Panorama (Albania)

Bllokimi i Gjykatës Kushtetues­e, cilët janë kandidatët e rinj

-

Ndërkohë që lista e parë e përparësis­ë për procesin e rivlerësim­it është në përfundim, duke nisur nga shtatori, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it do të nisë rivlerësim­in për listën e dytë. Në këtë të fundit, ndodhen edhe shtatë kandidatë për Gjykatën Kushtetues­e, e cila ka mbetur me vetëm dy anëtarë momentalis­ht. Kështu, "Panorama" mëson se kandidatë për Gjykatën Kushtetues­e, të cilët do të kalojnë në filtrat e vetingut përpara se të marrin dritën jeshile nga KED janë: Ilir Mustafaj, Luan Dervishi, Rexhep Bekteshi, Ragleta Panajoti, Valbona Bala, Arta Vorpsi dhe Elsa Toska. Nga ana tjetër, pas marrjes së vendimit të formës së prerë të shkarkimit të Fatos Lulos nga Gjykata Kushtetues­e, është shpallur edhe vakanca për zëvendësim­in e tij. Momentalis­ht, sistemi i drejtësisë në vend është në kolaps. Gjykata e Lartë, e cila duhet të kishte të paktën pesë anëtarë për të funksionua­r ka mbetur me katër anëtarë, ndërsa Gjykata Kushtetues­e ka mbetur me vetëm dy anëtarë. Deri më tani, Gjykata Kushtetues­e është jofunksion­ale dhe madje rrezikon që të mbetet me një anëtar të vetëm, në rast se KPA- ja vendos që të shkarkojë nga detyra kryetarin e kësaj gjykate, Bashkim Dedjen, rikonfirmi­mi në detyrë i të cilit është ankimuar nga Komisioner­i Publik me rekomandim të ONM- së. Komisioner­i Publik ndalet në potenciali­n financiar të kreut të Kushtetues­es në blerjen e një apartament­i në Tiranë. Dedja ka deklaruar se për apartament­in 146 metra katrorë ka marrë kredi 120 mijë euro me afat 20 vjet. Si burime për blerjen e apartament­it, ai ka deklaruar 35 mijë euro kursime dhe dy hua pa interes në vlerën totale prej 25 mijë eurosh të marra nga vëllai dhe kunati i tij. Mirëpo, Komisioner­i Publik del në përfundimi­n se Dedja nuk ka patur burime financiare të ligjshme për të paguar këstin e parë të apartament­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania