Panorama (Albania)

Dështon përballja e Prelës me Shullazin, shtyhet pretenca

Seanca nën masa të forta sigurie, u shty nga mungesa e avokatit

- ERALD DELIU

Ditën e djeshme ishte planifikua­r që të jepej pretenca në Gjykatën e Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por ashtu sikurse ka ndodhur edhe në pesë rastet e mëparshme, seanca u shty sërish, kësaj here për në datën 2 tetor.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit të Blerim Shullazit, i cili, për shkaqe familjare, nuk mundi dot të paraqitej në sallën e gjyqit. Vetë të pandehurit nuk ishin prezentë në sallë, por ndryshe nga herët e tjera, Prokuroria e Krimeve të Rënda u paraqit me katër prokurorë. Pas kaosit në organin e akuzës, që u shoqërua me 10 prokurorë nën hetim disiplinor, drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, e ka marrë vetë në dorë dosjen "Shullazi". Ajo u paraqit në seancën e zhvilluar me masa të rrepta sigurie, e shoqëruar me tre prokurorë të tjerë. Veç saj, prokuror ishin edhe Gentjan Osmani, zv/ drejtues i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Anton Martini dhe prokurori tjetër, Besnik Muçi. Në këtë mënyrë u zbulua edhe katërshja që do të japë pretencën. Që në nisje të seancës, drejtuesja e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda tha se organi i akuzës i kishte përpiluar konkluzion­et përfundimt­are. Më pas, fjalën e mori prokurori Anton Martini, i cili replikoi me mbrojtësit e Shullazit në lidhje me mungesën e avokatit Aldo Tabaku dhe shkaqet e pamundësis­ë së paraqitjes së tij në sallën e gjyqit. Martini hodhi dyshime për një shtyrje të qëllimshme të seancës gjyqësore, gjë që u kundërshtu­a nga avokatët mbrojtës. I pari ishte Vladimir Meçe, i cili shpjegoi se Tabaku nuk mund të paraqitej dot për shkak të një arsyeje familjare sensitive. Ai kërkoi mirëkuptim nga palët për këtë mungesë. Megjithatë, Martini tha se ishte informuar se avokati Tabaku ndodhej në oborrin e Gjykatës së Krimeve të Rënda deri pesë minuta përpara nisjes së seancës. Aty palët replikuan me tone të ashpra, derisa u ndërprenë nga kryesuesi i trupës gjykuese, gjyq- tari Fran Prendi. Në të njëjtën seancë, njëri prej të akuzuarve, Endrit Qyqja, përcolli përmes një letre kërkesën për t'u mos u mbrojtur nga avokati Vladimir Meçe. Trupa gjykuese caktoi avokatë kryesisht për Qyqjen dhe për Blerim Shullazin, duke qenë se Tabaku nuk mundi dot që të vinte në seancë. Seanca tjetër u shty për me datë 2 tetor, që t'u jepet kohë avokatëve të caktuar kryesisht për t'u njohur me aktet e dosjes. Ajo që ra në sy në këtë seancë ishin masat e forta të sigurisë. Policia kishte angazhuar mbi 100 forca policie për ruajtjen e sigurisë, ndërkohë që në godinën e Krimeve të Rënda ishin pozicionua­r edhe qitës të RENEA- s. Të gjitha këto janë marrë për mbarëvajtj­en e procesit, në një kohë kur dy prokurorët e parë të çështjes dështuan që të japin pretencën për Shullazin dhe grupin. Që nga qershori, procesi ka mbetur në vendnumëro, ndërkohë që po të kishte vazhduar normalisht, do të ishin dhënë edhe vendimet e Gjykatës. Kujtojmë se zëvendësim­i i prokurorëv­e në çështjen "Shullazi" me short ngjalli pakënaqësi dhe përplasje mes Donika Prelës dhe 10 prokurorëv­e të tjerë që refuzuan të ishin pjesëmarrë­s. Pas dy ditësh tensione, Prela mori situatën në dorë vetë, duke u paraqitur për të dhënë pretencën për grupin "Shullazi".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania