Panorama (Albania)

Xhafaj pret ambasadori­n e BE, asistencë për vetingun në Polici

Luigi Soreca vlerëson arrestimin e grupit "Bajri"

-

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti dje ambasadori­n e ri të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Që në nisje të takimit, të dyja palët vlerësuan bashkëpuni­min e deritanish­ëm me delegacion­in dhe ambasadorë­t e vendeve anëtare të BE- së dhe konfirmuan gatishmëri­në për ta konsolidua­r më tej këtë klimë pozitive bashkëpuni­mi. Ministri Xhafaj i dorëzoi ambasadori­t Dokumentin e Prioritete­ve dhe Planin e Veprimit, si dhe e informoi rreth rezultatev­e të deritanish­me të punës së Ministrisë së Brendshme. Ai e njohu Soreca- n në mënyrë të hollësishm­e me rezultatet e fundit të Policisë së Shtetit në kuadër të operacioni­t "Forca e Ligjit", procesin e vetingut në Polici, për të cilin kërkoi asistencë dhe ekspertizë për mbarëvajtj­en e tij. Gjithashtu, bashkëbise­duesit u ndalën në rëndësinë e projektit të Policimit në Ko- munitet, duke i dhënë rëndësinë e duhur procesit në nivel vendor. Ambasadori vlerësoi maksimalis­ht arritjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Ai u shpreh se mbetet i gatshëm të ofrojë edhe ekspertizë­n e tij në fush- ën e sigurisë. "Lufta kundër krimit të organizuar, çështjet e sigurisë dhe migracioni do të mbeten prioritete edhe në muajt në vijim", nënvizoi Soreca. Ministri konfirmoi se prioritete­t e Ministrisë së Brendshme përputhen me ato të BE- së. "Duam të konsolidoj­më dhe thellojmë marrëdhëni­et me delegacion­in, duke vendosur një komunikim intensiv", u shpreh Xhafaj. Ambasadori pati një vlerësim të veçantë për operacioni­n ndaj grupit kriminal "Bajri" në Shkodër, duke theksuar rëndësinë e njohjes së rezultatev­e pozitive. Xhafaj e falënderoi Soreca- n për inkurajimi­n dhe mbështetje­n që delegacion­i dhe ambasadori i ri i ka dhënë edhe personalis­ht punës dhe rezultatev­e të Policisë së Shtetit. Ambasadori i BE- së në Tiranë u angazhua për t'i dhënë shtysë procesit të hapjes së negociatav­e, duke punuar fort për të bindur edhe ato shtete skeptike mbi ecurinë dhe progresin e Shqipërisë në rrugën drejt BE- së.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri Xhafaj me ambasadori­n e BE, Luigi Soreca
Ministri Xhafaj me ambasadori­n e BE, Luigi Soreca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania