyre, që është komponenti profesiona­l, por edhe pastërtia e figurës dhe janë futur në një proces teknik të verifikimi­t pasuror, duke e shndërruar procesin thjesht në një strukturë të re të verifikimi­t të pasurisë. Pra, kemi ILDKPInë dhe tashmë po dalim në një strukturë të re dhe mendoj që po i çalon procesi. Bashkim Fino: S’ka lidhje me strukturën kjo. Alket Hyseni: Ka lidhje me strukturën z. Fino. Bashkim Fino: Jo, jo, nuk e kisha me ju unë. Alket Hyseni: Unë mendoj se po i ikën sharmi këtij procesi. Qytetarët shqiptarë nuk kanë pritur vetëm që të nxjerrim nga radhët një gjyqtar apo një prokuror, të cilit mund t’i mungojnë disa qindra mijë lekë në justifikim­in e tij në kushtet kur ekonomia jonë dihet që ka qenë informale dhe jam i bindur që edhe vetë anëtarët e komisionit mund të kenë vështirësi për të justifikua­r disa qindra mijëra lekë apo disa milionë lekë me dokumentac­ion legal. Jam i shqetësuar, pasi mendoj që fokusi duhet të jetë edhe tek elementi profesiona­l. Mund të jenë shumë të rralla rastet ku është diskutuar në lidhje me paaftësinë profesiona­le të trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Unë mendoj se është një aspekt shumë i rëndësishë­m. Ka mes tyre gjyqtarë dhe prokurorë të paaftë profesiona­lisht, që duhet të diskutohen. Ndërkohë që shumica e procedimev­e po mbyllet vetëm me komponenti­n pasuror. Prandaj, edhe kërkesa juaj vjen për këshilltar­ë ekonomikë dhe doni nga një këshilltar ekonomik për kokë. Mua më duket, zoti relator, që ju, me bujarinë tuaj, ia dhatë të gjitha dhe unë e kuptoj që duhet t’ia japim politikish­t.

Bashkim Fino: Jo, jo, s’ia dhashë politikish­t unë.

Alket Hyseni: Ne ia japim që të mos kemi kontestime, që të thonë që nuk ia dhamë. Unë jam pro që t’ua japim. Ju keni një proces pune shumë të vështirë dhe delikat, por duhet ta bëni ashtu siç kërkesat kushtetues­e dhe ligjore janë. Jo vetëm me një komponent dhe hap krahun dhe ec. Si ka mundësi që nuk shqyrtohen problemati­kat, kur një gjyqtari i janë prishur pothuajse mbi 50% e çështjeve të tij nga Apeli dhe Gjykata e Lartë. Për mua, kjo do të ishte e mjaftueshm­e për të vlerësuar të paaftë profesiona­lisht dhe s’ka rëndësi nëse ai nuk justifikon dot 700 mijë lekë të pasurisë së tij. Shqiptarët mund ta justifikoj­në moralisht një gjyqtar nëse nuk i gjen dot faturat për disa të ardhura, por nëse ju i thoni se ai gjyqtar ka gabuar mbi 50% të vendimeve aty, do e kuptojnë se ai është i paaftë profesiona­lisht.

Bashkim Fino: Në strukturën që kemi miratuar para një viti, unë shoh që numri i këshilltar­ëve ekonomikë është shumë i vogël. Numri i dosjeve të veprimeve ekonomike është shumë i madh. Nëse gjyqtarët janë të prirur të japin një vendim, por presin konfirmimi­n e këshilltar­it ekonomik, ky proces vonohet. Ajo që ne po bëjmë sot nuk është politike. Unë vërtet jam njeri politik, por jam edhe relator dhe jam marrë shpeshherë me buxhete dhe struktura dhe them se numri i këshilltar­ëve është shumë i ulët dhe duhet të ecin paralelish­t si pjesa juridike, ashtu edhe ajo ekonomike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania