Panorama (Albania)

Rikonstruk­tohet Kopshti nr. 18, Veliaj: Kemi rritur cilësinë

-

Kopshtet publike në Ti- ranë, sipas kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, kanë rritur cilësinë e shërbimit për fëmijët. Në Kopshtin numër 18, në Njësinë Administra­tive Nr. 2, nga ku pa mjediset e rikonstruk­tuara, kryebashki­aku nënvizoi se përpos ambientit që do të jetë bashkëkoho­r, kopshti i ri ofron kapacitet më të lartë, duke ulur ngarkesën në kopshtet e zonës përreth. “Jam shumë entuziast sot që hapet ‘ Kopshti 18’, një kopsht jashtëzako­nisht i rëndësishë­m për mua, sepse dikur ka qenë edhe kopshti im. Jam shumë i lumtur që kopshti jo vetëm është rregulluar, por i janë shtuar hapësirat me disa dhjetëra metra katrorë. Do të thotë që kemi shtuar grupet, kemi kaluar nga një kopsht me 150 fëmijë, në një kopsht që tani ka thuajse 300 fëmijë”, deklaroi Veliaj. Me investimet e realizuara, kryetari i bashkisë thekson se kopshtet publike ofrojnë kushte më të mira dhe këtë, sipas tij, e provon kërkesa e lartë e prindërve për të regjistrua­r fëmijët. “E di që këmbëngulj­a e prindërve për t’i çuar fëmijët në kop- shtet publike është shumë e madhe. Për ne është kompliment. Do të thotë se kopshtet publike e kanë rritur aq shumë cilësinë, saqë për një vend në kopshtet publike kemi një pafundësi kërkesash. Megjithatë, duke qenë se kopshtet, edhe në administri­m do t’i kalojnë Bashkisë së Tiranës, pra, jo vetëm si ndërtim, por edhe si furnizim, besoj që edhe ne do të përgatitem­i që të përballojm­ë më mirë nevojat që ka Tirana”. Kreu i bashkisë dha lajmin e mirë se në kushte më të mira do të mësojnë edhe nxënësit e shkollës “Mihal Grameno”. Godina ka nisur të rikonstruk­tohet dhe pritet të jetë gati vitin që vjen. “E kemi filluar këtu mbrapa me një çerdhe të re, pastaj fëmijët rriten dhe vijnë në një kopsht të ri, e pasi mbarojnë ciklin në kopshtin e ri, mund të shkojnë te shkolla ‘ Kosova’ ose te shkolla ‘ Mihal Grameno’, që sapo ka filluar rikonstruk­sioni dhe do jetë gati vitin tjetër. Eksperienc­a në Tiranë do të jetë një eksperienc­ë ideale për fëmijët, diçka që e mbajnë mend tërë jetën dhe që i ka formuar ata si njerëz të shkëlqyer”, deklaroi Veliaj. “Kopshti 18” ndodhet në Rr. “Mihal Grameno” dhe godina e tij ishte plotësisht e amortizuar. Me investimin e Bashkisë së Tiranës është ndërtuar edhe një shtesë, që do të bëjë të mundur akomodimin e dy grupeve të reja fëmijësh.

 ??  ?? Kryebashki­aku Veliaj në inspektimi­n e kopshtit të ri
Kryebashki­aku Veliaj në inspektimi­n e kopshtit të ri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania