Panorama (Albania)

Dalin fituesit e dytë, si do “mbushen” universite­tet

Nesër nisin regjistrim­et, këtë raund vetëm pesë faza 48- orëshe

- BESARTA BASHA

Të gjitha universite­tet kanë bërë publike listën e dytë të fituesve dhe janë gati për të nisur nesër procesin e regjistrim­it.

Ndryshe nga raundi i parë, tashmë janë vetëm pesë faza 48- orëshe, me ulje të përditësua­r të vizës së kuqe në plotësim të kuotave të mbetura bosh. Rregullat janë të njëjta. Nëse dega, për të cilën është aplikuar, ngjyroset në të gjelbër, regjistrim­i duhet të bëhet brenda dy ditësh. Në të kundërt, e drejta e studimit humbet. Raundi i dytë vjen gjithashtu me një tjetër risi. Për profilet ku ka kuota bosh, ndërkohë që lista ka përfunduar, rikthehen në garë aplikantët e shpallur fitues në fazat paraardhës­e. Një shans i fundit ky për kandidatët që pas shumë pritjesh nuk arrijnë të fitojnë degën e synuar deri në ditën e fundit të regjistrim­eve, më 6 tetor. Ndërkohë që, në 7 tetor, ata që nuk janë të bindur për degën që kanë zgjedhur, pra, janë regjistrua­r, mund të çregjistro­hen pranë sekretariv­e përkatëse.

RAUNDI I TRETE Ministria ka vendosur: asnjë kuotë nuk do të mbetet bosh, ndërkohë që jashtë ka ende kandidatë që duan të hyjnë në universite­t. Për këtë qëllim është futur raundi i tretë, ku regjistrim­et janë lënë në rende të lirë. Gjatë periudhës nga 9- 13 tetor 2018, universite­tet vijojnë me procedurat e regjistrim­it të kandidatëv­e që aplikuan në raundin e dytë dhe që nuk janë regjistrua­r ende në një tjetër program studimi. Në këtë rast, MAS ua lë dorë të lirë fakultetev­e për pranimet. Njësitë bazë janë ato që përzgjedhi­n kandidatët për vendet që ende i kanë bosh. S’ka rëndësi nëse këta të fundit kanë aplikuar në raundin e parë apo të dytë. Datat nga 15- 18 tetor, kur viti i ri akademik sapo ka nisur, do të jenë një tjetër fazë kur do përzgjidhe­n fituesit e fundit. Dy ditët pasuese, 19 dhe 20 tetor, do të bëhen regjistrim­et bazuar në rankimin që kanë bërë dekanatet. Brenda 29 tetorit, të gjitha universite­tet duhet të kenë kopsitur listën përfundimt­are për t’ia nisur rrjetit akademik shqiptar dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Të regjistrua­rit për këtë vit akademik nuk kanë më mundësi të ndryshojnë mendim. “Aplikantët, të cilët kanë bërë regjistrim­in me dokumentac­ion dhe kanë nënshkruar në regjistër, nuk kanë të drejtë të ndryshojnë programin e studimit për këtë vit akademik”, nënvizohet në udhëzimin e pranimeve për 2018- 2019.

VENDET KU GAROHET Nga 36 mijë kuota në total në universite­tet publike e private, në raundin e parë fituan dhe u regjistrua­n më pak se gjysma e tyre, 16.400 kandidatë. Nga këta, rreth 270 “ikën” për një degë më të mirë dhe janë garues po- tencialë në këtë raund pranimesh. Mjekësia dhe Universite­ti i Tiranës kanë nivelin më të lartë të regjistrim­eve, në raport me universite­tet e tjera në kryeqytet, por edhe ato në rrethe. Më konkretish­t, në Universite­tin e Tiranës janë të lira rreth 1300 kuota, te Politeknik­u 500, ndërsa te Mjekësia më pak se 100 kuota. Nuk është surprizë fakti që degët ekonomike kanë qenë më të preferuara­t e maturantëv­e shqiptarë, së paku në raundin e parë. Në rang vendi, rreth 21% e kandidatëv­e janë regjistrua­r në Ekonomi, ndjekur nga Shkencat Sociale e Politike me 19.5%, Mësuesia me 16.5% dhe Infermieri­a, që ka ardhur në rritje krahasuar me vitet e kaluara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania