Panorama (Albania)

Korrupsion­i, arrestohet në zyrë kreu i Hipotekës së Shkodrës dhe një juriste

"Porosi e shefit". Drejtori mbante praktika të caktuara, për të cilat më parë ishte marrë vesh për pagimin e 5000 eurove

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Sipas burimeve nga organi i akuzës, kryeregjis­truesi Leka është arrestuar në zyrat e Hipotekës së Shkodrës. Policia ka shkuar aty duke e prangosur në zyrën e tij, teksa i është komunikuar edhe akuza. Sipas burimeve, drejtori Leka ka akuzë për çështje korruptive gjatë kohës që drejton Hipotekën e Shkodrës

Pranonin përfitime në këmbim të kryerjes së regjistrim­it të pasurive, në pranga kreu i Hipotekës së Shkodrës dhe një juriste.

Policia e Shkodrës, pas një urdhri të Prokuroris­ë së këtij rrethi, ka arrestuar shtetasin Zamir Leka, drejtor i Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive në Shkodër dhe vartësen e tij, Frida Mirashi, e cila është lënë në "arrest shtëpie". Sipas burimeve nga organi i akuzës, kryeregjis­truesi Leka është arrestuar në zyrat e Hipotekës së Shkodrës. Policia ka shkuar aty duke e prangosur në zyrën e tij, teksa i është komunikuar edhe akuza. Sipas burimeve, drejtori Leka ka akuzë për çështje korruptive gjatë kohës që drejton Hipotekën e Shkodrës. Zamir Leka u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i Hipotekës dhe pas 8 muajsh në atë pozicion, Policia dhe Prokuroria e arrestojnë. Ai erdhi si kryeregjis­trues në Shkodër pas ndryshimev­e të bëra në rang kombëtar në drejtoritë vendore të hipotekave në gjithë Shqipërinë. Ndërkaq, Frida Mirashi, punonjëse e Hipotekës, dyshohet për të njëjtin rast korruptiv. VENDIMI I GJYKATES Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e Prokuroris­ë së Rrethit për të vendosur masat "arrest me burg" dhe "arrest në shtëpi" ndaj kreut të Hipotekës së Shkodrës dhe juristes së këtij institucio­ni. Më konkretish­t, Gjykata pranoi kërkesën e Prokuroris­ë Shkodër për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "Arrest në burg", e parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" e parashikua­r nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale ndaj të dyshuarit Zamir Leka, me detyrë Regjistrue­s pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale "Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", parashikua­r nga neni 259 i K. Penal. Gjithashtu, Gjykata pranoi caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "Arrest në shtëpi", e parashikua­r nga neni 237 i K. Pr. Penale dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" e parashikua­r nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale ndaj të dyshuarës Frida Mirashi, me detyrë juriste pranë ZVRPP Shkodër, e dyshuar për veprën penale të parashikua­r nga neni 259 i K. Penal.

HETIMET Sipas të dhënave të Prokuroris­ë, të arrestuari­t dyshohen për korrupsion. Nga hetimi i kryer dyshohet se në abuzim me detyrën, ata kanë marrë shuma parash në këmbim të kryerjes së regjistrim­it të pasurive të ndryshme. "Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, me detyrë regjistrue­s pranë ZVRPP Shkodër, në mënyrë të parregullt pranon përfitime nga të tjerët, në këmbim të kryerjes së një veprimi, konkretish­t regjistrim­it të pasurive, lejeve të legalizimi­t etj., detyrë funksional­e kjo e tij. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistrua­r kryesisht procedimin penal lidhur me veprat penale të parashikua­ra nga nenet 245/ 1, paragrafi i dytë dhe 259 të K. Penal, në ngarkim të shtetasve Zamir Leka, A. H, J. Z, S. M, S. T. Në vijim të hetimeve, është regjistrua­r për llogari të këtij procedimi penal edhe emri i shtetasit M. B.", thuhet në vendimin e Gjykatës që ka pranuar kërkesën e Prokuroris­ë për masat e sigurisë. Ndërkaq, nuk sqarohet konkretish­t se për çfarë bëhet fjalë në lidhje me akuzën e ngritur ndaj drejtorit të arrestuar, referu- ar nenit 238, që është kanosja për shkak të detyrës. Bazuar në Kodin e Procedurës, referuar këtij neni, "Kanosja serioze për vrasje apo për plagosje të rëndë, që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik për shkak të veprimtari­së së tij shtetërore ose shërbimit", përbën kundërvajt­je penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet. Sipas burimeve, ka rezultuar e provuar që shtetasi Zamir Leka, në kundërshti­m me ligjin dhe në mospërmbus­hje të rregullt të detyrës së tij, mban prak- tika të caktuara, për të cilat më parë është marrë vesh për pagimin e shumave të kundërligj­shme, deri ne 5000 euro apo i mban në pritje të ofertave nga të interesuar­it, dhe në momentin që merr përfitimin e kërkuar, i kalon praktikat përkatëse tek juristët e zonave, në disa raste vetë dorazi, në disa raste të tjera nëpërmjet juristes Frida Mirashi. Kjo e fundit rezulton të ketë bashkëpuni­m të ngushtë me të, dhe për zonat që nuk mbulohen prej saj, dhe ua kalon specialist­ëve të tjerë me shënimin "Porosi e shefit", duke kërkuar përfundimi­n e praktikës menjëherë. "Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, ka regjistrua­r disa praktika tërësisht në kundërshti­m me ligjin, pa kryer verifikime­t përkatëse në DAMT dhe në Komisionin e Verifikimi­t të Titujve të Pronësisë. Lidhur me juristen Frida Mirashi, gjatë hetimeve rezultoi e provuar se kjo shtetase ka pasur bashkëpuni­m të ngushtë me shtetasin Zamir Leka", bënë të ditur burime nga Prokuroria.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania