Panorama (Albania)

Plani i masave të Policisë, 5 në pranga për krime të ndryshme

Gjenden ilaçe pa pullë, në kërkim pronari i një farmacie

-

TIRANE - Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit të ambienteve dhe banesave ku dyshohet për armë e lëndë narkotike, për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojn­ë me armë zjarri pa leje apo që tentojnë të shpërndajn­ë lëndë narkotike. Kontrollet janë kryer nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacione­ve Speciale dhe Kërkimit, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Patrullat e Përgjithsh­me të Komisariat­eve. Gjatë kontrollev­e të ushtruara është goditur një rast i kontraband­ës së medikament­eve mjekësore, dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike, një rast i prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak si dhe kapet një shtetas në kërkim. Policia tha se ka verifikuar dhe kontrollua­r 79 persona dhe 22 mjete. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit të ambienteve dhe banesave ku dyshohet për armë e lëndë narkotike, për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojn­ë me armë zjarri pa leje apo që tentojnë të shpërndajn­ë lëndë narkotike, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë ushtruar kontrolle me pika të lëvizshme, në të gjitha rrugët e Tiranës. Si rezultat i kontrollev­e të ushtruara në rrugën e “Barrikadav­e” nga specialist­ët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë për kontraband­ë medikament­esh mjekësore i shtetasit Arion Lleshi, 22 vjeç. Arrestimi i tij u krye, pasi gjatë kontrollit në ushtruar në automjetin e tij tip “Seat” iu gjetën 40 lloje të ndryshme medikament­esh mjekësore, të cilat ishin pa pullë të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunë­tori i tij, shtetasit L. Ll.. Në Babrru dhe në rrugën “Riza Cuka”, nga kontrollet e ushtruara nga specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike i dy shtetasve; Klajdi Pillati, 23 vjeç, pasi në Babrru iu gjet 8.8 gramë hashash; Igli Keçi, 19 vjeç, pasi në rrugën “Riza Cuka” iu gjet një gram hashash. Në Farkë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ahmet Mashollari, 50 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri, pushkë dhe një sasi fishekësh. Në rrugën “Mine Peza” u kap shtetasi i shpallur në kërkim për përndjekje, Mario Shalari, 25 vjeç, për të cilin Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

 ??  ?? Gjatë kontrollev­e të Policisë
Gjatë kontrollev­e të Policisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania