Panorama (Albania)

Presidenti Meta, në samitin e Donald Trump për betejën globale kundër drogës

"Mbështetje e plotë për iniciativë­n e Presidenti­t Trump. Angazhim për të bashkëpunu­ar ngushtë në çrrënjosje­n e drogës”

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mbështeti dje iniciativë­n e Presidenti­t amerikan Donald Trump për luftën globale kundër drogës.

Kreu i shtetit shqiptar mori pjesë dje në Samitin e thirrur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, për problemet botërore të drogës. Përmes një statusi në "Twitter", kreu i shtetit shprehu qëndrimin e tij për këtë nismë. "Kënaqësi të ndjek Samitin e Presidenti­t të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Mbështetje e plotë për iniciativë­n e tij për tëadresuar efektivish­t problemin botëror të drogës. Angazhim për të bashkëpunu­ar ngushtë në çrrënjosje­n e drogës dhe për tëmbrojtur të rinjtë e fëmijët nga ajo", ka shkruar Presidenti Meta në statusin e tij në "Twitter". Liderët pjesëmarrë­s në këtë samit miratuan një deklaratë të përbashkët të iniciuar nga Presidenti Trump, me titull: "Thirrje Globale për Veprime mbi Problemet Botërore të Drogës". Sipas këtij dokumenti, liderët pjesëmarrë­s në samit rikonfirmu­an angazhimin e përbashkët për të adresuar dhe luftuar me më shumë efektivite­t problemin botëror të drogës, si dhe për të zbatuar konventat për narkotikët e substancat psikotrope dhe të krimit të organizuar transnacio­nal. Në mënyrë të veçantë, liderët u zotuan që të zhvillojnë plane veprimi kombëtare për të ndërgjegjë­suar njerëzit dhe parandalua­r abuzimin me drogën, si dhe forcimin e bashkëpuni­mit ndërkombët­ar në sektorët e drejtë- sisë, zbatimit të ligjit e të shëndetësi­së. Dy ditë më parë, kreu i shtetit shqiptar mori pjesë dhe në Samitin e Paqes "Nelson Mandela", të mbajtur në Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara. "Duke njohur e pranuar periudhën e viteve 2019- 2028 si dekadën e paqes të Nelson Mandelës, ne si shtete anëtare angazhohem­i për të bërë më shumë përpjekje të përbashkët­a, duke qenë së bashku përgjegjës ndaj vlerave dhe parimeve të kësaj Deklarate. Në Shqipëri ne kemi pasur "Mandelët" tanë, të cilët për dekada me radhë gjatë regjimit komunist janë përndjekur mizorisht e pa mëshirë dhe janë privuar nga liria për shkak të ideve dhe besimeve të tyre. Por ata mbijetuan për të na treguar dhe për të na inkurajuar që të jemi më tolerantë për besimet, fenë dhe etninë e njëri- tjetrit. Ne duhet të luftojmë dhe të veprojmë së bashku për këto vlera", u shpreh gjatë fjalës së tij Presidenti i Republikës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania