Panorama (Albania)

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Fatmir Hoxha

Pjesë e debatit për pasurinë edhe 275 mijë lekët e dasmës

- ERALD DELIU

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi ditën e djeshme që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it për shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetues­e, Fatmir Hoxha.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Luan Dacin, Natasha Mulajn dhe Rezarta Schetz. Në këtë mënyrë, shkarkimi i Fatmir Hoxhës merr vendim të formës së prerë, çka do të thotë se ai nuk është më pjesë e sistemit të drejtësisë. Hoxha, sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, ngeli në testin e pasurisë.

Sipas hetimit administra­tiv të KPK- së, gjyqtari Hoxha nuk justifikon 1.7 milionë lekë në blerjen e një apartament­i. Po kështu, KPK rendit edhe një shumë prej 275 mijë lekësh si e pajustifik­uar nga gjyqtari për vitin 2003, të cilat janë cilësuar nga mbrojtja si para të dhuruara me rastin e dasmës. Sipas hetimit të KPK- së, gjyqtari Hoxha, deri në vitin 2011, kishte një pasuri prej 5 milionë lekësh dhe një apartament në Shkodër rreth 65 metra katrorë, ku ishte edhe gjyqtar. Atë vit ai është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetues­e, duke u zhvendosur në Tiranë. Hoxha më pas ka shitur asetet në Shkodër dhe ka lidhur kontratë në shkurt të vitit 2011 me një firmë ndërtimi për blerjen e një apartament­i 112,36 metrash katrorë, me një vlerë 140,450 euro. Sipas avokatit, kostoja e lartë e apartament­it në Tiranë e ka detyruar gjyqtarin që të marrë kredi dhe hua nga persona të afërm. Hoxha ka paguar fillimisht 51 mijë euro kapar te firma për apartament­in dhe ka marrë kredi si i pastrehë në shumën 5 milionë lekësh. Ai ka deklaruar se ka marrë hua 28,500 euro te kunati A. G. dhe kredi tjetër prej 250 mijë lekësh në një bankë të nivelit të dytë. Hoxha ka shitur apartament­in në Shkodër për 3.4 milionë lekë dhe automjetin e tij në vlerën 1800 euro. Por, sipas KPK- së, Hoxha ka 1.7 milionë lekë pasuri me burime të pajustifik­uara. Fatmir Hoxha është gjyqtari i katërt i Gjykatës Kushtetues­e, që u shkarkua me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, pasi nuk inë. edhe Përveç justifikon­te Altina tij Xhoxhaj, janë dot shkarkuar pasur- Fatos Lulo sa është dhe Gani dorëhequr Dizdari, Besnik ndërImeraj, duke e lënë Gjykatën Kushtetues­e me vetëm dy anëtarë. Të vetmit që e kanë kaluar testin janë kryesuesi Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha. Megjithatë, Komisioner­i Publik e ka apeluar vendimin për Dedjen, pas rekomandim­eve të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t. Tashmë pritet edhe verdikti i KPA- së për rastin e Dedjes.

 ??  ?? Fatmir Hoxha
Fatmir Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania