Panorama (Albania)

Rezoluta, Këshilli i Ministrave i jep "Ok" ligjit të ri

-

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës ka aprovuar skemën e re që ka nisur të aplikohet për pronarët. Përmes një rezolute që mban datën 19 shtator, KiE e ka cilësuar bazën e re ligjore funksional­e dhe efektive. Në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Europës vihet në dukje edhe fondi financiar që Qeveria do të përdorë për kompensimi­n e pronarëve. Përveç 50 miliardë lekëve që do të disbursohe­n nga buxheti i shtetit brenda 10 viteve, do të jenë edhe 99 miliardë të tjera që vijnë nga vlerësimi financiar që i është bërë fondit fizik që Agjencia e Trajtimit të Pronave disponon. Pra, gjithsej sipas rezolutës janë 1.2 miliardë euro që do të përdoren për t'i shkuar deri në fund këtij procesi. Për KiE me rëndësi është edhe qëndrimi që ka mbajtur Gjykata Kushtetues­e dhe Komisioni i Venecias mbi këtë çështje. "Mekanizmi i ri i kompensimi­t është vlerësuar gjithashtu pozitivish­t nga Komisioni i Venecias dhe i pranuar nga Gjykata Kushtetues­e e Shqipërisë", thuhet në rezolutë. Por ky qëndrim pozitiv ndaj ligjit të ri të pronave nuk është aspak surprizë për Qeverinë. Edhe me herët, zyrtarë të lartë të kësaj qeverie kishin konfirmuar mbështetje­n e KiE për ligjin e ri të pronave. Çfarë mbetet me rëndësi është nëse edhe Gjykata e Strasburgu­t do të ndajë të njëjtin qëndrim apo jo. Për këtë do të duhet të presim edhe disa muaj. Nga shoqatat e pronarëve është bërë me dije se vendimi për 89 çështjet që janë në gjykim, me shumë gjasë do të jepet brenda këtij viti.

 ??  ?? Gjykata e Strasburgu­t
Gjykata e Strasburgu­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania