Panorama (Albania)

PS: Kunati i Bashës, me 6 kompani konsulence

Salianji: Burri i deputetes 10- fishoi xhirot e kompanisë në 4 vite

-

Partia Socialiste ka sulmuar dje kreun e opozitës, Lulzim Basha, se gënjeu publikisht kur mohoi se bashkëshor­tja e tij dhe kunati nuk kanë kompani konsulence. Për deputeten e PS- së, Klotilda Bushka, kunati i Lulzim Bashës ka 6 kompani konsulence, me të cilat ka gjeneruar 11 miliardë lekë fitime dhe ka deklaruar si fitim vetëm 40 milionë lekë të vjetra. "I pyetur dje në një emision televiziv, Lulzim Basha deklaroi se asnjë familjar i tij nuk zotëron ndonjë firmë konsulence, aq më pak të lidhura këto me shtetin apo me ata që ai i konsideron si oligarkë. Edhe një herë më shumë, lideri i opozitës doli në televizor për të mashtruar opinionin publik. Kunati i tij, Erion Isufi, zotëron jo një, por plot gjashtë kompani reklame dhe konsulence: "Landmark Communicat­ins", "Landmark Technologi­es", "Landmark Premium Print", "HR Solutions", "Albania Internet" dhe "Blacksheep". A e dini se vetëm "Landmark Communicat­ions" dhe "Premium Print", që prej themelimit kanë gjeneruar mbi 11 miliardë lekë? Vetëm vitin e kaluar, xhiroja e deklaruar e këtyre kompanive arriti në 2,2 miliardë lekë, nga të cilat fitimi i deklaruar vetëm 40 milionë lekë të vjetra", tha dje deputetja e PS- së. Sipas socialistë­ve, Basha me anë të kompanisë së kunatit vendos gjoba ndaj oligarkëve dhe me propozimin e PD- së kërkon t'i trajtojë ata si kulakët në komunizëm. "A mos vallë Lulzim Basha po bën pikërisht atë për të cilën akuzohet brenda PD- së: Sulme nominale mbi biznesin për të vjelur taksën e heshtjes së tyre! A mos vallë ky persekutim, stil sipas vitit ' 46, kundër kulakëve të anatemuar sot si oligarkë, është një sulm me maska politike i opozitës së bashkuar për të detyruar bizneset të paguajnë? Apo mos vallë kunati i Lulzim Bashes kërkon më shumë prej tyre nga sa merr rregullish­t dhe për këtë përdor altoparlan­tin e Partisë Demokratik­e?!", tha dje Bushka. Por këtyre akuzave i ësh- të përgjigjur dje deputeti i PD- së, Ervin Salianji. Nga selia blu, demokrati ka publikuar një grafik me fitimet e kompanisë së bashkëshor­tit të Klotilda Bushkës, e cila ka 10fishuar xhiron 4 vitet e qeverisjes së PS- së. "E vërteta është se Altin Bushka, bashkëshor­ti i Klotildës, ka 10- fishuar të ardhurat e kompanisë me marrjen e pushtetit nga Edi Rama. Grafiku tregon qartë se kompania ' Selcom', në pronësi të Altin Bushkës dhe Gentian Sulës, një tjetër klient i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, deri në vitin 2012 ka qenë pothuajse inekzisten­te. Por në 4 vitet e fundit kompania ka rritur me 10 herë pasurinë e saj. Dhe kjo është vetëm pasuria e dukshme e Klotilda Ferhatit. Vetëm me tendera publikë, kompania e Klotilda Bushkës ka marrë 3 miliardë e 500 milionë lekë nga paratë e shqiptarëv­e. Me vetingun që propozon Partia Demokratik­e, Klotilda Bushka largohet nga politika", ka thënë dje Salianji.

 ??  ?? Ervin Salianji
Ervin Salianji
 ??  ?? Klotilda Bushka
Klotilda Bushka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania