Panorama (Albania)

TAKIMI ME SHQIPTARËT NË NJU JORK

-

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, do të kërkojë në takimet dypalëshe që do të zhvillojë gjatë punimeve të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, mbështetje­n e këtyre vendeve për kandidatur­ën e vendit tonë për vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. "Shqipëria vjen me ambicien e saj në këto punime, pasi po kërkon një vend jopermanen­t për në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2022- 2023 dhe fushata jonë e komunikimi­t me partnerë e vende, të cilat e njohin Shqipërinë apo që dinë pak rreth Shqipërisë, sapo ka filluar me qëllim që të përmbushim këtë objektiv të politikës tonë të jashtme", tha Bushati. Sipas ministrit të Jashtëm, Shqipëria mbështet reformën e OKB- së të prezantuar nga Antonio Guterres. "Shqipëria mbështet gjithashtu reformën e OKB- së, e cila synon dhe pritet që ta fokusojë organizatë­n drejt nevojave që kanë vende të caktuara, duke e bërë më pak burokratik­e dhe duke iu përgjigjur sfidave të një bote, e cila duket se e ka të vështirë për të gjetur ekuilibrin e saj", tha ministri i Jashtëm. Gjatë ditës së parë të qëndrimit në Nju Jork, Ministri Bushati zhvilloi disa takime bilaterale. Kështu, ai u takua me homologun e tij turk, Mevlüt Çavu? o? lu, me të cilin u diskutua mbi marrëdhëni­et dypalëshe politike, ekonomike dhe tregtare, mundësitë e mëtejshme të bashkëpuni­mit midis Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe Gjatë qëndrimit në Nju Jork në vigjilje të nisjes së punimeve të Asamblesë së Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara, ministri i Jashtëm pati një takim edhe me fëmijë të familjeve shqiptare në Nju Jork, tëcilët ndjekin kurse të gjuhës shqipe. "Kënaqësi ta nisja vizitën në SHBA me fëmijët, prindërit dhe mësuesit e diasporës shqiptare në Nju Jork. Krenar për përpjekjet e tyre për të ruajtur dhe trashëguar gjuhën dhe identiteti­n shqiptar!", shkruan ministri Bushati në" Twitter". për çështjet rajonale dhe ndërkombët­are. Bushati u takua gjithashtu dhe me homologen nga Ruanda, Luise Mushikiwab­o, ministrin e Jashtëm të shtetit të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahma­n bin Jassim AlThani, ministrin e Jashtëm të Gambias, Mamadou Tangara, si dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Moldavisë, Tudor Ulianovsch­i. Në këto takime u diskutua mbi bashkëpuni­min në organizata­t ndërkombët­are dhe mbështetja e ndërsjellë, duke nënvizuar vullnetin dhe interesin për vazhdimin e këtij bashkëpuni­mi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania