Panorama (Albania)

Arrestimi i juristit, 1 mijë euro për certifikat­ën e pronësisë

-

SHKODER - Të premten e kaluar, më 21 shtator, në prangat e Policisë përfunduan dy zyrtarë të Hipotekës në Shkodër bashkë me dy persona të tjerë, sekseri dhe pronari i një ndërtese. Në hetim janë juristi pranë Hipotekës dhe anëtari i Këshillit të Bashkisë Shkodër, Mirjan Bletaj, dhe specialist­i pranë Hipotekës, Johan Zefi, të akuzuar për veprën penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike". Gjithashtu u arrestua edhe Sokol Tirana ( mik i juristit), i dyshuar për "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe Ndoc Taraj, që në këmbim të shumës 1 mijë euro do të merrte certifikat­ë pronësie për një ndërtesë në pronësi të tij. Duke përfituar këtë shumë, Mirjan Bletaj do të krijonte lehtësira për të përshpejtu­ar procedurat për dosjen e pronësisë të depozituar në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive. Pagesa prej 1 mijë eurosh ishte lënë që të bëhej në një lokal në afërsi të Hipotekës së Shkodrës dhe në ato momente Policia ka ndërhyrë, duke arrestuar dy shtetasit, Ndoc Taraj dhe Johan Zefi. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, prej disa muajsh Prokuroria e Shkodrës dhe Policia kishte nisur disa hetime për Hipotekën e këtij qyteti, duke arritur në zbardhjen e këtij rasti që organi i akuzës dyshon se ësh- të korruptiv. Burimet bëjnë me dije se Ndoc Taraj, 70 vjeç, banues në fshatin Mushan në Njësinë Dajç, kishte për të marrë certifikat­ën e pronësisë së një objekti. Për të përshpejtu­ar këtë procedurë, ka kontaktuar me shtetasin Johan Zefi, 39 vjeç, banues në lagjen "Tom Kola" në Shkodër. Ky i fundit i kishte kërkuar një mijë euro kundrejt marrjes së përshpejtu­ar të certifikat­ës së pronësisë dhe ato para do t'ia jepte Sokol Tiranës, 49 vjeç, banues në lagjen "Tom Kola" në Shkodër. Këto para, Tirana në rolin e sekserit do t'ia dërgonte juristit të Hipotekës së Shkodrës, Mirjan Bletaj. Ky i fundit mban dhe postin e anëtarit të Këshillit Bashkiak, pjesë e grupit të PS- së, pasi në marsin e vitit të kaluar u largua nga LSI- ja. Të dielën e kaluar, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër vendosi "arrest me burg" për Mirjan Bletaj, Sokol Tirana dhe Johan Zefi. Ndërsa Ndoc Taraj, personi i cili do përfitonte certifikat­ën e pronësisë përmes pagesës prej 1 mijë eurosh, iu dha masa e sigurisë "arrest shtëpie", e kërkuar nga vetë Prokuroria. Të arrestuari­t mohuan akuzat, duke thënë se nuk kanë lidhje me korrupsion­in. Por, pavarësish­t kësaj, Gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tyre.

 ??  ?? Juristi i arrestuar, Mirjan Bletaj
Juristi i arrestuar, Mirjan Bletaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania